osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Rruga e përjashtimit të Berishës nga krijesa e tij: Nga përçarjet e hershme në PD, tek vendimi i Bashës

Rruga e përjashtimit të Berishës nga krijesa e tij: Nga përçarjet e hershme në PD, tek vendimi i Bashës

Nga “rrugica e Salës”, automjeti i Sali Berishës përshkoi rrugën e Elbasanit, kaloi pak metra larg selisë së PD-së, për të ndaluar në sheshin para portës së parlamentit rreth orës 10:00 të datës 10 shtator 2021.

Ish kryetarin e Partisë Demokratike e prisnin mbështetësit e tij me brohoritje, “rroftë Sali Berisha… “poshtë Lulzim Basha”.

Mblidhej seanca e parë parlamentare pas zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa Berisha nuk është më pjesë e grupit parlamentar të PD-së. Basha e kishte shpallur vendimin për përjashtimin e Berishës një ditë para seancës. Berisha përjashtohet për shkak se është shpallur person “Non Grata” në SHBA.

Për disa minuta, makina e Berishës qëndroi e rrethuar nga militantët që ishin aty për të shprehur në gjithfarëlloj mënyre, besnikërinë e tyre në këtë momente të vështirë për të. Pak metra më larg, e presin tre deputetë demokratë që kanë zgjedhur t’i qëndrojnë besnikë.

Është hera e parë që në nisje të mandatit të ri, Berisha ecën përmes një rruge të ndryshme me atë të PD-së.

Lulzim Basha kishte dalë ndërkohë nga selia e PD-së, i shoqëruar nga deputeti i Shkodrës Zef Hila. Pas tyre deputetë të tjerë demokrat. Te porta i priste zemërimi i militantëve të Berishës.
Basha me deputetët PD-së ndoqën rrugën përmes kalasë së Tiranës, për të dalë në pedonale, anash selisë së vjetër të PD-së.

Siç duket, Basha dhe deputetët e tij kanë ndryshuar gjithashtu rrugën e zakonshme drejt Parlamentit. Dera e dikurshme, ajo ndërmjet kuvendit dhe selisë së PD-së, ku kalonin për të hyrë në seancë plenare, është tashmë e mbyllur. Kjo derë u kyç gjatë kohës që opozita braktisi parlamentin duke djegur mandatet.

Kështu, Basha u shfaq nga ana tjetër, hyrja në të majtë të godinës së parlamentit nën vëmendjen e shtuar të medias. Rruga e demokratëve nuk është më rruga e Sali Berishës.

Duhet të ketë qenë shumë e hidhur shija që i la pas kjo deklaratë Sali Berishës. As në ëndrrën e tij më të keqe nuk do ta kishte besuar, se do të vinte një ditë si kjo, kur përmes ekranit të televizionit të dëgjojë tek përjashtohet nga krijesa e tij.

Nuk e kishte provuar kurrë mbi vete largimin nga një grupim politik, edhe pse kishte qenë ideatori dhe vendimmarrësi për të përjashtuar nga radhët e demokratëve, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë kohë pas kohe.

E kishin nisur si të barabartë rrugën e politikës në një Shqipëri që po dilte nga dhuna gjysmëshekullore e diktaturës komuniste.

Berisha spikati ndër intelektualë të tjerë të lëvizjes demokratike për tu kthyer në liderin e admiruar nga shumica e shqiptarëve edhe me fuqinë e mbështetjes së padiskutueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ishte koha e sloganit “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Por rruga do të ishte shumë e vështirë. Por do të kuptohej shpejt se demokracia nuk ishte thjeshtë një sistem i ri që mund të aplikohej duke kopjuar ligjet e perëndimit. Duhej pikësëpari hedhja e themeleve të një shoqërie me kulture demokratike e modelit perëndimor. Do të duhej të niste me demokracinë brenda partive dhe kjo pritej pikësëpari nga demokratët. Por në fakt nuk ndodhi sepse qysh në ditët e para të mit, kishin lindur mosmarrëveshjet e aty u pa qartë se do të dominonte lufta për pushtet në vend të demokracisë.

“Ky diskutim është esencial…”

“Shumë dakord me ty, vetëm një gjë ta dish mirë, se sot humbasim shumë kapital politik”

I gjejmë gjurmët e debatit ndërmjet grupeve në PD në gjashtë muaj e parë të mit. Në prill të vitit 1991, kur PD drejtohej ende nga komisioni nismëtar i kryesuar nga Berisha, u miratua një rregullore e brendshme ku flitej pikërisht për mosmarrëveshjet mes themeluesve. Në të njëjtën rregullore një pikë tjetër fliste për përjashtimin e mundësisë së fraksioneve në PD..

