osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Safet Gjici në burg për një video, dhëndri i Berishës ngriti 19 kulla me 39 mijë euro dhe bredh i lirë

Safet Gjici në burg për një video, dhëndri i Berishës ngriti 19 kulla me 39 mijë euro dhe bredh i lirë

Dhëndri i Berishës, jo vetëm është i lirë, por përpiqet të japë mend në rrjete sociale dhe në Universitetin Bujqësor për mjedisin dhe luftën kundër korrupsionit. Ndërkaq, SPAK arrestoi ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, për një gojore dhe një projekt qensh në tentativë…

Nga Adriatik Doci

Safet Gjici në burg për një gojore, dhëndri i Berishës i lirë që ngriti 19 kulla me 39 mijë euro kursime në 27 m2 tokë që ishte shpronësuar një herë. Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, pretendon se ishte trashëgimtar i 27 m2 tokë tek ish Klubi Partizani në Tiranë.

Themi pretendon se nisur nga praktika e normuar, paraardhësit e tij janë shpronësuar nga Italia fashiste në vitin 1939. Për të gjitha pronar kufitare ekzistojnë dokumentet e shpronësimit, ndërsa për pronën në fjalë, rreth 29 mijë m2, dyshohet se janë zhdukur dokumentet.

Arkivi i Shtetit ku gjenden dokumentet e tjera, është drejtuar nga babai i Jamarbrit, me miratim të krushkut në pushtet. Por e marrim si të mirëqenë sikur dhëndri zëhollë i Berishës është trashëgimtar real i tokës.

Për ta bërë dhëndrin pronar të pronës, vjehrri i tij angazhoi qeverinë nga viti 2006 deri në vitin 2009. Kush refuzoi të firmoste, u kërcënua dhe shkarkua. Nga trashëgimtar i 27 m2 tokë, dhëndri i Berishës, mjedisori Jamarbër Malltezi ka ngritur 19 kulla, në të cilat ka 35-50 %.

Investimin me vlerë dhjetëra milionë euro e ka realizuar duke pasur vetëm 39 mijë euro kursime, pa marrë asnjë kredi, hua apo burim tjetër të dokumentuar.

Kjo dosje korrupsioni besohet se është një nga pikat më të forta të dosjes së DASH për shpalljen non grata të Sali Berishës dhe familjes së tij.

Dhëndri i Berishës, jo vetëm është i lirë, por përpiqet të japë mend në rrjete sociale dhe në Universitetin Bujqësor për mjedisin dhe luftën kundër korrupsionit. Ndërkaq, SPAK arrestoi ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, për një gojore dhe një projekt qensh në tentativë.

Prangosi ish kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe për një kanal. Arrestoi ish zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda për një arkë peshk. Arrestoi ish kreu e TVSH-së Thoma Gëllçin pa asnjë fakt penal.

Zyrtarja e Shëndetësisë Joana Duro u la në burg për 330 mijë lekë. Zyrtarë të tjerë janë në burg për një qengj, 100 mijë lekë etj. Natyrisht legjislacioni penal duhet të zbatohet edhe për korrupsionin banal. Këtu nuk ka diskutim.

Diskutimi dhe mosbesimi nis kur ligji vepron pa mëshirë ndaj korrupsionit banal, duke i bërë hije korrupsionit madhor dhe evidencave të pastrimit të parave.