osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Rama: Mjaft më! Ne jemi lagja më e varfër e Evropës ku qytetarët kanë “pirë” kaq shumë alkool duke pritur integrimin në BE!

Rama: Mjaft më! Ne jemi lagja më e varfër e Evropës ku qytetarët kanë “pirë” kaq shumë alkool duke pritur integrimin në BE!

Kryeministri Edi Rama theksoi se Evropa është një klub interesash dhe se Ballkani nuk duhet të presë zgjidhjen e problemeve të saj por të krijojë lehtësira në lëvizjen brenda rajonit.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për shtyp në Ohër, në kuadër të projektit për Shengenin Ballkanik, Rama me ironi tha se “Çfarë faji kanë ata që duan të kalojnë kufirin dhe kontrollohen nga dy palë policë (shqiptarë-maqedonas) që ndonjëherë të dehin pasi kanë pirë kaq shumë alkool duke pritur integrimin në Bashkimin Evropian. Ku është e keqja për të gjithë ata që duan të punësohen, apo turistët që vijnë në bregdetin tonë me një hyrje jo me katër palë viza”

“Nuk ka lidhje me refuzimin e Bashkimit Evropian. Jemi dakordësuar në Nju Jork për të hapur këtë proces. Ne kemi dorëzuar në Samitin e Parisit, kancelares Merkel dhe gjithë të tjerëve këtë dokument dhe mbasi në nivelin e lartë politik u pëlqye e morën burokratët në Bruksel e shtrydhën dhe e kthyer në 780 pika. Çfarë lidhje ka në kuptimin e integrimit faktin që do heqim pengesat.

Do presim që të bëhen anëtar të BE-së fermerët që duan të çojnë mollët dhe domatet në Maqedoninë e Veriut. Çfarë faji kanë ata që duan të kalojnë kufirin dhe kontrollohen nga dy palë policë që ndonjëherë të dehin pasi kanë pirë kaq shumë alkool duke pritur integrimin në Bashkimin Evropian.

Ku është e keqja për të gjithë ata që duan të punësohen, apo turistët që vijnë në bregdetin tonë me një hyrje jo me katër palë viza. Pse duhet të presim integrimin në BE që shqiptarët e Preshevës që diplomohen në Shqipëri të punojnë në vendin e tyre.

Lehtësoni qytetarët dhe bien kauzat false. Unë do ta kisha shumë lehtë të mos vija këtu dhe të sulmoja në Fb Serbinë.

Dihet që kemi një ndasi të prerë me Presidentin e Serbisë, por nuk na pengon për atë se çfarë mund të bëjmë së bashku. Ne jemi lagjja më e varfër e Evropës dhe duam të integrohemi në lagjen e pasur. Ato kanë interesat e veta. Është një klub interesash.

Ne duhet të vazhdojmë të ngremë mure dhe t’i vëmë mina njëri-tjetrin. Çfarë do presim? Do integrohen personalisht. Do marrin rrugën dhe do shkojnë atje. E vetmja e re këtu është që nuk na ka mbledhur Johannes Hahn.”- tha Rama.