osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Replikë e detyruar me një ekspert, për mashtruesit dhe sigurisë ushqimore

Replikë e detyruar me një ekspert, për mashtruesit dhe sigurisë ushqimore

Nga Mentor Kikia

Pas një shkrimi të publikuar dje lidhur me sigurinë ushqimore, një ekspert i fushës, Z. Ervin Resuli, hidhte akuza se unë e paskam bërë shkrimin për të vënë gjoba, për disa klikime më shumë, për të dëmtuar prodhimin vendas, për të shkatërruar markat tona…

Në fakt klikimet nuk më interesojnë, pasi nuk shes rroba në blog që të më duhen klientë.
Ndërsa, sa për gjobat ndaj biznesit, se kam idenë si vihen, por nga sa jam i informuar, di që funksionon kështu: Nëse ti ke një fakt kompromentues, ia dërgon me postë të zotit dhe i thua: Ose paratë ose e publikoj. Ose, nëse nuk ke asnjë fakt por të duhen para, i shkon me pistoletë dhe i kërkon para.

Të paktën këtë praktikë ndiqte Emiliano Shullazi. Por asnjëra dhe as tjetra nuk bëhen në rrjetet sociale Z.Resuli. E aq më shumë që ju thoni se unë nuk kam fakte dhe emra. Nuk besoj që ka sipërmarrës që, pasi të lexojë shkrimin tim, pa emra, të vijë të më sjellë ca para, kot për qejf. Por kupto, që nuk rrotullohet e gjithë bota rreth gjobave dhe parave.

Unë nuk vjell vrer kundër njerëzve të ndershëm të punës, as kundër prodhimit vendas. Sepse e dua këtë vend më shumë se shumica e atyre që çirren natë e ditë për atdhetari. A, po! Jo vrer, por do të godas më gurë e me çfarë të mundem këdo që mashtron, duke përfituar në kurrizim tim dhe tonin, duke u pasuruar me mashtrime, dhe mbi të gjitha duke shkatërruar shëndetin tonë.

Ju si ekspert, nga njëra anë më akuzoni se nuk përmend emra mashtruesish në shkrimin tim, nga ana tjetër më akuzoni se po vras markat shqiptare që kanë investuar qindra miliona euro. Të dyja bashkë nuk shkojnë!
Gjithësesi, cilat marka po dëmtoj, atë që zbuloi AKU para tri javësh që nuk kishte asnjë bidon qumësht në fabrikë, por mbi 30 ton vaj palme dhe dhjetra kuintalë qumësht pluhur?

Cilën markë, atë që zbuloi AKU para katër vitesh sërish me magazinën plot me qumësht pluhur, por pas dy ditësh vajti ministri i bujqësisë të pijë “kos me qumësht të freskët lope” para kamerave?
Cilën markë, atë dhe ato, që nuk i lejojnë ti afrohet kufirit, pasi janë të ndaluara të eksportohen në të gjithë Europën, pikërisht sepse nuk kanë pikën e sigurisë?

Meqë jeni ekspert zotëri, po ju pyes si qytetar i thjeshtë dhe i paditur në këto punë: Përse i duhen një fabrike bulmeti dhjetra ton vaj pame? Çfarë bën me të? Ku shkojnë qindra e mijëra ton vaj palme e qumësht pluhur që importohen çdo vit? Do të thoni sërish që nuk janë produkte të rrezikshme. E di! Po në cilin ambalazh qumështi, kosi, gjalpi a dreqi, është e shënuar ne etikete që këtu ka edhe X % vaj palme? Askund! A është ky një mashtrim? Po, patjetër. Sa një mal është.

Si shpjegohet që ka marka kosi, të cilin ta lësh hapur në gusht dhe kur vjen nga pushimet në shtator e kë sërish të paprishur?
Si shpjegohet që ka bakllava pasticerie, që të tepron nga viti i ri dhe mund ta ruash edhe për Bajram, dhe sërish nuk është prishur?

Si shpjegohet që ka djathë, që po ta lësh në diell, nuk myket por vetëm thahet e po ta thërrmosh mund ta përdorësh edhe për të lyer murin?

Si shpjegohet që tek dyqanet e produkteve të “lëndëve të para”, shitet edhe aromë dhie(që natyrisht përdoret për të bërë “djathë dhie” apo “gjalp dhie”nga qumështi pluhur dhe vaji i palmës). Mos vallë kanë filluar ta përdorin gratë shqiptare për parfum?

Si shpjegohet që në këto dyqane shitet esencë vere(pluhur i kuq), alkool dhe një recetë e gatshme se si të bësh verë “në kushtet e shtëpisë”?

Juve thoni se po mbani gjallë fshatin me punë, por në fakt ju po e varrosni fshatin, pasi një litër qumësht ia bleni më lirë se një litër ujë, pikërish sepse milni lopën e palmës për të bërë djathë, gjalpë dhe kos. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që prodhimi vendas i qumështit është vetëm në rënie 3-4 vitet e fundit. Dhe nuk po shkatërroni vetëm fshatin, por edhe prodhuesin e ndershëm, ata që dëshiron të vendosë standardin e cilësisë për të çarë edhe barrierën e eksporteve, pasi në treg do të përballet me agresivitetin e çmimit më të lirë të podhuesit me vaj palme (tre kos 1 mijë lekë – thotë oferta zotëri).

Ndaj unë nuk do të resht se shkruari dhe së foluri. Do ti jap zë sa të mundem AKU-së për çdo mashtrim që do të zbulojë. Sepse jo të gjithë janë mashtrues. Po, ka prodhues shumë të mirë, seriozë e të ndershëm dhe këta duhen mbështetur pikërisht duke goditur mashtruesit.

Dhe në fund një sygjerim: Si ekspert që jeni z Resuli, në emër të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit, në emër të mbrotjes së biznesit të ndershëm, ngrijeni edhe ju zërin, se s’ju akuzon njëri për gjobëvënie dhe për anti-shqiptar. Sepse unë nuk kritikoj pasi urrej prodhuesin, shtetin apo vendi tim. Kritikoj që gjërat të bëhen më mirë!

Replikë e detyruar me një ekspert, për mashtruesit dhe sigurisë ushqimore