osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Si u rrëzua alibia e Redjan Rrajës nga gjurmët e gishtave dhe ADN: Dëshmitë kontradiktore të modeles Kejvina Kthella dhe bashkëshortes që e dinte se ishte në Belgjikë

Si u rrëzua alibia e Redjan Rrajës nga gjurmët e gishtave dhe ADN: Dëshmitë kontradiktore të modeles Kejvina Kthella dhe bashkëshortes që e dinte se ishte në Belgjikë

Në dosjen e SPAK-ut për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku ai u plagos rëndë bashkë me mikun e tij Aleksandër Laho, ndërsa u vra shoferi Andi Maloku, shpjegohet me detaje se si u arrit të dokumentohej me prova shkencore pjesëmarrja e Redjan Rrajës në ngjarje.

Në materialin hetimor theksohet se Rraja është identifikuar nga gjurmët e gishtave, por edhe nga ADN-ja. Të dyja këto prova janë përftuar nga materialet krahasuese, përmes provave të fiksuara në makinën e atentatorëve që u gjet e braktisur dhe gjurmëve daktiloskopike të materialit gjenetik që i është marrë vetë 35-vjeçarit Rraja, me vendim.

Nga ana tjetër, alibia që ai kishte tentuar të ngrinte, është rrëzuar lehtësisht, duke u përforcuar më pas nga provat shkencore, nga dëshmitë kontradiktore që kanë dhënë modelja Kejvina Kthella, me të cilën ai kishte fjetur një natë para kryerjes së krimit dhe bashkëshortja e tij, Odesa Rraja, së cilës ai i kishte thënë se ndodhej në Belgjikë.

KEQYRJA E AUTOMJETIT TE AUTOREVE, FIKSIMI I PROVAVE

Policia Gjyqësore ka shkuar në vendin ku ndodhej automjeti me targë AA 342 LM dhe ka realizuar një këqyrje të përgjithshme të vendit të ngjarjes dhe automjetit në kushtet e ndriçimit artificial. Këqyrja e hollësishme e automjetit është zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe nga këqyrja rezultoi se: … “Benzi” është model CDI E 280, me dyer të hapura, të pafiksuara me siguresë.

Nga këqyrja e jashtme e mjetit, xhami i derës së pasme të pasagjerit, të anës së djathtë, është komplet i thyer. Në sediljen e drejtuesit të mjetit u fiksua një kapele me ngjyrë të zezë. Po këtu u fiksua një xhakavento me ngjyrë blu në të zezë, me mbishkrimin “reflexted”. Po mbi sediljen e shoferit ndodhet një dorezë tekstile me ngjyrë të zezë.

Po këtu, u fiksuan një palë syze me skelet dhe xhama të zi, me shënimin “Emporio Armani”. Në sedilje poshtë rrobave evidentohet një gëzhojë arme zjarri me kapsollë të goditur, mbi sedilje evidentohet një gëzhojë tjetër me kapsollë të goditur, formë shisheje, e cila u mor për ekzaminim. Në pjesën e dyshemesë, poshtë drejtuesit të mjetit, u fiksua një gëzhojë tjetër e njëjtë me të parat. Marshi ndodhet në pozicionin e parkimit “P” dhe çelësat e mjetit mungojnë.

Në sediljen e parë, në anë të pasagjerit, u evidentua një gëzhojë e njëjtë me të parat. Në dysheme, poshtë sediljes së pasagjerit u fiksuan një palë tuta me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin “H & M Sport”. Në xhepin e derës së pasagjerit të parë u fiksua një gëzhojë arme zjarri me karakteristikat e mësipërme. Këqyrja vazhdoi në sediljen e pasme të mjetit, ku u fiksua një armë zjarri model 56 me ngjyrë të zezë, me dy krehër me lidhje nastro, ku arma ka fishekë në fole, me kapsollë të goditur. Krehrat janë me fishekë.

Po në sediljen e pasme ndodhet një armë zjarri tip automatik model 56 me fishek në gojë, me kapsollë të goditur, me dy krehra të lidhur në pozicion të kundërt të kapur me izolant, me fishekë në të. Po këtu, në këtë vend, u evidentuan 2 gëzhoja dhe pranë tyre, mbi sedilje, u evidentuan dy doreza tekstile, ku njëra prej tyre, me lëkurë, doreza me tekstil ka mbishkrimin “Made in China”. Pranë tyre u evidentua një dorezë me material tekstil lëkure në pjesën e gishtave.

Mbi sedilje, pranë tyre, u evidentua një kapele material tekstil me mbishkrimin “Stayon”, markë “Bershka”, me ngjyrë të zezë. U evidentua një maskë tip golfi, hapur në pjesën e sipërme e të poshtme, si dhe një palë tuta ngjyrë ushtarake me qëndisje “UNP”. Poshtë tyre u gjet një gëzhojë me karakteristika si ato të mësipërmet. Mbi sedilje, në krahun e majtë, u fiksua një gëzhojë me kapsollë të goditur, me karakteristika si ato të mësipërmet. Në dysheme të sediljes së pasme, ana e majtë, u fiksuan një palë syze me skelet, me xhama me mbishkrim “Ray Ban”.

Në xhepin pas sediljes së mjetit u fiksua një pistoletë me mbishkrimin Model P41S me një zhurmëshues të montuar në tytën e saj dhe një krehër me fishekë. Në xhepin e derës së pasagjerit, ana e majtë, u fiksuan tri beze të mbledhura në formë fashoje, me ngjyrë të bardhë. Me anë të pultit origjinal që iu mor pronarit të mjetit, Erigen T., i cili u paraqit dhe iu mor në cilësinë e provës materiale, u bë hapja e bagazhit, ku në pjesën poshtë tapicerisë, te vendi i gomës rezerve, u fiksua një trekëndësh sinjalizues, një bidon plastik bosh, me mbishkrimin “Alkool Etilik”, si dhe një bidon plastik 10 litërsh, me lëndë me ngjyrë si ato të hidrokarbureve, i mbushur plot.

