osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Shkëmbyesit” e rinj të territorit me… Shqipërinë

“Shkëmbyesit” e rinj të  territorit me… Shqipërinë

Nga Mero Baze

Fushata elektorale në Kosovë po i shmanget debatit kryesor, i cili mban larg Kosovën në procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe antarësim në OKB, e që ka të bëjë me marrëveshjen me Serbinë.

E njëjta gjë ndodhi dhe në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019. Atëhere pretendentët për kryeministër, që ishin së paku tre kandidatë, refuzuan të flasin për marrëveshjen me Serbinë, edhe pse kishin shkuar në zgjedhje pikërisht pas një fushate patetike me “armiq e tradhëtarë”, lidhur me marrëveshjen me Serbinë.

Në atë kohë ishte në mode të akuzohej Hashim Thaçi, se së bashku me Vuçiqin, po shkëmbenin territore mes Kosovës dhe Serbisë, për të arritur marrëveshjen dhe njohjen reciproke.

Shkëmbimit të territoreve i trembeshin shumë faktorë politik ndërkombëtarë, për shkak të efektit zinxhir, dhe kishin plotësisht të drejtë.

Por interesante ishte se në të njëjtën kohë, Albin Kurti mësyu në zyrë të Sali Berishës e Ilir Metës, kundër “shkëmbimit të territoreve”, dhe kishte tezë bashkimin kombëtar me Shqipërinë, pra ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Nëse kërkon të ndryshosh kufijtë e Kosovës e të bashkohesh me Shqipërinë, duhet të pranosh ose me paqe, ose me gjak, se do ndryshojnë kufijtë e Kosovës me Serbinë. Çdo gjë tjetër është hipokrizi, çka Kurti e ka profesion.

Të njëjtin refren tanimë ka nisur ta cicërojë dhe Ramush Haradinaj.

Dakord, e kuptojmë që janë broçkulla fushatash elektorale, por duhet të jemi seriozë në një pikë. Para se të flasim për bashkimin me Shqipërinë, duhet të flasim për marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë, që po e kërkon gjithë bota.

Për atë duhet të votohet më 14 shkurt nga shqiptarët dhe duhet të marrin mandat prej tyre. Pasi të zgjidhin çështjen me Serbinë dhe serbët, gjërat me Shqipërinë rregullohen lehtë, nuk ka nevojë të fryjnë gjoksin.

Para se shqiptarët të votojnë më 14 shkurt, duhet të dinë qartë se çfarë mendon Albin Kurti si favorit për kryeministër, për marrëveshjen me Serbinë, a mendon se “thikat amerikane janë akoma të mprehura për t’iu ngulur Kosovës në shpinë?”

Është e pamoralshme që në dy fushata elektorale, problemi i vetëm që rrëzon e ngre qeveri në Kosovë, nuk përmendet vetëm në fushatë elektorale, dhe sapo fushata përfundon, fillon retorika e akuzave për tradhtarë e patriotë.

Edhe kështu, shumica e gjërave që u premtojnë shqiptarëve gënjeshtra janë, kështu që mund t’i gënjeni dhe për këtë punën e marrëveshjes me Serbinë.

Por së paku merrni guximin ta thoni qartë se çfarë qëndrimi do mbroni, pastaj bjerini gjoksit se do bashkoheni me Shqipërinë.

Se kjo e dyta e thënë si kërcënim dhe rrahje gjoksi, ose akoma më keq, si kauzë politike e ndonjë politikani të pashpresë, vetëm sa e bën Serbinë më të favorizuar në tryeza bisedimesh.

Dhe akoma më keq, vetëm sa ngjall frikë se këtë radhë “Milosheviçi” i rajonit do jetë një shqiptar.