osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Shqipërisë t’i hapen negociatat”, Bregu kundër Bashës: Reagim i vonuar, fshikullo ca ronxhobonxho

“Shqipërisë t’i hapen negociatat”, Bregu kundër Bashës: Reagim i vonuar, fshikullo ca ronxhobonxho

Ish deputetja e PD dhe një nga zërat kundër Lulzim Bashës, Majlinda Bregu ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit se PD e do Shqipërinë në BE dhe do që të hapen negociatat për anëtarësimin. Përmes një statusi në Facebook, Majlinda Bregu thotë se reagimi i Lulzim Bashës ishte i vonuar.

“Kaq duhet të mjaftonte që ai të kishte prej kohësh qartesinë e shpjegimit se pse është jetike sot çelja e negociatave të Shqipërisë me Europen; të fshikullonte aradhën e ca honxhobonxhëve injorantë të potershëm që atij i thurin lavde teksa ëndërrojnë se pushteti këtë radhë ju afrohet, vetëm nëse largohen negociatat!”- thotë ndër të tjera, Majlinda Bregu.

Statusi i plotë i Majlinda Bregut: 

Me Lulzim Bashën nuk jam kuptuar për shumë gjëra. Është rasti tipik i dy njerëzve që i lidh mosha dhe i ndan mendja. Por një nga ato gjëra që nuk kuptoja fare fare, ishte qëndrimi i tij ndër vite kundërthënës për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Kryehershëm kam mbrojtur idenë se Shqipërisë nuk i duhet ndërprerë ecja drejt Europës, për asnjë arsye. Shqiptarët janë vënë shpesh para provës së rëndë të ikjes së përsëritur prej saj. Herë nga aftësia jonë e spikatur për tu vetëlënduar që na tërheq pas sa herë që afrohemi me Europën e që cuditshëm na pushton mendjen, shoqërinë, institucionet; dhe herë nga rropamat historike e terret e regjimeve që na mbajtën me shekuj larg Europës.
Nuk mund te them dhe aq më shumë ta akuzoj kryetarin e PD si antieuropian apo si dikush që nuk e kupton rëndësinë kombëtare, por dhe politike të këtij procesi. Është thjesht trajta e pashquar e personalitetit vetjak që nuk e lejon të ketë një qëndrim të kthjellët.
Lulzimi drejton sot Partinë Demokratike të Shqipërisë e cila lindi prej këtij vokacioni perëndimor të shqiptarëve.
Kaq duhet të mjaftonte që ai të kishte prej kohësh qartesinë e shpjegimit se pse është jetike sot celja e negociatave të Shqiperise me Europen; të fshikullonte aradhën e ca honxhobonxhëve injorantë të potershëm që atij i thurin lavde teksa ëndrrojnë se pushteti këtë radhë ju afrohet,vëtëm nësë largohen negociatat!
Ndaj reagimi i djeshëm i LB ishte vite i vonuar!
Ishte si në kërkim të përshtatjes me idenë se kur e keqja të ndjek, një derë e mbyllur, të vret dhe shpresën për shpëtim.