osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Shkarkohet “banda” e Delina Ibrahimit në Tatime. Ikin dy nëndrejtorët e shumë nga Hetimi Tatimor

Shkarkohet “banda” e Delina Ibrahimit në Tatime. Ikin dy nëndrejtorët e shumë nga Hetimi Tatimor

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është përfshirë nga disa “lëvizje tektonike”, pasi Delia Ibrahimi u largua nga drejtimi i kësaj strukture për t’u emëruar në postin e Ministres së Financave.

Mësohet se dy zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm kanë dhënë dorëheqjen së fundmi.

Dy ish-zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm njiheshin si njerëz të afërt të ish-drejtueses Ibrahimi, gjatë kohës që kishin punuar në zyrat e Institutit të Statistikave (INSTAT).

Përveç dy nëndrejtorëve të përgjithshëm, mësohet se ka dhënë dorëheqjen edhe Romeo Shehu, drejtor i një strukture brenda Drejtorisë së Tatimeve dhe njëkohësisht familjar i një biznesmeni të fuqishëm shumë pranë kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu, “Boldnews.al” mëson se është shkarkuar drejtori i Hetimit Tatimor të Tiranës, Dritan Boçi, për shkak të problematikave të mëdha të konstatuara në ushtrimin e funksioneve të kësaj strukture, si edhe dyshimeve të forta për abuzime.

Së bashku me Boçin janë shkarkuar edhe të paktën 13 inspektorë të Hetimit Tatimor, pasi më herët nuk kanë pranuar të japin dorëheqjen.

Këto lëvizje vijnë në një kohë kur drejtuesit e Hetimit Tatimor janë akuzuar shpesh publikisht, por edhe zyrtarisht, për përfshirje në veprimtari korruptive dhe “gjobvënie” ndaj bizneseve të shumta në Tiranë, por edhe në qytete të tjera.

LEXO EDHE Albana Vokshi zbardh telefonatën me Bashën dhe tregon pse zgjodhi ‘Foltoren’
Me dhjetra denoncime kanë mbërritur në zyrat e Prokurorisë dhe të strukturave përkatëse qeveritare, megjithëse ndaj tyre nuk rezulton, të paktën publikisht, të ketë pasur ose të ketë nisur ndonjë hetim penal.

Pak kohë më parë, një prej inspektorëve të Hetimit Tatimor të Tiranës, i njohur edhe si një prej njerëzve më të afërt të drejtorit Boçi, u arrestua pasi rezultoi se i kishte marrë 5 mijë euro një biznesi për të mos e penalizuar.

Akuza të ngjashme ka pasur shpesh në hapësirën mediatike dhe publike. Shumë prej atyre që e konsiderojnë veten të penalizuar padrejtësisht nga këta zyrtarë, i kanë quajtur me ironi “banda e Delina Ibrahimit”, pasi pretendohet se gëzonin mbështetjen e saj të plotë, pavarësisht problematikave që shkaktonin.

Megjithatë, lëvizjet e fundit në kupolën e Tatimeve dhe, sidomos largimet e njerëzve që kanë ndarë pushtetin me Delina Ibrahimin, mund t’i hapin rrugë procedimeve penale ndaj këtyre zyrtarëve, të shumë-akuzuar publikisht nga pronarë të bizneseve të ndryshme.