osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Sherr me grushte gjatë votimit në Kamëz? Të dhunuarit dalin nga spitali pa bërë një denoncim

Sherr me grushte gjatë votimit në Kamëz? Të dhunuarit dalin nga spitali pa bërë një denoncim

Burime për Shqiptarja.com tregojnë se gjatë votimeve për kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në Kamëz ka pasur një sherr, ku mbetën të plagosur lehtë dy persona.

Sipas informacioneve në spitalin Ushtarak kanë shkuar të dëmtuar me sende të forta Jetmir Prençi dhe Darvin Zalla, të cilët janë zënë me Lorik Bajën, i cili mendohet të jetë mbështetës i Xhelal Mziut. Më pas ata kanë dalë nga spitali pa bërë një denoncim.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se dy anëtarët e PD-së janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas janë parë nën shoqërinë e ish-kryebashkiakut Xhelal Mziu. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Xhelal Mziu e ka mohuar që të ketë ndodhur ky sherr. Mesa duket anëtarët e PD-së kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Mziun dhe kanë lënë pas sherrin e ndodhur, pa pasoja të rënda.

Shqiptarja.com kontaktoi me babain e Jetmirit, Shemsi Prençin, i cili mohoi që djali i tij të jetë përfshirë në një sherr dhe të jetë dhunuar.

Për ish-kryebashkiakun Xhelal Mziu votuan kundër 268 demokratë, por duheshin 635 vota për ta s’kualifikuar.