osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Putini e di se kemi një idiot për president”, dueli në Georgia: Trump thith diktatorë, ka miq Orban, Putin dhe Kim Jong Un

“Putini e di se kemi një idiot për president”, dueli në Georgia: Trump thith diktatorë, ka miq Orban, Putin dhe Kim Jong Un

Presidenti amerikan Joe Biden dhe rivali i tij republikan Donald Trump paralajmëruan për pasoja të rënda për vendin, nëse tjetri do të fitonte një mandat të ri në Shtëpinë e Bardhë.

Ata zhvilluan duele rivale në shtetin e Georgias, pas fitoreve të super të martës, që vulosën ripërballjen mes të dyve në presidencialet e nëntorit.

Georgia ishte një fushëbetejë kyçe në zgjedhjet e vitit 2020, ku rezultati i ngushtë shtyu Trumpin të kërkonte përmbysje të rezultatit zgjedhor. Dhe tani, palët nisin fushatën atje, në prag të asaj që premton të jetë një tjetër garë e ngushtë.

Në fjalimin e tij Trump e cilësoi Biden një kërcënim për demokracinë, dhe e quajti si të errët dhe plot urrejtje fjalimin e tij për gjendjen e kombit.

“Ai është një kërcënim për demokracinë, është totalisht i paaftë. Mbajti fjalimin më përçarës, radikal dhe ekstrem dy ditë më parë. Putin flet për armët bërthamore gjatë gjithë kohës, dhe e dini pse”? Sepse e di se ne kemi një idiot për president…”, tha Trump.

Sakaq, Biden, e sulmoi republikanin se kishte argëtuar kryeministrin hungarez, dhe nacionalistin e së djathtës ekstreme Viktor Orban në kulmin e tij të Floridas gjatë ditëve të fundit, duke e akuzuar për lidhje me të gjithë diktatorët dhe banditët autoritarë nëpër botë.

“Mund të kuptoni më shumë për një person, nga shoqëria me të cilën rri. Dhe dje Trump priste në klubin e tij, Viktor Orban të cilin e quajti udhëheqës fantastik. Seriozisht. Ai tha se diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un i shkroi një letër, një letër të bukur. Ai u mburr duke e quajtur Shi Xhinpinin mbret. E thirri Putinin dhe i tha: “Bëni çfarë të doni me aleatët tanë”.

Trump pritet të sigurojë emërimin si kandidat zyrtar i partisë së tij të martën, kur Xhorxhia, së bashku me Havajin, Misisipin dhe Uashingtonin do të mbajnë zgjedhjet e tyre paraprake.