osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Si u zbulua afera shqiptare 60 mln USD në Zimbabve: Gerti Bogdani nuk komenton lidhjet dhe foton kompromentuese

Si u zbulua afera shqiptare 60 mln USD në Zimbabve: Gerti Bogdani nuk komenton lidhjet dhe foton kompromentuese

Ministri i Shëndetësisë në Zimbabve është arrestuar për korrupsion, për shkak të tenderit prej 60 milionë dollarësh për blerjen e materialeve anti-Covid me një kompani që ka ortak biznesmenin shqiptar, Ilir Dedja.

Obadiah Mojo u arrestua nga antikorrupsioni, pasi një investigim i gazetës ZimLive zbuloi se si kompania qeveritare ‘NatPharm’ kishte kontraktuar kompani private që nuk ishin në regjistrin e prokurimeve për të blerë miliona dollarë ilaçe gjatë emergjencës së Covid-19.

Një nga kompanitë që kishte marrë tenderin është ‘Drax International’, e krijuar vetëm 2 javë para se të lidhte kontratën, me ortak shqiptarin Ilir Dedja, që sipas mediave të Zimbabves, është shpallur në kërkim.

Dy javë pas themelimit ajo u pagua 2 milionë dollarë në një llogari bankare në Hungari, çka tërhoqi edhe vëmendjen e Interpolit. Pagesa ishte pjesë e 60 milionë dollarëve që ishin firmosur me këtë kompani, që kishte fituar tenderin pa garë.

Kjo pagesë iu referua Interpolit nga Hungaria, i cili nisi menjëherë hetimet. Në këtë moment rezulton se Ilir Dedja hapi një kompani në Dubai dhe çoi në Zimbave një faturë të re prej 1 milionë dollar për t’u paguar.

Drax International, shkruan ZimLive, është e lidhur me kriminel të njohur atje, Delish Nguwaya, një ortak i një prej djemve binjakë të presidentit të Zimbabves, Emerson Mnangagua, Collins-in dhe shumë i afërt me bashkëshorten e presidentit.

Ai ishte i pari që u arrestua në aferën e quajtur “Covid-gate”.

Mediat në Zimbabve shkruajnë se teksa ai është në pritje të akuzave, autoritetet po bashkëpunojnë me partnerët e huaj për të nxjerrë një urdhër-arresti ndërkombëtar për Ilir Dedjan, i cili rezulton se ka nënshtetësi italiane.

Dyshohet se Dedja ndodhet në Itali ose në Shqipëri, por ai ende nuk ka reaguar për këtë çështje.

I vetmi që ka reaguar është Mërtiri, pasi emri i tij u përmend si person i përfshirë në këtë aferë, për shkak të një fotoje ku ai gjendet me presidentin e Zimbabves dhe ish–deputetin e Partisë Demokratike, Gert Bogdani.

Mërtiri, që rezulton ortak në një tjetër biznes me Ilir Dedjan tha se ai nuk kishte lidhje me aferën.

Ndërsa ish-deputeti Bogdani, se nuk e njihte Ilir Dedjen. I pyetur në lidhje me fotografinë ku ai shfaqet me presidentin e Zimbabves dhe biznesmenin Mirel Mërtiri, nuk pranoi të bënte asnjë koment.