osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Rëndohen pozitat e Metës, në prag të shkarkimit nisin procedurat për plotësimin e Kushtetueses me 9 anëtarë, Vitore Tusha jashtë loje

Rëndohen pozitat e Metës, në prag të shkarkimit nisin procedurat për plotësimin e Kushtetueses me 9 anëtarë, Vitore Tusha jashtë loje

Gjykata e Lartë ka nisur dje procedurat për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese me 9 anëtarë. Aktualisht Kushtetuesja ka 7 anëtarë, teksa Vitore Tushës i ka përfunduar mandati dhe pritet të zëvendësohet nga një nga tre emrat e rinj që do të zgjidhen dhe që i takojnë Gjykatës së Lartë.

Por vendimi i djeshëm për të rihapur garën për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese vjen në një moment të rëndësishëm, pasi kjo gjykatë ka në dorë shqyrtimin e shumë dosjeve të bujshme, njëra prej të cilave pritet të jetë edhe ajo e shkarkimit të presidentit Ilir Meta nga detyra.

Ky i fundit me shumë gjasa do të shkarkohet në datën 9 qershor nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërkohë që më pas vendimi do t’i shkojë Kushtetueses, e cila është hallka e fundit që vulos nëse Meta do të largohet apo jo nga Presidenca.

Në prag të shkarkimit të Metës nisin procedurat

Sipas ligjit, Gjykata Kushtetuese në vendimin që do të japë për Metën dhe nëse do të vendosë pro shkarkimit të tij nga detyra, sikundër e kërkon mazhoranca, i duhet një kuorum me 5 vota, në mënyrë që të jetë i ligjshëm vendimi i Parlamentit. Kështu që për t’i paraprirë ndonjë surprize të mundshme, presioni ndërkombëtar për të bërë funksionale organet më të lartë të drejtësisë në vend, pra me 9 anëtarë, duket se do të japë efekt, pasi edhe Gjykata e Lartë e hapi garën për 3 anëtarët e rinj që do t’i shtohen trupës aktuale të kësaj gjykate.

Madje, një gjë të tillë se Kushtetuesja duhet të jetë funksionale, e pohoi dje edhe vetë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, e cila përshëndeti hapjen e garës për anëtarët e rinj. Kjo do të thotë se nëse 3 anëtarët e rinj zgjidhen brenda kësaj kohe, vendimi për shkarkimin e kreut të shtetit nga detyra, pritet të merret nga 9 anëtarë, ku duhen 5 vota për të bërë diferencën.

Gjykata e Lartë hap garën, ja kriteret

Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht, ndërkohë që në njoftimin e saj, Gjykata e Lartë zbulon se kush janë 3 vakancat që kanë mbetur në Gjykatën Kushtetuese ku këta anëtarë që duhet të zgjidhen nga radhët e gjyqësorit nga vetë ky institucion. Në njoftimin e saj, thuhet se një prej vendeve vakante është ai i gjyqtares Vitore Tusha, të cilës i mbaroi mandati 9-vjeçar.

Po ashtu vakant është edhe vendi i Fatmir Hoxhës dhe Gani Dizdarit që u shkarkuan, për shkak se ngelën në procesin e vetingut. “Për përfundimin e mandatit 9-vjeçar të Znj. Vitore Tusha, në datë 10 mars 2017; Njoftimi është bërë në datën 09.01.2017, 2. për përfundimin e mandatit të Z. Fatmir Hoxha në datë 25 shtator 2018, për shkak të shkarkimit nga detyra me vendim të formës së prerë;

Njoftimi është bërë në datën 27.09.2018, 3. për përfundimin e mandatit të Z. Gani Dizdari në datë 22 prill 2019, për shkak të shkarkimit nga detyra me vendim të formës së prerë”, thuhet në njoftim. Më tej në njoftim, Gjykata e Lartë zbulon edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët, ku arsimi i lartë juridik dhe mos angazhimi gjatë 10 viteve të fundit në politikë është kusht kryesor.

“Gjyqtari i Gjykatës Kushtuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte: të ketë zotësi të plotë për të vepruar, b) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë; të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit; të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale”, thuhet në njoftim./Rigels Seliman