osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Shefja e ONM shuplakë Metës dhe lehsave pas tij kundër Reformës në Drejtësi: “Do shohim njerëzit në b.urg dhe asetet e k.rimit që sekuestrohen”

Shefja e ONM shuplakë Metës dhe lehsave pas tij kundër Reformës në Drejtësi: “Do shohim njerëzit në b.urg dhe asetet e k.rimit që sekuestrohen”

Shefja e misionit të ONM-së në Tiranë, Genoveva Ruz Calavera, ka hedhur poshtë me një fjali të gjitha pretendimet e presidentit Meta, i cili kohët e fundit reformën në Drejtësi e ka etiketuar si “Ramaformë”. Nga Samiti i Poznanit në Poloni, shefja e misionit të ONM-së në Tiranë, Calavera ka vënë theksin se deri më tani puna po ecën në drejtimin e duhur dhe Shqipëria më në fund do të ketë organe gjyqësore të pavarura.

“Kjo ka për të qenë thelbësore: të keni një shtet ligjor funksional, të keni një sistem gjyqësor të pavarur. Nuk është më një çështje e negociueshme. Ne duhet të nxëmë nga mësimet tona. Prandaj jam shumë e lumtur që për shkak të popullit shqiptar dhe jo për shkak të politikanëve, për shkak të qytetarëve, ky ndryshim dramatik ka nisur në Shqipëri. Sepse kjo do të thotë që me këtë proces, që unë besoj se po shkon në drejtimin e duhur, ne do të kemi një gjyqësor të pavarur, Shqipëria do të arrijë në një pozicion fantastik, për të kapur kohën e humbur deri tani. Çdo vend duhet të gjejë mënyrën për të reformuar gjyqësorin. Nuk është e thënë që të jetë kaq dramatike sa e Shqipërisë, sepse problematika nuk është e njëjtë për çdo vend, por ju duhet të gjeni një mënyrë për të bërë reformën”, deklaroi Calavera.

Reforma në Drejtësi, është një nga fjalët kyçe që po përdoret më së shumti nga të gjitha palët politike, përfshirë këtu edhe presidentit në një kohë kur vendi ndodhet në një krizë politike dhe në pritje të një rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave me BE-së. Calavera ka vënë theksit se rezultatet do të jenë një pikë e rëndësishme që do të ndihmojë për dhënien e dritës jeshile nga BE, e ndërsa shtoi se në kohën kur sistemi në Shqipëri po tronditet, të gjithë politikanët do ta kuptojnë vlerën që ka respektimi dhe mbështetja e kësaj reforme.

“Këtë herë kur ne negociojmë anëtarësimin, ne kërkojmë një historik treguesish. Kjo do të thotë që ne duam të shohim që ligjet të zbatohen, duam të shohim njerëzit në burg, asetet e krimit të sekuestrohen dhe ne duam të kemi mjaftueshëm fakte/prova, jo vetëm ligje, për të demonstruar që sistemi është i konsoliduar. Vetëm mund të shpresoj që në Shqipëri, kur sistemi po tronditet, të gjithë politikanët ta kuptojnë vlerën e që ka respektimi dhe mbështetja e kësaj reforme”, u shpreh shefja e ONM-së.