osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Skandal me “Spitalin Hygeia” të Klodian Allajbeut/ Politikanë e njerëz të rëndësishëm paguajnë nën dorë faturat e ndërhyrjeve mjekësore për të mbetur anonim, mjekët marrin përqindjen me zarfa, evazion fiskal, mashtrim me bilancet vjetore

Skandal me “Spitalin Hygeia” të Klodian Allajbeut/ Politikanë e njerëz të rëndësishëm paguajnë nën dorë faturat e ndërhyrjeve mjekësore për të mbetur anonim, mjekët marrin përqindjen me zarfa, evazion fiskal, mashtrim me bilancet vjetore

Sistemi spitalor dhe farmaceutik në Shqipëri është jo vetëm nga më të korruptuarit kur vjen puna për trajtimin e pacientëve por edhe më abuziv kur vjen puna për pagesat e detyrimeve tatimore. Shembulli më i mirë që mund të marrim për skemën më të përsosur të evazionit fiskal në Shqipëri, mashtrimeve me faturat, pasqyrave vjetore financiare me humbje të një biznesi që xhiron miliona euro në vit, është pikërisht Spitali Hygeia, Spitali Amerikan dhe qendrat e tjera spitalore në pronësi të oligarkut Klodian Allajbeu.

Klodian Allajbeu prej vitesh aplikon një nga skemat më mafioze e më të rënda në shëndetësi, duke kthyer në monopol rrjetin e spitaleve në pronësi të tij, duke rekrutuar me qindra mjek në vend të dërgojnë pacientët e tyre në spitalet private, e këta të kryejnë një mori analizash rutinë e më pas të mbushen me receta ilaçesh, që shiten sërish nga ai.

Në dukje absurde, Klodian Allajbeu ia ka arritur të kontraktojë pjesën më të madhe të bluzave të bardha si “Mjek Referues”, të cilët i paguan qindra mijëra euro në vit me zarfa nën dorë, për çdo pacient që sjellin në spital për trajtim, për çdo analizë që bëjnë, për çdo ilaç që marrin, për çdo ndërhyrje mjekësore, e çuditërisht Drejtoria e Tatimeve dhe Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, nuk dinë asgjë nga ky aktivitet i paligjshëm që oligarku e zhvillon prej vitesh.

Pagesa nën dorë dhe evazion fiksal i Spitalit Hygeia, me qëllim fshehjen e detyrimeve tatimore duke i shkaktuar shtetit dëm kolosal financiar, në tavë dhe një deputete e Kuvendit të Shqipërisë

Ekskluzive.al ka siguruar një dokument që ka rrjedhur nga burime konfidenciale, ku pasqyrohet aktiviteti ilegal i “Spitalit Hygeia”, i cili përmes pacientëve të tij, të cilët preferojnë të qëndrojnë anonim për ndërhyrjet mjekësore, pranon para nën dorë për shërbimin mjekësor. Por më skandaloz është fakti, se spitali në fjalë këtë shërbim antiligjor e bënë me një deputete të Kuvendit të Shqipërisë.

Pra nga njëra anë është spitali që bënë evazion fiskal dhe nga ana tjetër deputetja e Kuvendit, e cila duke qenë subjekt i deklarimit, duhet që të gjitha veprimet, sidomos ato në shuma të mëdha parash, duhet t’i bëj sipas ligjit dhe jo nën dorë. E në fund janë mjekët referues, që sygjerojnë pacient të shkojnë në këto qendra spitalore dhe gjithësecili paguhet për pacient sipas shërbimit mjekësor që merr ky i fundit. Tabelën e përqindjeve për mjekët e jashtëm do e publikojmë më poshtë.

Në dokumentin e siguruar është e shkuar tekstualisht nga stafi i spitalit Hygeia, se deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Jorida Tabaku, e sygjeruar nga kolegu i saj, ish deputeti Halim Kosova, ka shkuar për një shërbim mjekësor në “Spitalin Hygeia Tiranë” dhe ka paguar nën dorë një faturë rreth 5 mijë euro në muajin Janar 2016. Për arsye etike, ne nuk do e bëjmë publike arsyen e shërbimit mjekësor, pasi nuk është në interesin publik, por është e rëndësishme të theksohet se të tilla shërbime varjojnë nga 4-6 mijë euro.

Asistenca mjekësore e deputetes në Spitalin Hygeia e nënvizuar nga punonjësi “faturë dore”

Veç zonjës Tabaku, Ekskluzive.al ka të tjera evidenca për të tjera shërbime mjekësore të paguara nën dorë nga një tjetër deputete e Kuvendit të Shqipërisë, një ish Kryeprokurore, një aktor dhe një moderatore shumë e njohur televizive, e shumë të tjerë të njohur e të panjohur për publikun. Për secilin prej tyre është aplikuar e njëjta skemë.

