osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Qeveria thirrje banorëve të “Astirit”: Paraqituni në ARRSH për ankesat! Opozita i ndalon, i shtyn të protestojnë

Qeveria thirrje banorëve të “Astirit”: Paraqituni në ARRSH për ankesat! Opozita i ndalon, i shtyn të protestojnë

Të gjithë banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe e që nuk janë kontaktuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar duhet të paraqiten pranë këtij institucioni për të marrë çdo informacion që i nevojitet. Një apel të tillë e lëshoi dje ARRSH në një njoftim në faqen zyrtare të saj, ku ndër të tjera theksohet se banorët duhet të kenë me vete edhe dokumentet përkatëse.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje të gjithë banorëve të segmentit rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3”, të cilët nuk kanë marrë ende kontakt me ARRSH-në, të paraqiten pranë institucionit të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe t’i drejtohen Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve me të gjitha dokumentet përkatëse”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Sipas ARSH-së, objektet që preken nga projekti janë 242, sipas verifikimeve paraprake të bëra nga grupet e punës. Në lidhje me këtë reagim të ARRSH reagoi dje edhe Partia Demokratike, e cila përmes deputetes Dhurata Çupi deklaroi se qeveria po përpiqet të bëjë diversion dhe të përçajë banorët.

“Qeveria po përpiqet të bëjë diversion mes banorëve protestues tek Unaza e Re me qëllimin final përçarjen dhe mashtrimin e tyre. I tillë është qëndrimi i sotëm Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili fton banorët “të marrin kontakt ne ARRSH-në për të marrë informacionin që u nevojitet. Banorët e zonës tek Unaza e Re janë në të drejtën e tyre kushtetuese dhe ligjore për të protestuar dhe mbrojtur pronën e tyre.

U bëj thirrje të gjithë banorëve që përballen me dhunën dhe presionin e qeverisë të mos bien pre e mashtrimit!”, tha ajo në rrjetet sociale. Sipas Dhurata Çupit, qytetarët nuk do të marrin zgjidhje nëse shkojnë tek zyrat e ARRSH. “Qytetarët duhet ta dinë se: Paraqitja në ARRSH nuk është zgjidhje ligjore, por diversion dhe manipulim I tyre. Ligji për shpronësimet publike ka përcaktuar qartë procedurat që ndiqen në çdo rast të shpronësimit.

Ky proces duhet të jetë transparent dhe jo selektiv. Në kushtet e errësirës informuese, përmes akteve në kundërshtim të plotë me ligjet shqiptare, ARRSH u kërkon banorëve të paraqiten pranë këtij institucioni, me dokumentet që ata posedojnë, duke tentuar kështu tejkalimin e parashikimit ligjor për shpronësimet”, u shpreh ajo.