osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Shtëpia e Astrit Patozit pranë vilave të Metës dhe Argitës në Gjirin e Lalzit, kreu i partisë së re lojë e kastës së vjetër

Shtëpia e Astrit Patozit pranë vilave të Metës dhe Argitës në Gjirin e Lalzit, kreu i partisë së re lojë e kastës së vjetër

Krijimi i herëpashershëm i partive politike nga brekushet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike duket se është një lojë e vjetër e ujqërve të politikës shqiptare për të mos lejuar krijimin e partive të vërteta politike që mund t’u minojnë pozitën dominuese prej tre dekadash.

Për të konfirmuar këtë dyshim të fortë mjafton të kujtojmë partitë e Genc Pollos, Bamir Topit, Ben Blushit, Kreshnik Spahiut, Gjergji Bojaxhiut etj., të cilat jo vetëm nuk e kanë lëvizur kënetën politike, por kanë blinduar më tej pozitat e kokave të politikës në Shqipëri, që vjedhin dhe sundojnë prej tre dekadash vendin.

Të gjitha këto parti kanë shërbyer për disa muaj për të tërhequr flukset e të revoltuarve me kastën politike dhe kështu ka vijuar loja vit pas viti. Të gjitha krerë e këtyre partive kanë qenë pjesë e kastës politike dhe si të tillë nuk kanë fituar besimin e shumicës së shqiptarëve, të cilët janë kundër të PD-PS dhe merimangave të tyre.

Disi ndryshe është historia e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nëse partitë e tjera të vogla u shuan që vitin e parë, LSI u shndërrua në bandën më të madhe dhe të organizuar të hajdutëve në Evropë.

Nëse PD-PS tregonin deri diku kujdes në plaçkitjen e vendit, kapjen e administratës dhe drejtësisë, LSI, gjatë tetë viteve në pushtet, në fillim në prehrin e PD dhe më pas në atë të PS, nuk njohu asnjë normë njerëzore, asnjë kornizë ligjore dhe kufi në vjedhje. Nën maskën e integrimit, LSI tejkaloi edhe PD-LSI në plaçkitje, ndërsa u damkos edhe për blerje votash. Pra, krijimi i kësaj partie në klanin e PS vetëm sa çoi korrupsionin në nivele të panjohura më parë.

Ditët fundit është krijuar një parti e re me emrin ‘Bindja Demokratike’. Ajo është regjistruar në zgjedhjet lokale me kryetar Astrit Patozi. Ky i fundit është pjesë e kastës politike. Patozi ka qenë kryetar u grupit të deputetëve të Partisë Demokratike, kur kjo e fundit ishte në pushtet.

Patozi ka shërbyer si transmetues mes Sali Berishës dhe grupit të deputetëve të PD, për miratimin e shumë ligjeve dhe akteve, të cilat i kanë sjell dëme të mëdha Shqipërisë, ashtu siç po i sjell prej gjashtë vitesh Edi Rama me deputetët e tij.

Nën drejtimin e Patozit, grupi i PD, i ndihmuar edhe nga LSI pas vitit 2009, blindoi me emërime politike Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese, kapi Prokurorinë e Përgjithshme dhe shumë institucione kushtetuese. Nën drejtimin e Patozit, që zbatonte urdhrat e Berishës, grupi i PD ka marrë me qindra vendime antikombëtare, ka miratuar ligje klienteliste, koncesione dhe marrëveshje, që të cilat do të zhvatin shqiptarët për 30 vitet e ardhshme.

Patozi jo vetëm është pjesë e kastës dhe bashkëfajtorë për të këqijat që kasta politike u ka vjedh shqiptarëve, por ai u është bashkuar kokave të politikës edhe në Gjirin e Lalzit. Një vit parë se Rama dhe Berisha të shkëmbenin pushtetin, Patozi ka blerë një apartament 155 m2 në Gjirin e Lalzit, aty ku ka vilën me vlerë mbi 1.5 milionë euro çifti Ilir Meta-Monika Kryemadhi, aty ku ka vilën Argita Berisha, aty ku pushon Sali Berisha, aty ku kanë vilat gjyqtarët, ministrat, ish-ministrat, deputetët dhe drejtorët e korruptuar.

Të kesh shtëpi në Gjirin e Lalzit nuk është krim dhe kjo nuk e bën Patozin një njeri të korruptuar, por shqiptarët duhet ta dinë se Patozi ka qenë pjesë e kastës politike dhe si i tillë nuk mund të veshë petkun e heroit që do të përmbysë këtë klasë politike./Pamflet