osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Shqiptarët turizëm brenda vendit, bllokim kufijsh me BE, Greqinë e Malin e Zi, ja skema për të mos lejuar daljen e parave jashtë

Shqiptarët turizëm brenda vendit, bllokim kufijsh me BE, Greqinë e Malin e Zi, ja skema për të mos lejuar daljen e parave jashtë

Shqipëria përfundimisht do të mbetet jashtë listës së Bashkimit Europian sa i takon hapjes së kufirit. BE ka vendosur përfundimisht se nuk do të ketë hapje kufiri për Shqipërinë duke e dikriminuar hapur sëbashku me qytetarët e tjerë të shteteve me pakicë ortodokse si Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Greqia dhe Mali i Zi po ashtu kanë vendosur që të mos lejojnë shtetasit shqiptarë që të udhëtojnë drejt këtyre vendeve.

Gazeta franceze “Le Monde”, ka publikuar propozimin e Brukselit në lidhje me hapjen e kufijve. Sipas “Le Monde”, Brukseli ka rënë dakord për hapjen e kufijve me 1 korrik, në listën e së cilës Shqipëria nuk bën pjesë. Bashkimi Europian do të hapë kufijtë vetëm me 14 vende të botës duke përfshirë vetëm vende të cilat kanë shkallë infektimi shumë të ulët. Sipas njoftimit që “Le Monde” ka zbardhur, vendet që përfshihen në listën e BE, janë Australia, Kanadaja, Koreja e Jugut, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Tajlanda, Uruguai, tre shtetet e Magres (Algjeria, Maroku, Tunizia), dy shtete të Ballkanit (Mali i Zi, Serbia).

Ajo që vërehet është se vendi ynë nuk është pjesë e listës. BE ka vendosur të hapë kufijtë për Serbinë dhe Malin e Zi, por ka lënë jashtë liste Shqipërinë duke e diskriminuar hapur kur Serbia ka dy herë më shumë të infektuar për 1000 banor dhe disa herë më shumë humbje jete. Nduersa Mali Zi për numrin e vogël të popullsisë është gati në përqindje i barabart¨me Shqipërinë. Po ashtu mbetet jashtë listët edhe SHBA, Rusia apo Turqia me Arabinë Saudite. Por për këto të fundit do të ketë një rivlerësim të mëtejshëm.

Strategjia

Lënia jashtë listës së BE e Shqipërisë, duket se është në interes të strategjisë që vendi ynë po ndjek. Kjo strategji mendohet të jetë të interes të turizmit vendas pra për të mos lejuar turistët shqiptarë për të udhëtuar jashtë vendit. Vendimet janë marrë nga BE, nga Greqia e Mali i Zi, por duket se janë mbështetur shumë lehtësisht nga Shqipëria, së cilës i leverdis kjo mbyllje kufijsh, në mënyrë të atillë që të ketë sa më shumë turistë që të kontribuojnë në rritjen ekonomike të vendit përmes turizmit.

Pandemia e COVID-19 i dha një goditje ekonomisë globale, nga e cila nuk mbeti pa u prekur as Shqipëria. Vendi ynë pati masa izoluese tepër të rrepta, si pasojë u mbyllën shumë biznese dhe vendi pati një goditje ekonomike. Tani mëqë masat janë liberalizuar e vetmja mundësi për rimëkëmbjen ekonomike shihet turizmi, por nëse kufijtë do të jenë të hapur, mund të ndodhë që pushuesit të drejtohen drejt Greqisë apo Malit të Zi që janë dhe nga destinacionet më të preferuara të shqiptarëve.

Por duke qenë se kufijtë janë të mbyllur, pushuesit detyrimisht do të kontribuojnë në turizmin vendas. Vetë kryeministri Edi Rama e ka deklaruar pak kohë më parë diçka të tillë. Rama deklaroi se turizmi këtë vit do të jetë i fokusuar te shqiptarët.

“Turizmi i këtij viti do të jetë i fokusuar te shqiptarët. Sigurisht me shpresën që nuk do të kujtohen për Suedinë vetëm kur bëjnë komente cinike dhe flasin se si ajo nuk u mbyll, por do kujtohen e sillen si suedezë, në kushtet e hapjes dhe do të zbatojnë ato rregulla që i dinë përmendësh”, deklaroi kryeministri. Në muajin mars, Greqia tha se do të ndalojë qarkullimin në rrugët tokësore dhe detare, si dhe fluturimet me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, dhe Spanjën për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Athina zgjati edhe kufizimet e udhëtimit për në Itali. Edhe vendet e tjera të rajonit, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë kanë vendosur kufizime në udhëtime, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Greqia dhe Mali i ZI janë ndër destinacionet më të preferuara për pushuesit shqiptarë, të cilët zgjedhin t’i kalojnë pushimet jashtë vendit, por siç duket këto dy vende kanë vendosur që të mos i lejojnë pushuesit shqiptarë që të largohen nga vendi i tyre, çka është në interes të Shqipërisë.

Sakaq përpos Greqisë dhe Mali i Zi ka lajmëruar mbylljen e kufijve me Shqipërinë. Më 20 qershor, Mali i Zi ka vendosur të mbyllë kufijtë me Shqipërinë për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus. Vendimi ka nisur të zbatohet nga 21 qershori dhe do të jetë në fuqi derisa ta vendosin autoritetet e Podgoricës.