osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Shqiptari përdhunon vajzën e partneres në Greqi dhe filmon aktin e tij të neveritshëm! Dëshmia e 25-vjeçares: E bënte fshehurazi…

Shqiptari përdhunon vajzën e partneres në Greqi dhe filmon aktin e tij të neveritshëm! Dëshmia e 25-vjeçares: E bënte fshehurazi…

Një 36-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pas denoncimit të vajzës së të dashurës.

Ka qenë 25 vjeçarja M. T, ajo që ka denoncuar në komisariatin e Eginas se njerku i saj, Delin Beqiri, 36 vjeç nga Bubullima e Lushnjës, për abuzim seksual prej vitit 2013.

Ajo gjithashtu e denoncoi atë për përdorim dhe tregtim droge, vepra që kanë ndodhur në dijeninë e nënës së saj, shtetases Dhurata Shpati, 50 vjeçe, nga Bubullima e Lushnjës.

Policia menjëherë ka kryer kontrolle në banesat e Beqirit e Shpatës, ku ka gjetur dhe sekuestruar 14 gram marijuanë, 4 thika, 1 pistoletë sportive, 3 peshore, 1 grirës, 3 celularë dhe 15.000 euro. Jashtë banesave janë gjetur të fshehura 1 kg 491 gram marijuanë. Gjithashtu Shpatit i janë sekuestruar edhe 3275 euro.

Gjatë marrjes në pyetje, 25 vjeçarja tha se ajo kërcënohej nga Delin Beqiri përmes videove që ai kishte gjatë akteve, ndërsa disa herë i jepte para dhe dhurata. Akti i fundit sipas saj, ka ndodhur në orën 00.00 të 5 marsit, në banesën ku jetonin. 25-vjeçarja është çuar për ekspertizë mjeko-ligjore ndërsa hetimet i ndjek Prokuroria e Pireut.