osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Saimir Tahiri fillon akuzat: Kam treguar hapur emrat e gjyqtarëve të korruptuar, rikthimi në pikën zero padrejtësi, më vjen turp nga detyra që kam mbajtur

Saimir Tahiri fillon akuzat: Kam treguar hapur emrat e gjyqtarëve të korruptuar, rikthimi në pikën zero padrejtësi, më vjen turp nga detyra që kam mbajtur

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar i irrituar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rikthim në pikën zero të hetimit. Këtë vendim ish-ministri e cilësoi si padrejtësi, duke theksuar se është e pakuptimtë zvarritja e kësaj çështje për plot 3 vjet dyerve të gjykatave.

Në një deklaratë për media pas përfundimit të seancës, Tahiri tha se ishte në pritje të një vendimi final dhe të merrte një drejtim të caktuar. “Nuk e prisja, mendoja që pas thuajse 3 viteve histori do merrte një drejtim. Rikthimi në pikën zero është padrejtësi.

Mua realisht nëse ka një njeri të dytë në Shqipëri që zvarritet kështu gjykatave më vjen ndot dhe turp për detyrat që kam mbajtur, nëse ka dhe një shqiptar të dytë. Totalisht ishte e pakuptimtë për mua që kjo histori të vazhdojë 3 vjet. E kam kuptuar që çdo fjalë e imja më shumë jepet kuptim nga ju se ajo që unë dua të them. Nuk kam asnjë emocion përveç domosdoshmërisë për të shkuar përpara deri në fund.

Një gjë është e sigurt që beteja fillon nga e para. A do e çoj në Gjykatën e Lartë? Gjykata e Lartë nuk ekziston. Sot gjykata tha prokuroria nuk ka zbatuar kërkesat e ligjit për ushtrimin e ndjekjes penale, se cilat janë këto unë nuk e di para se të shoh vendimit”, tha Tahiri. Më tej ish-ministri i Brendshëm deklaroi se përballja e tij me drejtësinë si qytetar i thjeshtë ka treguar se nuk e mban pushteti, por këmbët e veta, duke theksuar se i është dedikuar maksimalisht këtij procesi pasi për të është vetë jeta.

“Unë po ju them se jam i dedikuar për këtë proces, është jeta ime, nuk është një pikë në axhendë, apo një ditë pune si gjithë të tjerat, është jeta ime dhe pa asnjë diskutim do të gjej një mënyrë që ta përball sikur duhet, si gjithmonë. Më mbajnë këmbët e mia dhe lëkura ime. Ia ka vlejtur të përballem si qytetar, jo si ata vemjet më parë që janë përballur si pushtetarë. Këmbët e mia më mbajnë edhe pa pushtet. Mirë se të vijnë kushdo. Po e pashë të arsyeshme as më shkon ndërmend t’i shkoj me gjykim të shkurtuar këtij procesi, me gjykim të zakonshëm, prova, dëshmitarë, lista punësh dhe rezultatesh”, tha Tahiri.

Denoncimi i gjyqtarëve

Më tej, Tahiri u shpreh se kur ai ka qenë në krye të Ministrisë së Brendshme ka bërë transparente çdo gjë, ku theksoi se çdo javë ai i drejtonte Presidentit të Republikës emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Më tej, ish-ministri garantoi sërish se është i pafajshëm dhe se për të provuar pafajësinë ka dorëzuar mandatin e deputetit duke u përballur në dyert e prokurorisë si një qytetar i thjeshtë.

“Unë si ministër i Brendshëm çdo javë i drejtoja presidentit emra gjyqtarësh dhe prokurorësh, e bëja publikisht duke i denoncuar, siç kam qenë i hapur dhe i drejtpërdrejtë në politikë. Asnjë lloj kompromisi me çdo kënd nuk kam bërë, as nuk do të bëj, i lirë apo jo me kërkënd. Të njëjtët janë, në veting janë. Nuk kam asnjë opinion për këtë, mua më intereson drejtësia, pa asnjë diskutim kam bërë gabime. U jap të drejtë atyre që thonë ky s’futet në burg, futet ai që bën ndërtime pa leje, ju garantoj se nuk kam bërë asnjë faj, kurrë nuk kam bërë faj.

Meqë prokuroria më akuzoi e kam ndjekur këtë proces me përgjegjësinë maksimale, duke ikur edhe nga deputetllëku si qytetar, normal. Këmbët e mija më mbajnë edhe pa qenë deputet”, u shpreh ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.