HomeAktualitetDebat

Replikat në Kuvend, zbulohet arsyeja se përse Erion Braçe i shkoi Berishës në vendin ku ulet

Replikat në Kuvend, zbulohet arsyeja se përse Erion Braçe i shkoi Berishës në vendin ku ulet

Zbulohet arsyeja pse deputeti socialist Erion Braçe, në një skenë të rrallë në Parlamentin e Shqipërisë, iu afrua kryetarit të PD, Sali Berisha dhe pati një debat me te nga afer.

Socialisti Braçe i tregoi Berishes një shkrim të WSJ ku krahasohet çmimi i naftës në disa vende europiane, pasi Berisha, nga foltorja e Parlamentit, edhe një herë tjetër, lëshoi akuza ndaj qeverisë Rama për çmimin e karburantit në vendin tonë.

Deputetët socialistë të cilët e kanë dëgjuar bashkëbisedimin Berisha-Braçe, i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se kolegu i tyre socialist i ka thënë Berishës se gjithmonë ai flet me letra dhe fakte, ndryshe nga Berisha, i cili flet duke përdorur ChatGPT.

Sipas pamjeve të seancës, edhe Berisha i ka treguar diçka Braçes nga tableti i tij, ndërsa replikat mes tyre kanë vijuar edhe jashtë foltores, në një diskutim të drejtpërdrejtë për çmimet e hidrokarbureve në vend.