Gjatë vitit 1991-1992 janë disa momentet ku duket ndarja në grupe kundërshtare të themelueseve të PD-së, që nis të bëhet e dukshme në publik me dorëheqjen e detyruar të Neritan Cekës nga angazhimet në krye të grupit parlamentar e në forumet e partisë. Çarja e themeluesve vazhdoi me të tjera ngjarje ndërsa rregullorja e brendshme e propozuar nga Berisha dhe e miratuar me unanimitet, u harrua.

Do të vinte një moment kur njëri prej themeluesve, Arben Imami do ti referohej pikërisht kësaj rezolute për të kërkuar reflektimin e Berishës.

“Është pikërisht Partia Demokratike që futi në kulturën politike dialogun, mundësinë që njerëzit të flasin, të dialogojnë, që njerëzit të japin fakte, argumente. Ndoshta një pakicë 5% apo 10% mund ta ndryshojë mendimin e shumicës, kjo do të ishte gjithmonë pozitive dhe jo negative. Nga ky qëllim u nisëm për të shkruar këtë mocion. Për këtë i kërkuam kryetarit të partisë të bëhej një mbledhje e kryesisë përpara se të mblidhej Këshilli Kombëtar dhe kështu vinim me një mendim të përbashkët në Këshillin Kombëtar… U tha se nuk ka kohë etj… Ndërkohë në datën 4 sulmohem në “RD” për pasivitet në fushatë, etj etj.” deklaroi Imami.

Është konferenca e jashtëzakonshme e PD-së në gusht të vitit 1992, pas fitores në zgjedhjet e 22 marsit të atij vitit.

Arben Imami, Gramoz Pashko, preç zogaj, Arben Demeti, Edmond Trako, Ritvan Peshkëpia, Perikli Teta, Shahin Kadare e të tjerë kishin paraqitur në këshillin kombëtar një mocion për debat për qeverisjen.

“Mund t’i bëj një vërejtje Presidentit si ish-kryetar i partisë dhe kjo është krejt normale. Unë mendoj se këto nuk janë diferenca të cilat na ndajnë përfundimisht. Unë do të thoja që nuk është sulmuar Partia Demokratike, përkundrazi e kemi shtruar në Këshillin Kombëtar dhe të nesërmen jemi sulmuar në “RD” me platformën “si pseudodemokratët të tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë, social-komunistët”, etj. Në këtë moment sigurisht përpara elektoratit je i detyruar të japësh …”tha Imami.

Ajo konferencë ishte mbledhur për të përjashtuar ata që kishin hartuar një mocion për debat lidhur me reformat e qeverisjes së PD-së që sapo kishte nisur.

Nuk ishte fjala për personazhe periferike të PD-së por për themelues si Gramoz Pashko, Arben Imami, Arben Demeti, Preç Zogaj, e të tjerë.

“Sot po ju them ju shkoni në partinë tuaj, e gëzofshi përgjithmonë. S’keni punë me ne.” tha Berisha.

“Këta të moderuar, hipokritë dhe kameleonë.. këta janë ekstremistë të majtë… morali i tyre është Marksizëm- Leninizmi.. morali i tyre është e shkuara e zezë.. ata s’kanë asgjë të përbashkët me demokracinë…

Ta dijë mirë se ai s’është i denjë për këtë sallë, s’është i denjë për grupin e deputetëve… s’është i denjë për këtë punë…

Por asnjëherë nuk do t’ju quaj kush tradhtarë…personalisht në kokën time këto nocione i rezervoj për raste tepër të jashtëzakonshme… sot do ju themi ju: shkoni në partinë tuaj … e gëzofshi përgjithmonë… s’keni punë me ne…”tha Berisha.

Do ti përgjigjej aty për aty Arben Imami, por kthimi i historisë së afërt si argument për ta kundërshtuar liderin, u mbyt nga zhurma e brohoritjeve mbështetëse për Berishën.
Përpjekja e Granmoz Pashkos për t’i treguar Berishës se dielli nuk shndriste vetëm rrugën e tij, ishte e kotë sepse Pashko bashkë me të tjerë do të largoheshin atë ditë nga ajo sallë të etiketuar si “bandë armiqësore”.

