osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Rama në Fushë-Krujë: Kam mbajtur në kurriz gjithë atë baltë e llafe, sot jam krenar që i qëndruam pranë 50 mijë familjeve

Rama në Fushë-Krujë: Kam mbajtur në kurriz gjithë atë baltë e llafe, sot jam krenar që i qëndruam pranë 50 mijë familjeve

Kryeministri Edi Rama e mbylli axhendën e rindërtimit vjetor në Fushë Krujë duke dorëzuar çelësat e banesave të reja për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli për kritikat që i janë bërë gjatë këtyre dy viteve lidhur me programin e Rindërtimit. Rama tha se ka mbajtur në kurriz baltë e thashetheme nga më të ndryshmet, por ndihet krenar që ia kanë dalë t’i qëndrojnë pranë rreth 50 mijë familjeve.

Rama tha se kanë kërkuar programet e Rindërtimit në vendet pranë dhe asnjë nuk i kishte ndërtuar falas banesat e reja për familjet e prekura.

“Mirëmbrëma të gjithëve dhe do përpiqem mos ju mbaj gjatë se jo vetëm keni dy vjet që prisni këtë ditë por edhe era këtu nuk është edhe aq e butë. Në radhë të parë dua t’ju them që këto janë ato momente që të bëjnë t’i bësh hallall të gjitha, jo mundimet por edhe ato që je i detyruar të mbash në kurriz gjithë atë baltë, ato llafe, thashetheme që të shoqërojnë çdo ditë dhe nuk kanë munduar as në këtë prces.

Jam krenar që jemi sot këtu dhe ia kemi dalë t’i qëndrojmë pranë 50 mijë familjeve, të cilat kanë pasur nevojë për një mbështetje po e quaj minimale por që për buxhetin e shtetit shqiptar nuk është edhe aq minimale për riparime, deri tek familjet që do marrin shtepitë e reja falas, pa paguar asnjë qinndarkë dhe me titull pronësie njëlloj si ata që i blejnë në Tiranë me këto standarde.

Ndërkohë çfarë nuk kemi dëgjuar. Se asnjë gjë nuk do bëhet se u mblodhën lekët e botës, u futën në një thes dhe thesin e morëm ne dhe e çuam në Surrel. Më pas dëgjuam se s’ka mundësi të bëhen falas sepse falas nuk i ka bërë askush. Dhe është e vërtetë, që ne kemi parë për të mësuar nga programet e rindërtimit në të gjitha vendet ku ka rënë tërmeti këtu afër dhe nuk kemi gjet asnjë program rindërtimi që të mos jetë me kredi. I ndërton shteti, por ama nuk i jep shtëpitë falas. Çdo familjeje i jep një kredi të butë, e butë e butë por ato janë prap lekë. Por si mund t’u merrnim ne lekë.

E pamundur ta bënim këtë gjë. Ne e kemi parë në çdo vend, një shtëpi në këmbë e ndërtuar shumë mirë dhe ngjitur një shtëpi e rrënuar. Gjithë këto familje, janë familje që pikërisht në atë moment humbën gjithçka dhe nuk kishin asnjë fuqi të ngriheshin vetë. Ne nuk mund t’ju ngarkonim kredi. Dhe unë jam shumë krenar që sot dhe në vijim për çdo çelës që jepet provohet e vërteta që u mor nëpër këmbë prej kaq shumë kohësh sepse është falas. Vetëm për bravat duhet të bëni kujdes se me kohët që kanë ardhur bravat mund të bllokohen. Por përtej shakasë. Tjetra që thoshin, kur kemi ardhur këtu nuk e harroj.

Ishte një fushë e s’kishte asgjë. ‘Keni shku atje të bëni vile për vete’. Dmth erdha unë këtu në Fushë Krujë të bëja vilë për veten time e ti shisja përt vete e Arturin. Pastaj kur filluan punimet, këtu është bërë 6 muaj punë për atë që është nëntokë që nuk shihet. Edhe kur i shikon në fotografi sot është fut mes të tjerave dhe duket realishyt sikur është një botë e re. Ajo që është e rëndësishme është se puna në fund të shpërblen dhe vepra në fund flet vetë”- tha Rama.