HomeAktualitetDebat

Rama: Kush i thotë vetes socialist ka 1001 arsye të thotë “ë dhj*fsha partinë”, por ka një arsye të madhe për të qenë krenar! PS kontributore kryesore e çështjes Kombëtare

Rama: Kush i thotë vetes socialist ka 1001 arsye të thotë “ë dhj*fsha partinë”, por ka një arsye të madhe për të qenë krenar! PS kontributore kryesore e çështjes Kombëtare

“Një gjë dua t’ju them të gjithë atyre socialistëve, që në emër të punës që bëjnë, kërkojnë favore, që për atë që kanë bërë, partia duhet t’u rregullojë dhëndrin në punë. Cili hero i Luftës Nacional Çlirimtare do ta kërkonte këtë favor në emër të gjakut të tij?

Përkundrazi. Çdo hero e dëshmor që është atje te varrezat, çdo pensionist veteran që sot është në botën tjetër, sot ndihet i poshtëruar, nga përdorimi i kontributit për të rregulluar dhëndrin. Ne jemi në mandatin e katërt, jo se nuk kemi bërë nga këto, por sepse njerëzit e dinë që jemi të vetmit në këtë vend që e njohim një kufij moral me njerëzit.

Dritëro Agolli këtu tha atë që të tjerët e thonin pastaj në kor pas disa muajsht. Por kur e tha këtu ishte tradhtari. Qeveritë e PS janë akuzuar shpesh për tradhti ndaj kauzës kombëtare. Por unë po ju them një gjë, që nëse Shqipëria ka një arkiv për të gjithë kontributorët e çështjes kombëtare dhe nëse rilindasit tanë janë në krye të asaj arkive, duhet ta dini shumë mirë të gjithë se kush është socialist ka 1001 arsye që të thotë ‘të dhjefsha partinë’, por ka 1 arsye të madhe për të qenë krenar, sepse në atë listë është PS si kontributore”, tha mes të tjerash Rama.