“Por më duhet t’ju kujtoj se kështu siç po bëni, është fati juaj i keq që po shkruani emrat në një listë që do të mbetet në historinë e Shqipërisë si lista e atyre që votuan shkatërrimin e Partisë Demokratike, partisë së parë antikomuniste në Shqipëri. Mbi të gjitha do të jeni përgjegjësit e drejtpërdrejtë të pasojave që kjo do të sjellë. Nesër pas kësaj konference ju do të jeni para popullit me gëzimin se shpartalluat të tërë nismëtarët e PD, duke iu vënë epitetin se ishin një bandë armiqësore.

Z. Sali Berisha kisha dy fjalë me ju për mënyrën se si fole: Ti ke filluar të mendosh se ti je e vërteta, ke filluar të mendosh se ti je personifikimi i demokracisë, mendon se ti je drejtësia, mendon se ti je ylli që ndrit, se ti mund të bësh çfarë të duash” tha Pashko.

Në fund të asaj ditë të gjatë debatesh të ashpra në sallën e konferencës, kryetari i atëhershëm i PD-së Eduard Selami, do të lexonte vendimin final:

“Largohen nga kryesia e partisë zotërinjtë hartues të mocionit përfshirë edhe Zotin Pashko. Pra zotërinjtë Arben Imami, Arben Demeti, Preç Zogaj dhe Zoti Gramoz Pashko dhe t’i kërkohet Konferencës së Jashtëzakonshme të bëhet zëvendësimi i tyre. Njëkohësisht të largohen përfaqësuesit e emocionit nga Këshilli Kombëtar. Largimi është i formës së prerë, pra largohen përfundimisht nga Partia Demokratike. Jam i saktë zotëri?!”

Eduard Selami kishte pak muaj në drejtimin e PD-së. Berisha e kishte lënë formalisht rolin drejtues në parti kur u zgjodh president por ishte aktiv e vendimmarrësi kryesor në çdo zhvillim brenda PD-së. Në fjalimin e tij, Pashko paralajmëroi Selamin e të tjerë drejtues të lartë demokratë, se shpejt do ti priste i njëjti fat.

“Kam thënë se po shkojmë drejt një diktature të re. Ju sot po e sanksiononi atë diktaturë. Por mos harroni se një ditë kjo diktaturë do t’ju përfshijë edhe juve.” tha Pashko.

E megjithatë, Eduard Selami vazhdoi të lexoje vendimet e gatshme të përjashtimit pa e ditur se shumë pak kohë më vonë do të gjendej ekzaktësisht në të njëjtën pozitë, i sulmuar, I akuzuar e më pas i përjashtuar si Gramoz Pashko, Arben Imami, Preç zogaj e të tjerë. Do të ndodhte në një tjetër konferencë të jashtëzakonshme të PD-së në mars të vitit 1995.

“Nuk bëhet kështu, kjo është një lojë jashtëzakonisht e rrezikshme…Mos harroni që një destabilitet i brendshëm, një anarki e brendshme mund të jetë fatale për demokracinë.”

Pasardhësi i Selamit në krye të PD-së, u vendos Tritan Shehu, ndërsa lista e të përjashtuarve do të shtohej me Genc Rulin, Dashamir Shehin, Rexhep Ukën, Petrit Kalakulën, Tomor Dostin, Alfred Serreqin, Tomor Malasin e të tjerë. Në vitin 1997 do të përjashtohej nga grupi parlamentar edhe ish-drejtuesi i parë i PD-së Azem Hajdari.

“Do t’i drejtohem popullit për jetën time politike, për jetën time familjare, nuk më bashkon asnjë gjë me ata njerëz që shpifin”

Historia do të përsëritej dy vite më vonë, kur pas kuvendit kombëtar të PD-së do të përjashtohej Genc Pollo, edhe pse deri atëherë kishte qenë krahu i djathtë i Berishës. Bashkë me Pollon u përjashtuan disa drejtues të tjerë të PD-së, si Ylli Vejsiu, Leonard Demi, Ferdinand Xhaferri por edhe Tritan Shehu i cili kishte qenë më i rëndësishmi Ekzekutues i vendimeve të Berishës për përjashtime në PD.

“Sot pas 9 vitesh jemi përsëri në një situatë dramatike, kur disa njerëz përpiqen të përsërisin antimitingjet e Ramiz Alisë, por ka shqiptarë dhe demokratë që këtë nuk kanë për ta lejuar”
Vitet 2001-2005 është koha e bashkimit, pasi Berisha ktheu në parti shumicën e njerëzve që vetë kishte përjashtuar.

