osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Romano Prodi: Evropa është shumë vonë me zgjerimin, Shqipëria gjithmonë e ka pasur vendin në BE

Romano Prodi: Evropa është shumë vonë me zgjerimin, Shqipëria gjithmonë e ka pasur vendin në BE

Për ish-kryeministrin italian dhe ndër figurat e spikatura të politikës në vendin fqinj, Romano Prodi, Evropa është vonuar së tepërmi me çështjen e zgjerimit, teksa ai përshkruan se nuk ka as dyshimin më të vogël se Shqipëria i ka përkitur gjithmonë Bashkimit Evropian.

Gjatë një interviste në mediat italiane, Prodi ka folur edhe për zgjerimin e Unionit dhe mënyrën se si po veprohet sot, ku është jetësore sipas tij që të reflektohet një paqe e brendshme për këtë çështje.

Më pas, duhen marrë parasysh edhe zgjedhjet brenda BE-së.

Prodi gjithsesi kujton vitet e tij të rinisë në Universitet, duke sjellë një paralele asimetrike mes asaj që njihej si “Kufiri i Goricës” në Slloveni dhe ku një tel me gjemba e ndante botën “evropiane” nga ajo lindore.

Mirëpo, në vitin 2004, kjo rrjetë gjembaçe ra dhe Prodi po ashtu e kujton festën e tij për aderimin e Sllovenisë asokohe në BE.

Mandej, reflekton mbi Ballkanin Perëndimor, si për të sjellë një paradigmë të asaj që mund të pasqyrohet sot me modelin që BE-ja po ndjek.

“Unë gjithmonë kam besuar se ish-Jugosllavia dhe Shqipëria ishin pjesë e Evropës,” shtoi Prodi, duke folur për zgjerimin, “ne jemi shumë vonë për shkak të vonesave në negociatat e shkaktuara nga Franca me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Është një proces që duhet të shkojë. Nuk ka asnjë pengesë, pasi këto vende nuk kanë një peshë kaq të madhe ekonomike për të krijuar shqetësime apo probleme. Sigurisht që ato duhet të shoqërohen me një ndryshim në institucionet evropiane, por kjo duhet të ishte bërë me zgjerimin e vitit 2004 dhe nuk ndodhi”.

Me situatën e sotme të krijuar gjithsesi, duke përmendur luftën në Ukrainë dhe atë në Gaza, Prodi e thekson se është bërë shumë e rëndësishme që mesazhi i përbashkimit të shpërndahet, duke synuar një paqe të gjerë.

Sipas tij, ka ardhur koha të tregohet se bota mund të ndryshojë dhe jo vetëm për keq, por edhe për mirë.

“Sot, është simbolikisht jetike të tregohet se si BE-ja ka krijuar paqe brenda saj. Më pas shkojmë në zgjedhjet evropiane”, përmbylli ai.