osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

SHBA, Palmer: Ligji zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e ODIHR. Zbatojeni më 25 prill. Shqipëria e ka merituar BE-në

SHBA, Palmer: Ligji zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e ODIHR. Zbatojeni më 25 prill. Shqipëria e ka merituar BE-në

30 vjet pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Amerikë-Shqipëri, zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit dhe përfaqësuesi i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer vlerëson se ka ende shumë punë për të bërë në rrugëtimin e demokracisë dhe zgjedhjet e 25 prillit duhet të jenë një garanci e mirë në këtë drejtim.

“Ne u ndjemë shumë të kënaqur që pamë parlamentin shqiptar të miratonte legjislacionin, në përputhje me rekomandimet e ODIHR për reformën zgjedhore. Ne duam të shohim që legjislacioni i ri të vihet në zbatim dhe që zgjedhjet e prillit të kryhen në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare”, tha Palmer!

Gjatë intervistës për “Zërin e Amerikës”, Mattheë Palmer vuri theksin tek reforma në drejtësi duke vlerësuar përparimin e bërë deri më tani.

“Kemi kuorum për Gjykatën Kushtetuese, e cila është formuar; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje, kanë filluar të trajtohen çështjet e prapambetura, procesi i verifikimit po funksionon. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të punuar me partnerët tanë shqiptarë që reforma gjyqësore të mos e humbasë forcën dhe që përparimi i bërë të vazhdojë, të vazhdojë prirja e deritanishme.”

Mattheë Palmer gjithashtu garantoi se qasja e SHBA ndaj Ballkanit Perëndimor, nuk ka ndryshuar dhe shtoi se administrata Biden-Harris është e angazhuar fort për të mbështetur demokracinë, reformën në drejtësi, transparencën dhe sundimin e ligjit.

“Për Shqipërinë, mendoj se ajo ku do të përqendrohemi është të bëjmë gjithçka mundemi për të ndihmuar vendin të ecë përpara në rrugën e tij europiane.

Do të dëshironim shumë të shihnim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, mendojmë se kjo është diçka që Tirana e ka merituar, Shkupi gjithashtu. Do të dëshironim që Bashkimi Europian ta mbajë premtimin.”

Duke i’u referuar të ashtuquajturës diplomaci vaksinash të ndjekur nga Kina dhe Rusia në Ballkan, zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit u shpreh se Covax do të sigurojë më së miri shpërndarjen e drejtë të furnizimit me vaksina në të gjithë botën.