osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Qeveria italiane jep lajmin e mirë për emigrantët shqiptarë

Qeveria italiane jep lajmin e mirë për emigrantët shqiptarë

Një lajm i mirë vjen nga përtej nga përtej Adriatikut për emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojë atje. Italia do të reduktojë afatin kohor të procedurës për marrjen e nënshtetësisë italiane nga katër në 3 vite.

Kjo risi është pjesë e modifikimeve të fundit të ndërmarra nga qeveria italiane ndaj dekreteve mbi sigurinë e rendin publik të miratura në kohën kur Matteo Salvini mbante postin e ministrit të Brendshëm.

Me ndryshimet e reja kohëzgjatja e ekzaminimit administrativ të kërkesës për marrjen e nënshtetetësisë italiane ulet nga 48 muaj në 36 muaj.

Deri më 4 tetor 2018 kjo procedurë zgjaste vetëm dy vite por me kërkesë të ministrit të Brendshëm në qeverinë Conte 1, Matteo Salvini, afati 2 vjeçare ishte mjaft i pakët për të analizuar të drejtën e natyralizuar të emigrantit për të marrë nënshtetësinë italiane.

Sipas ligjit në fuqi nënshtetësia italiane merret pas një rezidence 10 vjecare me leje të rregullt qëndrimi në territorin italian e me përmbushjen e kërkesave të tjera ekonomiko-administrative të jetesës në Itali.

Lëvizja globale “ActionAid” për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve e të drejtave humane shprehet e pakënaqur nga ky ndryshim.

“Janë bërë hapa para por mund të bëhej më shumë në rishikimin e dekreteve të Salvini”, ka deklaruar me një komunkatë për mediat.

“Ndaj së drejtës së nënshtetësisë italiane nuk ka një sjellje reformuese konkretet për faktin e thjeshtë se kohëzgjatjen e praktikës burokratike për marrjen e nënshtetësisë nuk u soll në formën e saj të mëparshme 2 vite siç ishte parashikuar në qeverinë Conte 1”.

Ndryshimet e reja janë strukturuar në 12 nene që shumë shpejt priten të diskutohen e më pas të aprovohen në Parlamentin italian.

Deputeti i zgjedhur nga diaspora italiane i forcës politike “Italia Viva”, Massimo Ungaro, shprehet se “Parlamenti italian do të përmirësoj këto ndryshime e sidomos në temën e nënshtetësisë italiane.”

Por gjithashtu ai kujton se mbetet ende pa zgjidhje çështja e së drejtës së nënshtetësisë për emigrantët e brezit të dytë, “Ius culturae” që do të mundësoj marrjen e nënshtetësisë italiane për fëmijët e emigrantëve që kanë lindur, janë rritur e shkollohen në Itali.