osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Shqipëria rrezikon humbjen e 450 mln euro nëpër Arbitrazhe, Rama shkarkon Avokaten e Shtetit

Shqipëria rrezikon humbjen e 450 mln euro nëpër Arbitrazhe, Rama shkarkon Avokaten e Shtetit

Pak më shumë se një vit në detyrë, Avokatja e Shtetit, Enkelejda Muçaj është shkarkuar nga ky post, duke u zëvendësuar me Brunilda Lilon.

Lilo është punonjëse e Avokaturës së Shtetit e specializuar mbi tregtinë dhe proceset e arbitrazheve ndërkombëtare. Ajo thotë se është e specializuar edhe në ofrimin e mbështetjes dhe hartimin e kontratave të negocimit me ndikim të madh financiar për shtetet dhe institucionet publike.

Arsyet e këtyre lëvizjeve mbeten ende për t’u mësuar. Muçaj u emërua Avokate e Shtetit në mars të 2020-s, duke zëvendësuar Artur Metanin, që u zgjodh në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Përgjatë kësaj periudhe, Avokatura e Shtetit ka pasur edhe ngarkesën më të madhe të saj, sidomos me përballjen me Françesko Beketin në Arbitrazhin e Bankës Botërore në Uashington. Shqipëria u dënua në prill me mbi 100 mln euro në këtë proces, ndërsa vetëm së fundmi Avokatura e Shtetit kishte dorëzuar një kërkesë për korrigjim vendimi.

Arbitrazhi i Uashingtonit nuk ka dalë me një njoftim në lidhje me këtë kërkesë, por shkarkimi i Muçajt mund të sugjerojë se kërkesa është refuzuar.

Vetëm kërkesa për korrigjim i ka kushtuar shtetit shqiptar 10 mijë dollarë, që u shtohet qindra mijëra të tjerëve të shpenzuar prej 2015-ës, kur nisi beteja ligjore ndërkombëtare me biznesmenin italian, Françesko Beketi.

Se çfarë kërkon Avokatura e Shtetit për të korrigjuar mbetet e panjohur, për sa kohë dosja e re nuk është bërë publike nga ICSID, por në të shkuarën, një sërë vendimesh të kësaj gjykate nuk kanë çuar në anulim të vendimit, por vetëm në korrigjim të tij, madje ka raste kur ky korrigjim ka penalizuar edhe më fort palën humbëse.

Në total, çështjet e arbitrazheve të qeverisë shqiptare, si pasojë e prishjes së kontratave dhe përplasjeve me kompanitë private përllogariten në një dëm prej 450 mln euro.

Veç asaj shumës për “Hydro S.r.l” të Beketit, arbitrazhe të tjera që do të paguhen nga qeveria dhe që rëndojnë në buxhet deri tani janë ato me “Aktor” dhe “Copri”, 45 milionë euro, me “Dondi & Kubota” 90 milionë euro, ato në proces gjyqësor me Arka Energy B.V. – Akërnia 110 milionë euro dhe “Durrës Kurum Shipping” 100 milionë euro./Shqip