osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Rezart Veleshnja akuza të rënda Altin Bashës: Zoti Shterpa! Të lutem, mos vidh punën tonë

Rezart Veleshnja akuza të rënda Altin Bashës: Zoti Shterpa! Të lutem, mos vidh punën tonë

Duket se nisjen e programit më të ri të humorit në Abc News “Kosherja”, aktori i “Portokalli”, Rezart Veleshnja nuk e ka pritur aspak mirë. Sipas tij regjisori Altin Basha nuk ka krijuar asgjë të re në programin konkurrent, por vijon të kopjojë “Portokalli”.

Akuzat Veleshnja i ka bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet disa postimeve në rrjetin social instagram, ku akuzon Bashën se ka vjedhur tekst idenë dhe teksin e aktorit Florjan Binaj për një pjesë të luajtur në “Kosherja”.

“Shumë nga njerëzit e panë emisionin tënd për të parë aftësitë e tua se si do të ishte, gjë që i zhgënjeve totalisht. E panë dhe se deri ku do të arrinte kopjimi jot, i asaj që e kemi bërë ne dhe jo se panë një emision të krijuar nga hiçi.

Një hiç, pra aftësitë dolën në pah? Të lutem me shpirt po e shkruaj këtë si një letër e babagjyshit e vitit të ri mos vidh për këtë vit, se do zhgënjesh akoma më shumë dhe do të heqin fare!

Megjithëse ti gjithmonë gjen vend. Ike nga shtëpia e Top Channel, shkove ja more shtëpinë Kiço Londos, kështu që mos vidh punën tonë!

Për shembull me numrin me pasqyrën me Ramën e ka luajtur Flor Binaj, para tre vjetësh, teksti dhe ideja e Florjan Binajt.

Se ke ikur dhe nga Topi e s’ke lek të përballosh dhe gjyqet. P.S meqenëse e ikur te TV KLAN (që çfarë nuk ke vjell për Frangajn), ke të fala nga Sandri”, shkruan Rezarti në një postim.

Më tej ai vijon me thumbimet duke e quajtur Altin Bashën ‘zoti shterpa’:

“Asnjëherë s’ke pranuar për të nxjerrë emrat e aktorëve për t’i nxjerrë në Portokalli pse e paske aplikuar këtu? Po bën atë që s’ke lejuar kurrë të bëhet në Portokalli!

Zoti shterpa, apo e shite për ide tendën! Kam shume gjera por s’po merrem më se veç rëndësi të jap ndërkohë s’ke pikë vlere! Siç thotë Ardi Daullxhiu të kam lënë Allahun, unë ty të kam lënë Oltin!”

Altin Basha u largua nga Top Channel pas më shumë se 15 vitesh si regjisor i “Portokalli”, ndërsa ka nisur një tjetër projekt program humori në ekranin e Abc News.