osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Si e shiti Erion Veliaj Tiranën: Disa nga mashtrimet publike të kryebashkiakut të betonit (VIDEO)

Si e shiti Erion Veliaj Tiranën: Disa nga mashtrimet publike të kryebashkiakut të betonit (VIDEO)

Në vitin 2015, Erion Veliaj gënjeu publikisht me platformën e tij të “gjelbërimit”, një projekt imagjinar edhe sot, me qëllim për t’i marrë votën qytetarëve të Tiranës përmes mashtrimit, se pas ardhjes së tij në krye të bashkisë nuk do të ketë asnjë ndërtim në kryeqytet.

Kush e mban mend kryebashkiakun, që pranonte në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevizu, se Tirana është e mbindërtuar dhe se moratoriumi kishte si synim ndalimin e ndërtimeve çfarëdo në kryeqytet, madje dhe në rrethinat e tij.

Disa mund ta kenë harruar, ndaj ekskluzive.al po ju rikujton disa nga mashtrimet publike më të shëmtuara të Erion Veliaj, që jo vetëm e shiti Tiranën, duke dhënë leje ndërtimi “pa hesap… e me hesap” për llogari të miqve të tij, por nuk la gjë pa shitur dhe nuk mbolli asnjë centimetër pemë, për sa kohë kilometrat e “mbjelljes” së betonit janë disa fish më të mëdhaja.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë! Pasi u zgjodh kryebashkiak, Veliaj nisi pak nga pak të rris oreksin e tij në dhënien e lejeve për pallate, pallat mbi pallate, komplekse, rezidenca, e deri tek vila disa milion euro. Duke qenë se ia pa hajrin dhënieve të lejeve, ndërtimet u kthyen në traditë në Bashkinë e Tiranës, prandaj Veliaj nisi të shkel të gjitha betimet për kryeqytetin, të cilat ai publikisht i mbronte me fanatizëm… para se të zgjidhej kryemenaxher bashkë me votat e LSI-së në vitin 2019.

Në emisionin në fjalë, Veliaj e pranon me zë edhe figurë se: “Është qeveria e Edi Ramës, me IKMT që çoi në gjyq për bllokim pallatin tek diga tek liqeni… dhe aty nuk do të ketë më ndërtime, as ai ekzistues as të reja.”

Në fakt, kryebashkiaku qesharak, i cili “lëpiu atë që pështyu”, ia dorëzoi lejen e ndërtimit për kulla, pikërisht oligarkut dhe “financuesit të PD”, siç e akuzoi ai biznesmenin Bashkim Ulaj, për ndërtimet tek Diga e Liqenit.

Në foto ndërtimet tek Diga e Liqenit nga kompania “Gener 2” e biznesmenit Bashkim Ulaj. Si ishte dhe si është

Ndërkohë, disa vite më pas, emri i Bashkim Ulaj, “oligarkut dhe financuesit të PD-së”, u lakua në media pas denoncimit të një skandali, si i lidhur me kompaninë fantazëm, që kishte falsifikuar dokumentet për të fituar lotin e parë të tenderit të Unazës së Re, më saktë tek Astiri. Për biznesmenin Ulaj nisën hetime kryesisht në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si i lidhur me kompaninë “Dunwell Haberman”, e cila fitoi përmes dokumenteve të falsifikuara, dy tendera me vlerë rreth 28 milionë euro nga institucionet në varësi të ish-ministrit Damian Gjiknuri.

Ishin pikërisht tenderat në fjalë, që u mbrojtën me fanatizëm të tërbuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, pas dorëheqjes të dhënë fillimisht nga ana e Drejtorit të Rrugëve Afrim Qendro dhe më pas e Ministrit të Transporteve Damian Gjiknuri, për t’i shpëtuar burgut dhe zemërimit në rritje të qytetarëve. Më pas me aprovimin e Veliaj, Unaza e Re do ndryshonte projekt, por jo kostot e saj marramendëse, 2 mijë euro centimetri!

