osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Si histori edhe për humor nga jeta e Kadri Rroshit! Si u sulmua nga qytetari në Berat: Po si i rrihje jetimët, të ngectë në fyt buka që ha!

Si histori edhe për humor nga jeta e Kadri Rroshit! Si u sulmua nga qytetari në Berat: Po si i rrihje jetimët, të ngectë në fyt buka që ha!

Nga Ilir Çumani

Ky ishte Njeriu-Artist dhe Artisti-Njeri Kadri Roshi, i rritur jetim dhe një nga përfaqësuesit më dinjitar i gjeneratave të jetimëve në Shqipëri.

Ishte nder dhe privilegj i madh për mua që, në emër të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, i akordova artistit dhe mikut të madh të jetimëve titullin: “Simbol i vlerave të larta humane.

Një pjesë nga jeta e aktorit të madh që më nga ngelur në kujtese e treguar nga aktori:

Që të mos e zgjas, do t’ju tregoj diçka që ka ngelur si një kujtim i rrallë në jetën dhe në zemrën time. Po xhiroja në Berat filmin “Gjeneral gramafoni”.
Nuk e mbaj mend vitin me saktësi. Për çudi, atë ditë bënte një vapë e jashtëzakonshme. Vajti temperatura mbi 40 gradë, por nuk e thoshin publikisht për të mos hyrë paniku në popull.

Hëngra drekën dhe shkova të pushoja, por ishte e pamundur, u mbulova i tëri në djersë. Dola të bëja një xhiro bregut të lumit Osum se mos freskohesha pak. Ballë për ballë meje, vinte makina që lag rrugët e qytetit. Ishte një shofer i shëndoshë, mbante një cigare në gojë dhe po vinte drejt meje. Ai kishte hapur të dy pompat që lagnin rrugën.

Para se të vinim në një vijë të drejtë me njëri-tjetrin, e mbylli pompën që ishte në krahun e tij për të mos më lagur mua. Më erdhi mirë.
Ky është Njeri, njeri i mirë, thashë me vete. Kur sa erdhëm në një vijë të drejtë, e lëshoi pompën me tërë fuqinë që kishte dhe më bëri qull nga koka deri te këmbët.

Ndaloi dhe po më shikonte drejt e në sy. “Ç’pate !?”, i them. “Ore, mos je ti ai maskarai që rreh ata jetimët tek ai filmi…!?”. “Unë jam”, i thashë. “E po mirë ta bëra, se mora hakën e tyre”, vijoi ai gjithë inat dhe hakërrimë.

Mirëpo këtu gaboi ai, kur tha se s’ka se kush ta marrë hakun e tyre. Unë do t’ua vërtetoj që ai gaboi. Shoferi u nis e gjoja shkoi në punën e tij. Unë vajta në hotel që të ndërrohesha. Isha në katin e 2-të. Kur sa bëj dy këmbë shkallë të zbres, pashë poshtë te dera shoferin të ma bënte me gishta mua, ashtu si ua bëja unë jetimëve te filmi: “Hajde këtu!”. Ç’është ky shofer, mendova me vete.

Nuk ka gjetur bashkia tjetër shofer!? Mos e kam ofenduar ndonjëherë!? Po ku!? Unë në Tiranë, ai në Berat. Çne, fytyrë e paparë, e panjohur për mua…. Rreth e përqark pashë tre djem të rinj… Ata sikur më dhanë guxim dhe zbrita shkallët poshtë. “Hë mo, çfarë do?”, i them. Ai më futi krahun dhe më tha: -“Eja me mua…”. “Po ku do shkojmë…!?”, vazhdova unë. – “Në shtëpinë time do shkojmë”, tha ai.

“Po çfarë do bëjmë në shtëpinë tënde, këtu më lage, mos do të më rruash në shtëpinë tënde”, iu përgjigja gjithë zemërim. Shko, shko, më thanë ata djemtë, është njeri i mirë ky. Po ç’njeri i mirë është ky, shiko si më bëri. Ku e ka të mirën ky?
Mirëpo ai nuk pyeti, më futi krahun e më “hoqi zvarrë “. Ai ishte një burrë i shëndoshë, peshonte një kuintal.

