osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Rehabilitimi i kolaboracionistëve, njollë turpi për Albin Kurtin

Rehabilitimi i kolaboracionistëve, njollë turpi për Albin Kurtin

Nga Andi Bushati

Albin Kurti rrezikon të bjerë pre e lehtësisë së politikave ditore që përdhosin rëndë memorien historike. Qeveria e tij, ose më mirë Ministria e Kulturës së Kosovës, ka përkrahur idenë, për të rikonstruktuar shtëpinë e kriminelit dhe kolaboracionistit Xhafer Deva, në qendrën historike të Mitrovicës, duke hedhur kështu një hap drejt rehabilitimit të njërës prej figurave më të erëta të luftës së dytë botërore.

Më të drejtë ambasadori gjerman në Prishtinë u shpreh i shqetësuar për daljen në sipërfaqe të një simboli të krimeve naziste, duke mos lënë asnjë ekuivok që reket ta maskojë këtë akt të retushimit të së shkuarës, përmes vlerave historike apo arkitekturore të një godine të fillim shekullit të shkuar.

Vendimi i qeverisë së Kosovës është i rëndë sepse ai u jep hov zërave që e përshkruajnë këtë bashkëpuntor të nazistëve si një mbrojtës të kufijve të Shqipërisë së madhe, si një themelues të lidhjes së dytë të Prizrenit, si një luftëtar partiot kundër sllavo-komunistëve, klishe që mund të shërbejnë si tema të politikës në kontekstin aktual.

Por, në këtë pikë historia është e pamëshirshme. Xhafer Deva nuk është personazh i errët. Ai ka qenë ministër i brendëshëm i qeverisë kuislinge të Tiranës. Ai është themelues i divizionit famëkeq “Skëndërbeg”, që u ngrit me miratimin e drejtpërdrejtë të Hitlerit. Ai luftoi përkrah gjermanëve dhe u ndihmua të dilte nga Shqipëria për të shpëtuar kokën, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të pushtuesve. Njolla më e madhe e këtij krimineli lufte, filozofia makabre e të cilit qe: “gjaku don gjak dhe terrori terror”, është vrasja e 84 banorëve të Tiranës, shumica qytetarë të thjeshtë, gjatë masakrës së 4 shkurtit 1944.

Figura e Xhafer Devevës nuk mund të shpëtohet as nga disa pseudo teori që gëluan rëndom pas rënies së Murit të Berlinit dhe që mëtonin ti justifikonin bashkëpunëtorët e fuqive të boshtit me prirjen e tyre për të luftuar komunizmin dhe për të penguar rënien e vendit nën zgjedhën bolshevike. Në librin e tij “Shqipëria gjatë luftës 1939-1944”, historiani i ftohtë dhe skrupuloz, Bernd Fisher, dëshmon se ministri i brendëshëm Deva ishte thjeshtë një pazarxhi parimesh që i merrte para komunistëve të arrestuar për ti nxjerrë nga qelia. Ai tregon gjithashtu se njësitë e divizionit Skënderbg, morrën një nam shumë të keq, pasi në vend që të luftonin kundër antifashistëve, ata më shumë “përdhunonin, plaçkisnin dhe vrisnin me gjak të ftohtë”.

As alibia se këto trupa do të shërbenin si ushtarë të mbrojtjes së “Shqipërisë së madhe” nuk ka bazë. Rreth 1200 bashibozukët që Xhafer Deva solli në fund të dhjetorit 1943 nga Mitrovica në Tiranë, më shumë sesa si patriotë u sollën si kusarë. Kjo e bëri komandantin gjerman të divizionit SS Skënderbg, August Schmidhuber, të thoshte me hidhërim: “shqiptarët hidhen në sulm, vetëm kur ka diçka për të vjedhur”.

Pra, shkurt, Xhafer Deva ka qenë një kriminel pa parime dhe etiketa e vetme që shkon atij është ajo e një bashkëpunëtori të nazistëve.

Pikërisht për këtë, përdorimi i figurës së tij sot, përpjekja për të luajtur me shtëpinë në qendër të qytetit simbol të Mitrovicës, evokimi i një patriotizmi të paqenë, janë sa të liga e sharlataneske, po aq dhe anti produktive. Ato janë ku e ku më keq, sesa rahabilitimi që kryeministri shqiptar, Edi Rama i bëri një tjetër kolaboracionisti, të provuar, Mit’hat Frashërit.

Por, në rastin e qeveisë së Vetëvendosjes, që pretendon se është trashëgimtare e vlerave antifshiste të së majtës, gafa është edhe më e rëndë. Në këtë rast, duket sikur parimet dhe idealet universale të një force politike qeverisëse janë përdhosur nga sirenat e gënjeshtëra të një patriotizmi fast-food, sikur lufta vëllavrasëse kundër shqiptarëve, duhet sfumuar para llafollogjisë që, një tip si Xhafer Deva, ka përdorur kundër sllavo-komunistëve.

Kësaj zgjedhjeje dritëshkurtër, që duket sikur i shërben interesave të aty përatyshme të momentit, i duhet dhënë fund. As duke u fshehur pas traditës dhe arkitekturës, as duke pretenduar se projektin e ka gjetur të gatshëm, qeveria e Albin Kurtit nuk e ka luksin të japë qoftë edhe sinjalin më të vogël të rehabilitimit të Xhafer Devës. Çdo përpjekje në këtë kah, është një njollë turpi mbi fytyrën e saj ende të papërlyer. Çdo demarsh për marrjen nën sqetull të pseudo patriotëve, që s’janë asgjë tjetër përpos se kriminelë, e rënon kauzën e saj reale.

Mitrovica e vjetër është më e bukur me atë ndërtesë të rënuar, sesa me një godinë që do të evokojë kujtimin e një idhtari të Hitlerit. Kosova dhe Shqipëria do të jenë më të mira nëse nuk do të bëhen pre e kujtimit të atyre që vrasjet i veshën me petkun e një nacionalizmi të rremë.