osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Shpërndarja e vaksinave nga ana e Serbisë s’është aq dashamirëse sa duket

Shpërndarja e vaksinave nga ana e Serbisë s’është aq dashamirëse sa duket

Pas bujarisë së Beogradit në shpërndarjen e dozave të vaksinës për Covid-19 për njerëz nga i gjithë rajoni qëndron një ambicie kokëfortë për ta vendosur Serbinë si fuqinë kryesore të rajonit.

Nga Jasmin Mujanovic

Qeveria e Serbisë ka marrë vlerësime të larta për fushatën e saj të shpërndarjes së vaksinave, veçanërisht për gatishmërinë e saj për të vaksinuar qytetarë nga shtetet fqinje dhe nga e gjithë Evropa.

Skenat e radhëve të gjata të boshnjakëve, maqedonasve, malazezëve, shqiptarëve, austriakëve dhe të tjerëve që mbërrinin në Beograd dhe Novi Sad për t’u vaksinuar kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale dhe kanë ngjallur një ndjenjë mirënjohjeje nga ata që qenë me fat dhe bënë vaksinat.

Duke pasur parasysh ritmin e ngadaltë të blerjes dhe shpërndarjes së vaksinave në pjesën më të madhe të rajonit dhe në pjesën më të madhe të BE-së, përparësia dhe bujaria e Serbisë është vlerësuar shumë.

Por mes të gjithë kësaj euforie kanë humbur disa fakte. Dhe këto, kur llogariten si duhet, krijojnë një pamje më të komplikuar sesa mund të sugjerojnë të gjitha selfie-t e atyre që u vaksinuan.

Si fillim, sasia në dukshme e bollshme e vaksinave në Serbi ka ardhur kryesisht nga dy burime: Kina dhe Rusia. Kjo është domethënëse sepse Pekini dhe Moska kanë qenë të etur ta “adoptojnë” Serbinë për ta përdorur më vonë për qëllimet e tyre.

Ndërsa vendimi i Beogradit për të hequr dorë kryesisht nga mekanizmi COVAX, i mbështetur nga OBSH-ja dhe BE-ja, për momentin, ka rezultuar një lëvizje me mend, është e dyshimtë nëse Serbia – e cila sipas Bankës Botërore ka një PBB për banorë shumë më të lartë sesa Botsvana – do të kishte qenë po aq e suksesshme pa patronazhin e hapur të Pekinit dhe Moskës.

Edhe pse kryeministrja Ana Brnabiç deklaroi në shkurt se për Serbinë, “vaksinimi nuk është një çështje gjeopolitike, por një çështje kujdesi shëndetësor”, komentet e presidentit Aleksandër Vuçiç nga marsi i vitit 2020 bëjnë të qartë se kjo nuk është plotësisht të vërtetë.

Kur Kina nisi një grup profesionistësh mjekësorë dhe një furnizim me mjete mbrojtëse për të ndihmuar në reduktimin e përhapjes së virusit në Serbi, Vuçiç e lavdëroi hapur Pekinin dhe u tregua i ashpër në sulmet e tij ndaj Bashkimit Evropian. Performanca e tij u shfaq me gëzim në mediat shtetërore kineze dhe Serbia ka mbetur që nga ajo kohë fokusi kryesor i “diplomacisë së vaksinave” të vetë Kinës.

Dhe, sigurisht, mjetet mbrojtëse dhe vaksinat janë vetëm një pjesë e gjurmëve gjithnjë e më të rëndësishme të Kinës në Serbi. Beogradi tashmë është avanposti kryesor evropian i Kinës. Si i tillë, suksesi i përdorimit të vaksinave serbe ka të bëjë shumë me ambiciet globale të Kinës.

Po kështu, duke pasur parasysh që lidhjet e Rusisë me qeverinë Vuçiçi janë të mira, nuk është habi që përveç marrjes së sasive të mëdha të vaksinës Sputnik – e cila mbetet e paautorizuar në pjesën më të madhe të BE-së, ashtu si tre llojet e vaksinave të Kinës – Serbia thuhet se po ndërton vetë vaksinën e saj të mbështetur nga Rusia. Thuhet se po ngrihet edhe një fabrikë kineze.

