osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Saliu po harxhon miliona për foltoren dhe gjyqin “non grata”, Shkëlzeni e Mediu për gjyqin e Gërdecit

Saliu po harxhon miliona për foltoren dhe gjyqin “non grata”, Shkëlzeni e Mediu për gjyqin e Gërdecit

SHBA ka skeduar pasuritë “perandorake” të familjes mafioze presidenciale/ Këto miliona që po i bëjnë avokati, gjyqe e lobime për të shpëtuar lëkurën dhe pasuritë e shumta, i kanë të vjedhura gjatë pushtetit nga pazaret korruptive, siç ishte pazari me Rezart Taçin e ARMO-s dhe me Mihal Delijorgjin e Gërdecit, por dhe me biznese pas pushtetit, në ndërtim kullash e resortesh mbi troje të grabitura me vendime qeverie nga kapobanda ish-kryeministër

Tre personazhe nga bota e krimit dhe korrupsionit qeveritar në Shqipëri, nuk e kishin menduar kurrë, se drejtësia e vjetër që e kishin “nën këmbë”, do përmbysej dhe një pjesë nga miliardat e vjedhura, do t’i shpenzonin për t’i shpëtuar drejtësisë së re.

Shefi i kësaj tresheje është Sali Berisha, mafiozi i shpallur “non grata” familjarisht, akuzuar se gjatë pushtetit si kryeministër, ka cënuar projektet e SHBA për stabilitetin, ka bërë korrupsion me familjarët e aleatët qeverisës dhe ka penguar drejtësinë, për të hetuar krimet e tij.

Një ditë pasi u shpall “non grata” dhe pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar e “de facto” nga PD, Sali Berisha ka nisur një lëvizje vetë-mbrojtëse me emrin “Foltore”, me të cilën do t’i shpëtojë drejtësisë amerikane e asaj shqiptare.

Për këtë përpëlitje e jargavitje anti-SHBA, krye-krimineli e krye-hajduti Sali Berisha, po harxhon “thasë” me miliona, nga miliardat që ka vjedhur te firmat piramidale, në privatizime, përfitim të pasurive publike dhe me ryshfete për koncesionet e tenderët.

Sipas tarifave të publikuara, Sali Berisha ka paguar 1 milionë Euro kapar, vetëm pagesën e avokatit francez Jean Yves Le Borgne, si procedurë për të bërë regjistrimin e Kërkesë-Padisë.

Por shpenzimi do vazhdojë me 2 milionë Euro të tjera, që janë pagesë e orëve të punës së avokatit dhe ekipit të juristëve e ekspertëve të tij, si dhe fatura zyrtare 500 mijë Euro, që Gjykata e Parisit e merr për kosto shërbimi ndaj çdo klienti të huaj, qysh në momentin që i regjistron Akt-Padinë në sekretari.

Deri tani, Sali Berisha ka bërë 20 foltore, për të cilat ka harxhuar miliona lekë për qira sallash, foni, postera, transport, qirasje, ushqim e pagesa militantësh që shkojnë e brohorasin, ndërkohë që ka harxhuar miliona lekë karburant për makina e tij e autokolonat që e shoqërojnë.

Faturë e lartë financiare për sallën dhe shërbimin e transmetimit, do jetë dhe foltorja digjitale “Live” sa për show progandistik, që Sali Berisha do bëjë më 5 dhjetor me 200 emigrantë në New Jersey, New York, Pennsylvania, Connenticut, ku dhe pagesat e pjesëmarrjes do jenë në USD.

Shpenzime të shumta, Sali Berisha ka bërë për shkrime e kronika mediatike mbështetëse, dhe lobime politike me e pa ndikim, që shërbejnë vetëm si “tollumbace e shashka” sa për të marrë thasët me miliona, nga viktima në hall, siç është Sali Berisha me vendimin “non grata”.

Për të shpëtuar nga prangat për Gërdecin, miliona ka dhënë dhe Fatmir Mediu, duke paguar në kupolën e drejtësisë së Llallës e Gjin Gjonit dhe te sekserë e lobues mafiozë në SHBA.

Pas 13 vitesh siguri nga Berisha, Meta e Rama prej 8 vitesh në pushtet, Fatmir Mediu ka bërë gati “thasët” e tjerë me miliona, për ta ri-mbyllur përsëri dosjen “Gërdeci”.

Por tani, procesi po bëhet nga SPAK e Gjykata Speciale dhe po mbikëqyret nga SHBA; jo si më parë nga KLD me drejtues Topin, Nishanin e Metën dhe me prokurori e gjykata të llojit Llalla, Gina, Beçaj, Zanganjori, Tusha, Alaudin Malaj, Fatmira Hajdari e Bashkim Dedja.

Vetëm për gjyqin e humbur me gazetarin amerikan Lawson në Florida për Gërdecin, “sy-peshkaqeni” Shkëlzen Berisha pagoi 1.2 milionë USD faturë gjykate, përveç 3 milionë Euro avokatë, ekspertë, lobime për të fituar gjyqin e kosto të tjera që kanë proceset me të huaj.

Miliona lekë pagoi Shkëlzen Berisha, dhe për të shpëtuar nga komisioni hetimor parlamentar e nga prangat, lidhur me aferën, për të cilat iu provua me fatura bankare e dëshmi, se i kishte marrë nga “CEZ” me ndërmjetësim sekserësh e vartës të babait kryeministër.

Këto miliona që po i bëjnë avokati, gjyqe e lobime për të shpëtuar nga prangat dhe mbrojtur pasuritë e shumta, i kanë të vjedhura nga pazaret korruptive gjatë pushtetit. Siç ishte pazari me Taçin e ARMO-s dhe biznesi vrasës i Gërdecit me Delijorgjin, por dhe pas pushtetit, me ndërtim kullash në troje të grabitura me vendime nga kapobanda ish-kryeministër.

Miliona ka nisur të harxhojë dhe Ilir Meta, me lobime në qarqet e errëta ruso-greke në SHBA, për t’u hequr nga lista e zezë “non grata”, por po lobon dhe në Shqipëri, për t’i shpëtuar prangave e sekuestrimit tw pasurive “perandorake” që ka vjedhur në 30 vite./Pamfleti