osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Si donin ta prishnin “saliarët” hidrocentralin e Fierzës pas ‘90…Ishte bërë në kohën e Hoxhës! Kalivaçi i Becchettit, varr i hapur në Shqipëri

Si donin ta prishnin “saliarët” hidrocentralin e Fierzës pas ‘90…Ishte bërë në kohën e Hoxhës! Kalivaçi i Becchettit, varr i hapur në Shqipëri

Kryetari i Komitetit të Digave, Arjan Jovani ishte i ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTv për të folur për digat në vendin tonë.

Jovani foli për digën e Fierzës, që është diga më e madhe në vendin tonë.

Ai tregoi se si para disa vitesh u bënë përpjekje për të prishur disa pjesë të digës së Fierzës, por që fatmirësisht nuk u arrit.

“Më duhet të përmend rastin e Digës së Fierzës. Për ndërtimin e digës së Fierzës ka pasur një debat mes specialistëve kinezë dhe shqiptarë, për dy arsye teknike, të një masivi rrëshqitës. Tragjedia në Itali ka ndodhur në 1963, ndërsa Fierza u ndërtua në 1979.

Prandaj në vëmendjen e të gjithë këtyre ndërtuesve ishte problematika e Vajontit. Petrit Radovicka ka qenë profesori që ka mbetur në histori si njeriu që dha idetë me një ekip të gjithë, së bashku me Institutin e Digave të drejtuar nga Egon Gjadri, laboratorin e hidraulikës dhe Institutin e Gjeodezisë. Digat e hidroenergjisë kanë tunele të barabarta me rrugët që ne kemi sot. Në Fierzë ishin rreth 12 mijë persona, por ata mbetën të padëgjuar.

Po e them këtu sot se, ka pasur mendime për të prishur pjesë nga diga e Fierzës, por duhet të themi se janë mbrojtur me përgjegjësi nga punonjësit dhe drejtuesit e KESH-it në atë kohë. Ato ishin me rëndësi thelbësore për vendin tonë, por duhet shumë kohë për të treguar të gjitha iniciativat për të prishur digat”, u shpreh Jovani.

Kalivaçi i Beketit, varr i hapur në Shqipëri. 1 milion euro kabina e rojës!

Në vitin 1998, qeveria e atëhershme shqiptare i dha kompanisë së biznesmenit Francesco Becchetti, koncesion për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit me fuqi 100 megavat. Kjo vepër nuk u ndërtua asnjëherë dhe sot ka mbetur si një varr i hapur.

Kryetari i Komitetit të Digave, Arjan Jovani, u shpreh se projekti për ndërtimin e këtij hidrocentrali nuk u miratua kurrë nga Komiteti Ndërkombëtar i Digave.

Becchetti, thotë Jovani, i la Shqipërisë një katastrofë mjedisore, ndërsa Deutsche Bank, një humbje të madhe parash. Për të treguar një simbolikë të shpërdorimit të parave që mori nga Deutsche Bank, me dokumente të parregullta, vetëm për vendrojën, ai kërkoi 1 milion euro.

“Kalivaçi nuk është bërë dhe mund të them se është një “varr i hapur”, pasi janë hedhur vetëm themelet dhe nuk është vijuar më me të. Që pasi u ndërtua ai aks nuk është punuar më. Ishte në aksin e shfrytëzimit të Vjosës. Komiteti Ndërkombëtar i Digave nuk e ka miratuar projektin e Kalivaçit, sepse u refuzua për arsye teknike. Puna u fillua pa një projekt të miratuar dhe volume u shtuan përsëri pa një miratim.

Sot vazhdon të jetë një katastrofë mjedisore, e cila nuk u ndërtua. Ai ishte një investim privat, por duhet të ishte kontrolluar nga shteti përmes një supervizori të miratuar.

Për të treguar një simbolikë të shpërdorimit të parave që mori nga Deutsche Bank, me dokumente të parregullta, vetëm për vendrojën, përfytyrojeni vetë sa është një vendroje, ai kërkoi 1 milionë euro.

Ai vendit tonë i la një katastrofë mjedisore, e ndërsa bankës gjermane humbjen e parave. Letra që është drejtuar në atë kohë nga Komiteti i Digave i është drejtuar kryeministrit dhe ministrit të Energjetikës të asaj kohe, Dritan Priftit”, tha Jovani.