GJURMET E GISHTAVE DHE PROFILET GJENETIKE (ADN)

Nga përpunimi i brendshëm i mjetit u morën 6 tamponë me mbetje biologjike, përkatësisht nga dera e shoferit, dera e pasagjerit para, pas djathtas dhe majtas, foleja e çelësit të mjetit dhe tapa e shishes me lëndë djegëse 10 litërshe. Në një tampon tjetër u morën mbetje biologjike nga përpunimi i çelësit rregullues të pasqyrës së shoferit e pasagjerit. U bë përpunimi i ambienteve të brendshme e të jashtme të mjetit me pluhur daktiloskopik.

Provat materiale të gjetura në automjetin e përdorur nga autorët iu nënshtruan këqyrjes dhe më tej ekspertimit vlerësues, me qëllim evidentimin e gjurmëve daktiloskopike. Nga akti i ekspertimit rezultoi ndër të tjera se, në syzet me mbishkrimin “Emporio Armani”, janë përftuar dy gjurmë gishtash papilare me vlera identifikuese. Ndërkohë, nga përpunimi i gjurmëve nga vetë sistemi AFIS, rezultoi se gjurmët e mësipërme janë lënë nga gishtat e shtetasit Redjan Asllan Rraja, 35 vjeç, nga Nikla, Krujë, sipas kartelës daktiloskopike të datës 19.11.2017, marrë në Rinas si deportiv.

Nisur nga këto të dhëna, me vendimin përkatës, u bë këqyrja e personit, shtetasit Redjan Rraja, duke i marrë kështu gjurmët e gishtave, si dhe material biologjik për ekzaminime të mëtejshme të ADN-së dhe mbi këtë bazë u vendos kryerja e ekspertimit krahasues të gjurmëve të fiksuara në provat materiale me ato të marra këtij shtetasi, vendim i cili iu njoftua të ndaluarit dhe avokatit të zgjedhur të tij.

Nga akti i ekspertimit daktiloskopik, rezulton ndër të tjera se të dy gjurmët papilare janë formuar nga gishtat e unazës dhe gishti i vogël i dorës së djathtë të shtetasit Redjan Asllan Rraja. Nga mostra e ekzaminuar mbi bazën e ADN-së, përgatitur nga tamponi me material biologjik pështymë, marrë shtetasit Redjan Rraja, u përftua një profil gjenetik i plotë.

Nga krahasimi i profileve gjenetike rezulton se profili gjenetik i shtetasit Redjan Rraja, përftuar nga prova materiale model krahasimi i këtij ekspertimi është i përfshirë plotësisht në profilet gjenetike miks të përftuara nga mostrat e përgatitura nga syzet “Emporio Armani”, nga xhupi me mbishkrimin “Reflected”, nga dorezat tekstile të zeza, nga doreza me mbishkrimin “Size 10”, nga kapuçi i zi, etj.

AKTI I EKSPERTIMIT MJEKOLIGJOR

Nga sulmi me armë zjarri ndodhur më datë 01.11.2019 janë plagosur shtetasit Andi Maloku, i cili ka gjetur më pas vdekjen në spital, si dhe janë plagosur rëndë shtetasit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho. Me aktin e ekspertimit mjekoligjor, datë 08.11.2019, konkludohet se:

Te kufoma e shtetasit Andi Maloku, u konstatuan nga jashtë plagë me armë zjarri në shpinë, sipër, anash, djathtas (anë e pasme e supit); plagë arme zjarri sipërfaqësore në kuadratin e sipërm të djathtë të barkut (poshtë harkut brinjor); plagë sipërfaqësore në anën e jashtme të regjionit gluteal të majtë dhe një dërrmishje në 1/3 e sipërfaqes së përparme të kërcirit të majtë, poshtë artikulacionit të gjurit, plagë arme zjarri depërtuese në kavitetin e gjoksit, me vrimë hyrëse të lokalizuar në anën e djathtë të pasme të shpinës, anas djathtas kolonës kurrizore, depërton indet e buta të jashtme, etj.

Shkaku i vdekjes së shtetasit Andi Maloku ka qenë shoku i rëndë traumatikohemorragjik i ndërlikuar me atë të toksiko-septik nga dëmtimi i mushkërive dhe palcës së kurrizit. Akti i ekspertimit mjekoligjor i shtetasit Aleksandër Laho konkludon se: Te shtetasi Aleksandër Laho konstatohen këto dëmtime, plagë me armë zjarri, thyerje e kockës së nofullës, shembje e indeve të buta të fytyrës, me karakteristika dhe lokalizimet e përshkruara në akt. Këto dëmtime janë shkaktuar me armë zjarri. Këto dëmtime hyjnë në kategorinë që kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit të tyre.

Akt-ekspertimi mjekoligjor i të dëmtuarit Arjan Ndoja konkludon se: Te shtetasi Arjan Ndoja konstatohen këto dëmtime, plagë me armë zjarri, thyerje me copëtim të kockave; shembje të indeve të buta të trupit, me lokalizimet dhe karakteristikat e përshkruara në akt. Këto dëmtime janë shkaktuar me armë zjarri. Këto dëmtime hyjnë në kategorinë që kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit të tyre.