osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Pytetja e gazetarisë së idiotëve: A duhet të shqetësohet BE-ja për ndihmën që i jep Shqipërisë ? Erdogan: Jemi vëllezër! Rama: Ato që fliten janë konspiracione

Pytetja e gazetarisë së idiotëve: A duhet të shqetësohet BE-ja për ndihmën që i jep Shqipërisë ? Erdogan: Jemi vëllezër! Rama: Ato që fliten janë konspiracione

Në konferencën e përbashkët të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dy liderët u pyetën nëse Bashkimi Europian duhet të jetë i shqetësuar për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

Erdogan theksoi se mbështetjet vëllazërore janë të ndryshme, ndërsa theksoi se me Ramën janë ‘vëllezër’ dhe këtë të mos e vënë në diskutim.

Ndërsa kryeministri Edi Rama theksoi se ato që fliten janë konspiracione ndërsa shtoi se marrëdhëniet janë reciproke dhe zhvillim i një tradite.

Erdogan: Pyetje që më kape ngushtë, kështu quhet, por unë nuk jam kapur ngushtë me këtë pyetje dhe dua ta sqaroj. Miqësia, rregullat e vëllazërisë janë të ndryshme pasi brenda vëllazërisë ka lloj lloj mbështetjesh. Ka marrëdhënie dy palëshe. Po flasim për një situatë për rastin pas tërmetit. Prandaj ne ndërtuam këtë projekt në mënyrë të shpejtë. Ne jemi vëllezër. Asnjëherë nuk duhet ta vini në dyshim”-tha Erdogan.

Edi Rama: Më tha se kaq shumë sa rri me Erdogan kushedi çdo të të thonin ata të BE-së. Jam katolik, gjysmën më të mirë e kam myslimane por nuk besoj se kushdoqoftë në Shqipëri apo BE duhet të shqetësohet për këtë marrëdhënie mes dy vendeve sepse kjo është një marrëdhënie tradicionale edhe në kohën kur Shqipëria ishte një vend shumë i mbyllur, marrëdhënia me Turqinë ishte aty si një vazhdimësi e një tradite.

Marrëdhënia ime me Erdogan, e përsëris, nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar, janë për të qeshur shumë nga ato që thuhen, jo vetëm nga konspiracionistë, por dhe njerëz seriozë në BE. E vërteta është që janë disa gjëra që nuk zhbëhen. Nuk di një qeveri tjetër përveç asaj të Erdogan asokohe kryeministër i Turqisë që të jetë mbledhur në sesion të jashtëzakonshëm për të ndjekur direkt punimet e parlamentit të Kosovës dhe për ta njohur atë në mbledhje ne qeverisë së vet si shtet i pavarur.

Këtë e ka bërë zotëria në krahun tim ashtu sikundër përtej konspiracioneve, roli i Turqisë në rajonin tonë është i pazëvëndësueshëm. Rol konstruktiv në funksion të paqes. Hijet e hedhura mbi Turqinë apo Presidentin Erdogan rezultojnë të jenë filma, filma të imagjinatës që nuk gjejnë përputhje në realitet.

Jemi takuar shpesh, është privilegj që unë, kryeministër i një vendi të vogël, të marr kohë kaq shpesh nga Presidenti i Turqisë. Kurrë, asnjëherë nuk jam ndjerë në bisedë si përballë dikujt që të jep leksione, që të jep receta të gatshme si bëhet puna, apo për më tëpër që të vë në pozitë duke këruar gjëra që ske dëshirë t’i dëgjosh. Por respekt maksimal, reciprocitet, që është diçka shumë e vyer.