Për t’iu rikthyer Veliaj dhe deklaratave të tij, se tek Diga e Liqenit nuk do ketë ndërtime, sipas informacioneve konfidenciale të ekskluzive.al, mësohet se kryebashkiaku ka dhënë edhe disa leje të tjera për kulla që do të ndërtohen nën emrin e një oligarku tjetër, shumë pranë ndërtimeve të “Gener 2”, pikërisht në zonën që u betua që s’do kishte ndërtime për sa kohë do ishte kryetar bashkie.

Një tjetër mashtrim publik i Erion Veliaj, është kur thotë në emision se: Unë po kandidoj të mos bëj pyll me pallate dhe të bëj “Central Park”, një park qëndror (si ai në New York).

“Si do jetë projekti juaj atje?”, e pyet Fevizu.

Do të ketë një park qëndror dhe zgjatimi i Bulevardit do të jetë në simetri jo më me beton por me një park qëndror.

Në atë kohë moderatori Blendi Fevziu e pyeti për “vizionin” e tij për Tiranën, por për habi, nuk e ka pyetur asnjëherë kur e ka pasur të ftuar në studio pas zgjedhjes si kryetar: Se çfarë u bë me atë vizion? Në fakt vizioni i Veliaj për zgjatimin e Bulevardit të Tiranës, ishte pikërisht si i paraardhësit të tij që akuzonte në emisioni: Betonizimi i qytetit.

Pas u zgjodh kryebashkiak, Veliaj tha se pritet një investim prej 25 mijë metra katror në fund të Bulevardit të Ri të Tiranës, me një vlerë 250 milion euro, ku Kompania “Al Habtoor Investmen LLC”, kërkoi të ndërtonte atë që do quhej “Kulla Ikonike”, 350 metra e lartë. Sipas burimeve konfidenciale të gazetës, ndërtimi i kullës nuk u bë, sepse kompanisë i kërkuan rreth 15%, ose më saktë 30 milion euro, që leja të kalonte në Parlament.

Mashtrimi numër 3 dhe më i rëndomti, nis kur Veliaj replikon me gazetarin se: “Jo vetëm Tirana është e mbindërtuar, unë besoj që edhe Farka është e mbindërtuar, edhe Kashari i sotëm është i mbindërtuar. Do inkurajojmë ndërtimet jashtë Tiranës së mbindërtuar sot, e cila për mendimin tim nuk ka hapësirë ku kalon… (e ndërpret analisti Andi Bushati).”

“Pra s’do ketë ndërtues që do ketë një leje ndërtimi me firmën tuaj poshtë? Si kryetar Bashkie ju nuk firmosni më leje?”, e pyet analisti.

“Po, po, ky është moratoriumi!”, përgjigjet Veliaj.

“Sepse s’kam ndërmend të hy në histori si një njeri që dha pallate, dua të mbahem mend si një njeri që e ktheu qytetin në normalitet. Dhe dua të mbahem mend si një njeri, me një ekip që ndërtoi më shumë parqe sesa pallate”, e mbyll Veliaj.

Por, sipas burimeve të gazetës, Veliaj gjatë mandatit të tij ka lëshuar 723 leje të reja ndërtimi gjatë periudhës Mars 2016 – Shtator 2020, prej të cilave, qytetarëve të Tiranës u janë zaptuar 3.36 milion metra katrorë. Veliaj jo vetëm që dha leje, por e ktheu Tiranën në një kantier ndërtimi.

Përveç propagandës televizive me kazëm e lopatë në dorë, duke hapur gropa për pemë për “Pyllin Orbital”, asnjë pyll nuk u ndërtua ndonjëherë! Madje qytetarët e Tiranës, sot, kanë po të njëjtën sipërfaqe të gjelbër, 1/7 e asaj që duhet të kenë në dispozicion. Sot, pas 6 vitesh në krye të Bashkisë, në Tiranë jo vetëm u ndërtua, por u shkatërrua!/Ekskluzive.al