HomeAktualitetDebat

Rama i përgjigjet skeptikëve dhe konellapsëve duke krahasuar mbikalimin tek “Casa Italia” dhe atë që do bëhet tek “Shqiponja”

Rama i përgjigjet skeptikëve dhe konellapsëve duke krahasuar mbikalimin tek “Casa Italia” dhe atë që do bëhet tek “Shqiponja”

Shih e shkruaj thotë Populli (dhe pastaj dëgjoni edhe kadrinjtë pa din, pa iman e as nishan) – Mbikalimi i shëmtuar me mbushje dheu tek “Casa Italia” 8.4 milionë € dhe vepra komplekse inxhinierike tek “Shqiponja” 9.6 milionë €”, shkruan kryeministri Rama në Instagram.

Këtë reagim e ka bërë pas deklaratës së Lulzim Bashës, se kryeministri po vjedh para me projektin e Unazës së Re.

Kryeministri vendos përballë projektin e Unazës së re tek pjesa e sheshit Shqiponja dhe mbikalimin tek Casa Italia, ku thotë se ky i fundit ka kushtuar 8.6 milionë euro.