Një zhvillim i tillë mund ta shndërrojë Beogradin një qendër vaksinash për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në një të ardhme të parashikueshme.

Kjo është nëse vaksinat kineze ose ruse rezultojnë aq efikase sa shpresohet. Por për shkak se kemi të bëjmë me dy regjime autoritare, ka qenë e vështirë të verifikohet në mënyrë të pavarur efikasiteti i secilës vaksinë.

Vetë të dhënat nga Serbia janë kontradiktore. Pavarësisht rreth 2.4 milion banorëve që kanë marrë të paktën nga një dozë vaksine deri më sot dhe faktit që vendi ka kryer tre izolime të plota deri më sot, numri i infektimeve në Serbi është rritur gjatë 30 ditëve të fundit. Izraeli, i cili ka vaksinuar me një ritëm të ngjashëm me Serbinë, ka parë një rënie të mprehtë të rasteve gjatë së njëjtës periudhë.

Dakord, Serbia nuk është e vetmja që po shesh një rritje tjetër të infeksioneve, por shumica e shteteve ku kjo po ndodh nuk kanë pretenduar llojin progresit të vaksinimit që ka bërë Beogradi. Kjo gjithashtu e bën interesant vendimin e qeverisë për të ftuar qytetarë nga shtetet fqinje që të vijnë në Serbi.

Shqetësimi i dukshëm me ftesën e një numri të madh njerëzisht që të vijnë në Serbi është se rrezikon përshpejtimin e përhapjes së virusit. Për më tepër, nëse ideja – siç ka sugjeruar Vuçiç – është që Serbia nuk do të jetë e sigurt derisa i gjithë rajoni të vaksinohet, pse të mos dërgohen dozat e saj të tepërta në shtetet fqinje? Në fund të fundit, kjo është kryesisht mënyra se si Serbia mori vaksinat e veta.

Përgjigja është se Serbia po imiton Kinën dhe Rusinë. Duke qenë e mbështetur në vaksinimin e saj nga dy superfuqi globale, Serbia tani mund të pozicionohet si një lojtar kryesor në një rajon periferik të karakterizuar nga një korrupsion në shkallë të gjerë dhe një mosfunksionim politik.

Duke vënë në zbatim një politikë vaksinimi me dyer të hapura – në vend që të dërgojë vaksinat jashtë vendit – Vuçiç synon të çimentojë Beogradin si kryeqytet rajonal dhe qendrën e asaj që anëtarët e qeverisë së tij e kanë referuar si “Bota Serbe” (Srpski svet).

Pra, Serbia si fuqia rajonale dhe qeveria dhe presidenti i saj si qendra politike e të gjithë serbëve etnikë në të gjithë rajonin – duke përfshirë ata në shtetet fqinje. Kjo fantazi është vetë një faksimile e konceptit të Kremlinit për “Botën Ruse” (Russkiy mir).

Kjo analizë nuk ka gjasa të besohet në mesin e njerëzve të dëshpëruar në të gjithë rajonin që kërkojnë sigurinë dhe premtimin se do të vaksinohen. Dhe askush nuk duhet të fajësohet që e kërkon diçka të tillë, duke pasur parasysh problemet e dukshme me shpërndarjen e vaksinave në pjesën më të madhe të kontinentit.

Por ne nuk duhet t’i anashkalojmë faktet. Regjimi i Vuçiçit është një autokraci gjithnjë e më luftarake; synimet e tij të theksuara rajonale janë ekspansioniste; dhe ai mban një linjë të rrezikshme, revizioniste në lidhje me natyrën e shpërbërjes së Jugosllavisë.

Regjime të tilla nuk tipizohen nga bamirësia, por nga makinacionet e tyre. Dhe ashtu si pjesa më e madhe e botës demokratike ka qenë e kujdesshme ndaj diplomacisë së vaksinave të Kinës dhe Rusisë, edhe ne duhet t’i shohim me sy kritik aktivitetet e përfaqësuesve të tyre në Serbi.