osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Rama goditje Metës e LSI: Fabrikë e votave të vjedhura, i ka kapur paniku i reformës në drejtësi

Rama goditje Metës e LSI: Fabrikë e votave të vjedhura, i ka kapur paniku i reformës në drejtësi

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë dje një goditje tepër të fortë ish-aleatit Ilir Meta dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Teksa opozita tentoi t’i vinte flakën Kryeministrisë, kryeministri zhvilloi një takim në Vlorë në kuadër të turit “Bashkia që Duam”. Me mijëra njerëz u mblodhën në Sheshin e Flamurit, ndërsa kryeministri iu përgjigj indirekt protestës së Tiranës. Por goditjen më të madhe ja dha LSI, duke deklaruar se kjo parti ka frikë nga reforma në drejtësi.

Ndërkohë shefi i qeverisë thumboi edhe Ilir Metën, duke thënë se në 2016 tentoi të prishte koalicionin për shkak të kësaj reforme. “Në Shqipëri po ndodh ajo që vetëm ne, vetëm Partia Socialiste mund ta bënte, duke ua bërë shumë të qartë atyre xhagajdurëve që kishim në koalicion se ne për Reformën në Drejtësi jemi gati ta prishim dhe koalicionin. E mbani mend, të gjithë ishin kundër dhe pastaj të gjithë erdhën, koka poshtë, dora lart, e votuan me 140 vota Reformën në Drejtësi, se ua mblodhi tjetërkush, jo se kishin ndonjë dëshirë ta votonin.

Ne kemi ndërmarrë një Reformë në Drejtësi që askush nuk e imagjinonte dhe deri dje, i gjithë ky popull, të gjithë kazanët, të gjitha diskutimet kanë qenë politikanët dhe askush nuk merrej me gjykatësit, askush nuk merrej me prokurorët. Askush nuk i prekte me fjalë, jo me dorë, ata, të cilët për 20 e kusur vite i kanë bërë këtij vendi atë që të gjithë armiqtë e Shqipërisë të bashkoheshin bashkë nuk do ia kishin bërë dot”, tha Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se reforma në drejtësi ka si qëllim ngritjen e një sistemi të ri të drejtësisë, me persona me dinjitet të cilët më vonë do të nxjerrin para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë në afera korruptive.

“Reforma në Drejtësi synon nuk është thjesht që këta t’i pushojë nga puna, por është që në radhë të parë të pastrohet Pallati i Drejtësisë, të ngrihet një sistem drejtësie i ri, me njerëz me dinjitet dhe këta pastaj do paraqiten një nga një para drejtësisë për të gjitha paudhësitë që kanë bërë. Ashtu sikundër edhe ata të tjerët që iu ka mbirë në gojë krimi, iu ka mbirë në gojë droga, iu ka mbirë në gojë korrupsioni dhe që bëjnë sikur sapo kanë rënë nga qielli”, tha Rama.

Rama akuza LSI për vjedhje votash

Kryeministri Edi Rama nga Vlora përveç goditjes që i ka dhënë LSI për reformën në drejtësi, e ka akuzuar atë edhe për vjedhje të votave. Më herët kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka akuzuar qeverinë se ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura. Për këto akuza, Rama tha se LSI ka një fabrikë për të blerë votat në Shqipëri.

Ai u shpreh se Kryemadhi nuk merr dot vota nga populli, duke shtuar se janë hajdutë dhe vrasës. “Na tregon ne, doktoresha, blerjen e votës, që, nëse ka një fabrikë që ka blerë vota në Shqipëri, ajo dihet se kush është. Na tregojnë ne, ata, kanabisin. Ata janë thjesht hajduti që bërtet “kapeni hajdutin!”; vrasësi që bërtet “kapni vrasësin!”; përdhunuesi që bërtet “kapni përdhunuesin!” Ata janë në panik, sepse ata e dinë shumë mirë, ata votë nga populli s’marrin dot, por tani kanë dhe hallin tjetër, që drejtësia e re hap pas hapi po vjen dhe shumë prej tyre do të përgjigjen para drejtësisë. Të jeni të sigurt për këtë”, u shpreh kryeministri Rama. /Elisjeda Kiko