osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Shpëtoni qeverinë zoti Rama! Krijoni për “dumanët” ministrinë… e tenderave

Shpëtoni qeverinë zoti Rama! Krijoni për “dumanët” ministrinë…  e tenderave

Nga Anri Bala

Vertet gjërat me drejtësinë e re po shkojnë keq e mos… më keq. Çdo tenderim e koncesion që është bërë nga administrata në qeverinë Rama, nga specialist të fushës dhe drejtues instuticionesh, po shkojnë në grupim drejt burgut… të kallëzuar me ca letra bakalli nga ish hajdutët, sot opozitarë, që tashmë kanë vite që hanë dhe dhjesin të lumtur plaçkën e grabitur gjatë viteve ne pushtet.

Asnjë dosje kriminale e mega aferave të qeverisë Berisha-Meta, që bënë masakra me tendera dhe koncensione nuk ëhtë hetuar nga ASPAK, si ai i Bechetit me Kalivaçin, CEZ-i, i shitjes së katër hidrocentraleve rentabël Bistrica 1, Bistrica 2, Ulëz dhe Shkopet, koncensionet e SAGEM, blerja skandaloze me 30 milion euro e Hotel Dajtit, ai i ngjyrosjes së karburanteve, i pullave fiskale dhe skanimit të automjeteve në doganë, dosjet kriminale të autostradës Tiranë-Elbasan, Baypass-i i Fierit që mori miliona nga motra e Fari Balliut dhe nuk u ndërtua asnjë metër dhe një pafundësi krimesh korruptive dhe skandaloze që u kanë marrë miliarda euro shqiptarëve e që duan ditë t’i numërosh.

Tani, ka vetëm dy variante të kësaj historie: i pari, që administrata e ish qeverisë Berisha Meta apo dhe ajo Rama-Meta ka qenë e “ndershme”, i dyti që janë hajdutë të specializuar dhe nuk ka ASPAK që t’i kap, sepse e kanë fshehur mirë plaçkën e tyre si qeni kockat. Nisur nga kjo logjikë, i bie që administrata e qeverisë Rama është mbushur me analfabet në çdo fushë, madje edhe në atë të fshehjes së plaçkës së vjedhur me korrupsion.

Kjo, përveç shumë angazhimeve dhe problemeve të drejtimit të vendit me të tillë bashkëpunëtor dhe nën presionin e paimagjinueshëm të drejtësisë që kërkoi… Edi Rama duhet t’i japi “dum”, jo Duman muhabetit.

Me ato që dëgjojmë nga ai… lum si ne, me ata që shikojmë… të mjerët ne! As drejtësi të barabartë për të gjithë, as administratë të aftë për të gjithë, ndaj sa më shpejt për të qenë i qetë me tenderat, PPP dhe koncensionet të krijoi një ministri të re:

Ministria e Duman tenderimit, me “specialistë” në fushën e financave dhe ligjeve ekonomike, ish policë lagjesh dhe strukturës së krimit ekonomik, jurist Kristali të BKH dhe SPAK.

Kjo të paktën do i bëj me para “dumanët” e SPAK dhe “hajnajt” e BKH dhe do na bëj të shpresojmë, se do i kthejnë edhe njëherë sytë nga mega aferat miliarda euro, që i kanë gropusur deri më sot për t’i hapur mot…si gjobvënie për shkak të detyrës. /Ekskluzive.al