Gjatë qeverisjes pas vitit 2005, ka raste të radha përjashtimesh si rasti i ngrirjes e më pas i largimit të Spartak Ngjelës nga forumet drejtuese në PD. Disa vite më vonë Bamir Topi do të largohej nga Partia Demokratike, hatërmbetur për disa kompetenca të hequra kur ishte president, pasojë e marrëveshjes Rama-Berisha.

Në vitin 2013, kur Partia demokratike i humbi zgjedhjet, Berisha dha dorëheqje dhe në vend të tij u zgjodh Lulzim Basha. Riorganizimi I partisë do të shoqërohej me largime të rëndësishme nga radhët e forumeve drejtuese në PD.

Në valën e parë të këtij spastrimi, do të largoheshin për herë të dytë themelues si Arben Imami apo Genc Ruli. Lista e të larguarve do të shtohej me shumë prej ish-drejtuesve të rëndësishëm të PD-së, të cilët e panë papritur veten jashtë listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Do të largohej Jozefina Topalli pas një karrierë mbi 20 vjet në drejtimin e PD-së. Kur mbeti jashtë strukturave të PD-së, Majlinda Bregu tha se nuk do të pranonte kaq thjesht humbjen.
Në atë kohë kur nga PD u larguan shumica e drejtuesve demokratë ndër vite, Berisha heshti. Nuk kundërshtoi asnjë prej vendimeve të Bashës për të larguar bashkëpunëtorët e hershëm e të rinj në PD. E sqaroi edhe heshtjen e tij.

Ndërsa Berisha përbetohej se dorëheqja e tij si kryetar i PD-së ishte vendimi më i padiskutueshëm, ish-bashkëpunëtorët e tij shfaqeshin si qëndrestarë.

Por në fakt, Lulzim Basha është ende kryetar i PD-së pas katër humbjesh dërrmuese në zgjedhje parlamentare dhe vendore. Patozi është larguar me shumicën e bashkëkohësve të tij.

“Kjo nuk është partia demokratike”

Nuk është më partia demokratike e Topallit, as e Bodes, as e Imamit, as e Rulit, as e Bregut, as e Nishanit, as e Patozit, e shumë drejtuesve të PD-së në kohë të ndryshme dhe mesa duket nuk do të jetë më as partia e Sali Berishës.

Lideri historik i demokratëve ka nisur përpjekjet për rikthimin në krye të PD-së, edhe pse ishte përbetuar se asnjë force tokësore nuk do ta bënte të shkelte mbi vendimin e tij.

Një lëvizje të ngjashme politike nisi rreth 15 vite më parë ish-lideri socialist Fatos Nano. Pasi kishte dhënë dorëheqje, tentoi ti kthehet angazhimit në PS. Lëvizja e tij politike u shua shpejt dhe ngjarjet në PS rrodhën siç i kishte projektuar lideri i ri i socialistëve Edi Rama. Fatos Nano pranoi pa rezistencë rrugën e largimit nga politika, ndërsa Berisha ende po Lufton për të qëndruar protagonist.

Shumë pak prej drejtuesve apo deputetëve të PD-së janë në krah të Berishës. Mund të ketë shumë militantë që e mbështesin por Berisha ka kundër Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e kanë shpallur person të padëshiruar në vendin e tyre. Ndaj dhe përpjekja e tij për rikthim nuk është më aq e lehtë sa e herës së parë, pas ngjarjeve të vitit 1997.

Vendimi për ta lënë Berishën jashtë grupit parlamentar nuk është vetëm i Lulzim Bashës e nuk është thjeshtë një përjashtim. Me sa duket do të jetë shumë më shumë se kaq, fundi i një epoke dhe përpjekjet për një histori të re politike të së djathtës.

Nëse do të shohim në vazhdimësi një parti demokratike pa ndikimin e Berishës, do të kuptojmë më qartë përmasën e vërtetë të liderit në profilin e ardhshëm të Lulzim Bashës. Nuk do ta ketë më hijen e Berishës për të justifikuar dështimet e panumërta, gafat e vendimet e gabuara në krye të partisë për tetë vitet e fundit. As Lulzim Basha e askush tjetër nuk do të mund të abuzojë më me sloganin: Fajin e ka Saliu” /Emisioni Vetting (ABC News)