Shkuam në shtëpinë e tij. Kishte një shtëpi jo shumë të bukur, por të pastër, të rregullt, të mirë… Jetonte vetëm me nënën e tij. O njerëz! Besomëni! Nuk kam parë fytyrë njeriu më të ëmbël dhe më të dashur në jetën time. Jam 80 vjeç. Ishte një nënë e mrekullueshme. Unë e dua dhe e kam dashur shumë nënën time, sepse nuk e kam njohur, më ka lënë jetim të vogël.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja që më bën ta dua shumë atë nënë që pashë dhe që në atë çast dëshiroja ta krahasoja më nënën time. “O nënë!, e thërriti i biri. Të kam sjellë një mysafir”.

“Mirë se të vijë”, tha ajo. U futa brenda.

Nëna i bënte me shenjë të birit: “Ç’të bëj?”, duke i thënë që ta therte një pulë për darkë. Unë e kuptova dhe i thashë: “Mos bëni gjë se kam ngrënë”. Dhe me të vërtetë sapo kisha ngrënë mirë në drekë. “Jo, jo, – tha, ndonjë gjë sa për adet…”. “E po mirë”.

Nëna shkoi, e theri pulën, e bëri gati, e shtroi në tryezë dhe çdo gjë ishte gati për t’u ngrënë.

Para se të fillonim, i biri e pyet nënën: – Nënë, e njeh këtë mysafirin? Ajo më pa një copë herë me kaq ëmbëlsi, me kaq dashuri, ngriti supet dhe tha: – Jo, nuk e kam parë ndonjëherë.

– Po atë filmin që rreh ata jetimët, e ke parë ti nëne? – vijoi i biri.- Po, e kam parë.- Ja, ky është ai që ka rrahur jetimët, – nxitoi t’i rrëfente nënës i biri. O njerëz! Besomëni, si ka mundësi të transformohej ajo nënë aq e mirë e të bëhej egërsirë përpara syve të mi. Ajo u bë bishë dhe ishte gati të më hidhej. Ja pra, ka se kush i mbron jetimët, ka njerëz shumë të dashur në botë që i mbrojnë. Ajo nëna, ishte nëna e të gjithëve.

Unë ndërkohë kisha marrë një copë mish për ta futur në gojë. Vërtet ky është!?, – i tha ajo të birit. – Të zëntë fytin ajo që po ha, – më tha duke m’u hakërryer.

Ja pra, kjo është dashuria njerëzore. Këtu pashë forcën e profesionit tim si aktor, por pashë edhe zemrën e madhe të njeriut. Dikush më ka pyetur se sa të vështirë e pata të luaja rolin e kujdestarit që nuk kujdeset për fëmijët jetimë, por që i rreh ata. Unë kam vetëm një përgjigje. Ky rol ishte shumë i bukur për mua dhe si artist më ka pëlqyer shumë. Dua të tregoj një sekret.

Para xhirimit të filmit “Lulëkuqe mbi mure”, nga respekti që kishin për mua si artist, u mblodhën të gjithë fëmijët aktorë dhe më afroheshin kush e kush duke më thërritur “xhaxhi Kadri” njëri, “xhaxhi Kadri” tjetri…

Ndërsa me vete thosha (pasi e kisha lexuar skenarin) “Oooooohhh…, të mjerët ju çdo hiqni nga xhaxhi Kadriu….!” Dhe përfytyroni një çast, sa të vështirë e ka pasur njeriu Kadri Roshi të dalë nga vetja e tij e të futet në një tjetër botë si aktor, në rolin e kujdestarit dhe të rrahë ata që ai i ka dashur aq shumë tërë jetën dhe i do me gjithë zemër, me gjithë shpirt…!”.