osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Rihetimi i “21 Janarit” trondit Sali Berishën, do të hapet dosja që solli FBI, dëshmi të reja dhe asistencë nga ndërkombëtarët, ja detajet

Rihetimi i “21 Janarit” trondit Sali Berishën, do të hapet dosja që solli FBI, dëshmi të reja dhe asistencë nga ndërkombëtarët, ja detajet

Zbardhen detajet nga nisma e policisë për të rihapur hetimet për vrasjet e “21 Janarit”. 10 vite më parë u ekzekutuan nga armët shtetërore 4 qytetarë të pafajshëm, ndërsa drejtësia dënoi minimalisht vetëm dy persona, ndërsa ata që urdhëruan krimin nuk u hetuan kurrë.

Të mërkurën policia dorëzoi një kërkesë në prokurori duke kërkuar rihapjen e hetimeve për vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, pasi për ta nuk është ndëshkuar askush. Drejtësia dështoi të gjente se kush qëlloi mbi ta dhe pas 10 vitesh nuk ka asnjë autor të ndëshkuar. Por me kërkesën e prokurorisë rriten shpresat që hetimi i tyre mund të sjellë dhe ndëshkimin e drejtuesve.

Qeveria e asaj kohe drejtohej nga Sali Berisha dhe të shumtë janë ata që e bëjnë përgjegjës. Gazeta ka mësuar detaje të reja nga kërkesa e policisë dhe nëse prokuroria i shkon deri në fund, mund të ketë zhvillime të forta. Rikthimi te vrasja e Faik Myrtajt do të sjellë dhe rihapjen e dosjeve që solli FBI, 9 vite më parë.

Kur ndodhi vrasja, u kërkua ndihma e FBI për të bërë ekspertime, por që më pas ndikimi politik bëri që këto ekspertime të mos merren për bazë. Në kërkesën e saj policia ka kërkuar: Të bëhet riekspertimi hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes për vrasjen e shtetasve Aleks Nika dhe Hekuran Deda si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, Llia Qesko dhe Ilia Papa; Të bëhet riekspertimi i predhës së gjetur dhe sekuestruar në trupin e viktimës Aleks Nika, kjo duke i kërkuar Institutit të Policisë Shkencore nëse skena dhe teknika kriminalistike ekzaminuese ka përparuar.

Angazhimi ndërkombëtar

Në të dhënat që FBI ka sjellë në Tiranë në atë kohë, ka pasur ekspertime dhe për vrasjet e Nikës dhe Dedës. Sipas ekspertizës së kryer nga FBI më 5 janar 2012, predhat që kanë vrarë demonstruesit Ziver Veizi dhe Aleks Nika, kanë peshë dhe kalibër të njëjtë, por nuk mund të thuhet se ato janë të njëjta.

“Predhat në fjalë janë të kalibrit 9 mm, kanë peshë 8 gramë, janë qitur nga armë me gjashtë vjaska, por për të konkluduar nëse janë qitur nga e njëjta armë, është e nevojshme që të kryhen verifikime mikroskopike”, ka thënë FBI. Agjentët amerikanë kanë dhënë dhe udhëzime se si duhet të veprohet në këtë rast. Sipas informacioneve pritet që nga organi i akuzës të shihen sugjerimet e FBI dhe zbulimet e saj për të shkuar te një akt ekspertimi i ri.

Policia ka kërkuar sërish angazhimin e ndërkombëtarëve. Në kërkesë ajo kërkon që të jenë të huajt ata të cilët të bëjnë procesin e ekspertimit, pra njësoj siç bëri FBI. “Të kërkohet me anë të shkresës zyrtare IPSH Tiranë nëse ka laborator për ekzaminime kriminalistike në vendet e BE-së dhe jashtë saj në gjendje të ekzaminojë predhën e nxjerrë nga trupi i Aleks Nikës”, thuhet në kërkesë. Një tjetër element që ka të bëjë me FBI është se kërkohet rishikimi i të dhënave të kapura nga pamjet filmike. FBI në atë kohë bëri dhe një ekspertim të serverit të kamerave të Kryeministrisë, i cili u fshi pas ngjarjes.

“Të bëhet rikëqyrja e pamjeve filmike të tubimit të datës 21.01.2011 duke u fokusuar konkretisht në vrasjen e shtetasve Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Herald Bisha, Ates Dybeli, Lia Qeko dhe Ilia Papa”, ka kërkuar policia. Po ashtu pritet të sigurohen dëshmi të reja. Plani është që të pyeten të gjithë oficerët e Gardës që kanë qenë të pranishëm aty dhe efektivë policie apo personel tjetër. Po ashtu pritet të pyeten të plagosurit dhe individë që kanë dijeni. Topi tani është në portën e prokurorisë dhe e vendos ajo nëse do të kemi një rihetim të “21 Janarit”.

microsoft lizenz kaufen