osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Qokat e turpshme: Motra e Frangajt dhe ish gruaja e Çuçit emërohen…. ambasadore! PS më e paskrupullt se PD

Qokat e turpshme: Motra e Frangajt dhe ish gruaja e Çuçit emërohen…. ambasadore! PS më e paskrupullt  se PD

Në vitin 2012, Partia Socialiste akuzoi ashpër PD në pushtet për emërimet nepotike në diplomaci.

Dhe me të drejtë, kushurinj, dhëndërrur, motra, apo eshe dashnore pushtetarësh ishin në ambasada.

Por çfarë ndodhi me kalimin e viteve? Duket se të gjitha qeveritë janë njëlloj.

Në emrat e propozuar për ambasadorë ditët e fundit është edhe motra e Alksandër Frangajt, biznesmen dhe pronar i Klan, sot pranë Ramës, dikur pranë Berishës.

Ajo është Majlinda Frangaj dhe do shkojë ambasadore në Vatikan.

Sandri, nga gazetar sot i kthyer në ndërtues, bëhet gjithnjë me atë që është në pushtet.

I lakuar se mbulon edhe dy pasuri të Blendi Klosit, Sandi, ndryshe nga Irfani, jo vetëm i ka shpëtuar goditjes së Ramës për shkak të ndërhyrjes së një biznesmeni të fuqishëm, por dikton emërime dhe madje lakohet se kontrollon një rrjet kompanish që kanë marrë leje ndërtimi për kulla në Tiranë, resorte në bregdet dhe qindra milionë euro tendera.

Skandali vijon. Bledi Çuçi emëron ish gruan e tij Zhaklina Peto ambasadore në Malin e Zi. Zhaku konkuroi si `juriste në shumë poste të rëndësishme, që nga Gjykata Kushtetuese e deri tek avokati i Popullit, por e pafatë ne konkurencë, nuk fitoi kurrë. Por natyrisht zonja që ka djalin e Bledi Çuçit e që vet nuk ka asnjë lidhje me diplomacinë e gjeti karrierën e dhuruar nga ish burri.

Këto janë shkelje dhe skandale të rënda që vetëm në Shqipëri mund të kalojnë në heshtje, ndërkohë konflikti interesit është i fortë dhe i dukshëm.

E megjithëatë kjo tregon se PS po bëhen njëjtë si PD në fund të qeverisë.

Gjithë ata studentë që lodhen dhe familjet e tyre sakrifikojnë të shkollohen, në fund do të jenë shërbëtorë të disa familjeve të korruptuara.

Kjo është Shqipëria që i shtyn të rinjtë të ikin. Faktet flasin vetë. / Rocknews