osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Rama i kalon drejtimin e Ministrisë së Jashtme Gent Cakaj, reagon Meta: Nuk ndërhyj!

Rama i kalon drejtimin e Ministrisë së Jashtme Gent Cakaj, reagon Meta: Nuk ndërhyj!

Në fjalën e lamtumirës nga detyra e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati tha se është përpjekur që t’i qëndrojë besnik tre vlerave: integritetit, besimit dhe respektit.

Me bindjen se në këto 5 vite në krye të diplomacisë shqiptare është orientuar nga Kushtetuta, Ditmir Bushati pohon se tani do të ketë më shumë kohë për familjen dhe politikën e ditës, ndërsa nuk e kurseu “thumbin” për të ardhmen: “Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas.

Puna jonë transformuese ka krijuar me siguri të pakënaqur dhe kundërshtarë. Por, një gjë është e sigurtë: sfidat na kanë bërë më të fortë, më të qëndrueshëm e shpresoj më të denjë për Shqipërinë e të nesërmes”.

Pasi mori stafetën nga Ditmir Bushati, Edi Rama bëri atë që kishte paralajmëruar, duke i kaluar “de facto” drejtimin e Ministrisë së Jashtme zv/ministrit Gent Cakaj, i cili më herët u refuzua nga Presidenti Ilir Meta.

“Është fjalë më e shkurtër në jetën time. Unë, në funksionin tim si ministër i Jashtëm, i delegoj zotit Gent Cakaj drejtimin e kësaj ministrie dhe përfaqësimin në institucionet ndërkombëtare”, tha Rama.

Zv/ministri Cakaj pohoi se politika e jashtme e Shqipërisë nuk do të ndryshojë dhe garantoi se Tirana do të vijojë të jetë faktor stabiliteti në Ballkan: “Mosha e re është burim energjie. Pavarësisht sfidave të mëdha, Shqipëria qëndron në kuotën më të lartë të përfaqësimit diplomatik. Shqipëria qëndron më afër se kurrë për hapjen e negociatave”.

Diplomacia shqiptare do të vijojë të drejtohet nga zv/ministri Cakaj deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, të cilës socialistët do t’i kërkojnë të shprehet mbi kompetencat e Presidentit.

Vetë Ilir Meta shmangu komentet direkte mbi lëvizjen e Ramës: “Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive.

Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë”./Top Channel