osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Shtëpitë e të korruptuarëve janë të tmerrshme dhe ata po krijojnë një identikit (fytyrë me përshkrim)!

Shtëpitë e të korruptuarëve janë të tmerrshme dhe ata po krijojnë një identikit (fytyrë me përshkrim)!

Nga Alba Malltezi

Ndërsa vitet kalojnë, të korruptuarit kanë krijuar ndërkohë një identikit: Bashkëshorti shërben devotshëm në një parti, ndërsa bashkëshortja në tjetrën. Njëri duhet të jetë në pushtet dhe tjetri në opozitë, për të ndryshuar pastaj sapo gjërat vihen keq për një parti apo anasjelltas.

Ata e mbajnë veten për më të zgjuarit mes shqiptarëve, sepse ata “e kanë mirë me të gjithë”. Për shumë vite punojnë pa u ndier, por vjen një moment që nuk e përmbanjë dot veten. Duhet të tregojnë patjetër se sa të aftë janë, sa të zgjuar janë, sa të pasur janë, sa në modë janë, sa të bukur janë!

Bën përshtypje metamorfoza e tyre fizike: vetullat ngrihen lart nga viti në vit, ndërkohë që njerëzve normalë iu bie çdo gjë duke respektuar ligjin e gravitetit. Ndërsa vetullat, buzët, shtëpitë, veshjet ndryshojnë, ata brenda e ndjejnë të domosdoshme se kanë shumë për t’u treguar mbarë shqiptarëve se sa të zotët janë.

Kështu kuptojnë se ambicja e tyre ka ardhur në momentin e duhur për t’u shfaqur, për të treguar se kush janë! Nisin të tregojnë nëpër media shtëpitë: Të tmerrshme, por ata janë të bindur se janë të bukura. Marrin arkitektë për të vendosur perde dhe divanë që janë edhe më të trishtuara se dhomat e funeraleve.

Mbyllin me ato perde të rënda pamje nga deti, nga qielli, sepse ndjeshmëria e tyre është ngurtësuar, është betonizuar, ata i vret drita. Nuk dinë çfarë bëjnë! Mbjellin ullinj në rërë, e bëjnë shtëpi me 20 oxhakë në klimë bregdetare dhe vishen me këpucë mali në det e me pantofla deti në mal!

Pastaj mendojnë se janë super të talentuar, aq të talentuar sa artin e tyre e mbajnë vetëm për të bërë bamirësi. Ata janë mbi çdo artist që ka nevojë të shesë për të jetuar!

Të korruptuarit blejnë një diplomë nëpër universitete private, pastaj blejnë shumë like në Instagram për t’i treguar partive përkatëse se shqiptarët “vdesin” pas tyre dhe se ata e meritojnë një post të rëndësishëm në parti apo administratë. E ndërsa shiten si të rëndësishëm para popullit që ”s’di” e vendosin veten totalisht në shërbim të padronëve më të fuqishëm.

Të korruptuarit e sotëm dalin në tregun e dhimbshëm të shërbimeve partiako-administrative për përfitim dhe mendojnë se shfaqja në media e shtëpive të tyre të ftohta akull e pa shpirt është diçka e bukur. Gabojnë tmerrësisht: Shtëpitë e tyre tregojnë varfëri akoma më të thellë se e disa dhjetra shtëpive të shqiptarëve që kërkojnë ndihmë në media dhe jetojnë në varfëri ekstreme.

Ndërsa lajmi i mirë i këtyre ditëve është shndërrimi i një prej këtyre pronave të korrupsionit në qendër Arti për të rinjtë. Të tjera shtëpi, do të ishin strehëza të mrekullueshme për të moshuar, gra të dhunuara, shoqata në ndihmë të fëmijëve ndryshe. Vetëm për këto mbështetje mund të shërbejnë shtëpitë e korrupsionit në Shqipëri.