Si funksionon skema e rekrutimit të mjekëve të jashtëm duke i paguar me përqindje dhe para në dorë për çdo pacient që paraqitet në qendrën spitalore të oligarkut Klodian Allajbeu

Të gjithë pacientët që paraqesin ndonjë shqetësim fillimisht paraqiten të vizitohen në një klinikë tek mjeku X. Ky i fundit ose e njohin, ose ua kanë sygjeruar, ose gëzojnë respekt dhe besim tek pacienti. Mjeku X i klinikës private apo shtetërore e porosit me “mirëbesim” pacientin, të paraqitet në “Spitalin Hygeia” ose “Spitalin Amerikan”, për analiza më të specializuara, pasi këto qendra spitalore disponojnë aparaturat më të mira e bashkëkohore dhe ekipi i mjekëve është më i mirë se kudo tjetër.

Pacienti i manipuluar psikologjikisht dhe merakosur për shëndetin e tij, nisur nga sygjerimi i mjekut, niset drejt qendrave spitalore të Klodian Allajbeut dhe në sportel paraqitet me emrin e mjekut referues. Pacienti regjistrohet nga stafi i Spitalit Hygeia në këtë rast dhe mjeku merr përqindjen e tij në varësi të analizave apo ndërhyrjeve mjekësore si: koronarografi, skaner, radioterapi, kirugji, etj. Për të paguar doktorin që merr përqindjen e tij për çdo klient që sjell në këto qendra spitalore, Hygeia e ngarkon pacientin të ardhur me “mik” në një sërë analizash nga më të ndryshme, edhe të panevojshme.

Një “Mjek Referues” paguhet disa qindra euro për pacientin që referon tek spitalet e Klodian Allajbeut, kjo në varësi të ndërhyrjes mjekësore apo shërbimit që pacienti merr. Të gjitha pagesat janë nën dorë dhe asnjë nuk kryhet në formë ligjore. Madje sipas investigimit, “Spitali Hygeia” është një nga qendrat spitalore që zhvillon me qindra koronarografi pa rezultat. Pra pas ekzaminimit, pacientit nuk i vendoset as stentë e as kryhet ndërhyrje tjetër mjekësore, që në gjuhën e profesionit quhet dështim të koronarografisë. Një raport skandaloz dështimesh, Spitali Hygeia ka edhe me shërbimin invitro, i cili në logjikë ndihmon çiftet të cilët shfaqin vështirësi të ngjizin një fëmijë ose shfaqin probleme të fertilitetit. Raporti i rasteve pozitive me negative është thuajse 50/50.

Në foto tabela e paketave mjekësore të Spitalit Hygeia dhe përqindjet e mjekëve të parashikuara nga spitali për disa shërbime

Klodian Allajbeu, ky bamirësi i madh! Edhe pse arkëton miliona euro, spitalet i nxjerr me humbje çdo vit

Klodian Allajbeu, edhe pse fiton miliona euro në vit nga kjo skemë mafioze, sërisht e nxjerr spitalin e tij me humbje, duke u mbifaturuar nga furnitorët, që janë kompanitë satelite të tij. Në teori spitali xhiron miliona euro, por në praktikë pagesat dhe detyrimet e nxjerrin Klodian Allajbeun të falimentuar, a thua se biznesin e tij e mban për “bamirësi”. Oligarku arrin përmes kompanive të tjera satelite të kamufluara nën emra të palëve të tretë por në pronësi të tij, të mbifaturojë shpenzimet e spitalit dhe pasqyra financiare del me humbje çdo vit.

Sipas pasqyrës financiare rezulton se “Spitali Amerikan”, në pronësi 100% të Klodian Allajbeut:

Për vitin 2012 humbje në vlerën 1.8 milionë euro
Për vitin 2013 humbje në vlerën 850 mijë euro
Për vitin 2015 humbje në vlerën 750 mijë eurove
Për vitin 2016 humbjë në velerën 410 mijë euro
Për vitin 2017 humbje në vlerën 2800 euro
Për vitin 2018 humbje në vlerën 1.3 milionë euro
Për vitin 2019 humbje në vlerën 180 mijë euro
Për vitin 2020 humbje në vlerën 200 mijë euro
Për vitin 2021 humbje në vlerën 1300 euro
Për vitin 2022 humbje në vlerën 3200 euro

Për të justifikuar bilancet me gjoja humbje, më 1 mars 2022, Klodian Allajbeu ka zvogëluar kapitalin e Spitalit Amerikan me 90% të vlerës, duke e bërë 2.9 miliardë lekë nga 29 miliardë lekë të vjetra që e kishte. Të njëjtën skemë mashtrimi, Klodian Allajbeu vazhdon e bën dhe me “Spitalin Hygeia Tiranë”, të cilin qysh prej vitit 2018 kur e ka blerë e deri sot, raporton sikur del me 4-5 milionë Euro humbje në vit, duke bërë bilance false, të cilat tatimet ia pranojnë sepse janë palë me të.

Po me humbje raporton dhe këto biznese, ku është 100% në pronar e në disa ortak me 40-50%.

– ENERGY PROJECT/ Impiante energjie elektrike dhe import të saj.

– N&S TELECOM/ Ofrimi i rrjeteve e shërbimeve të komunikimeve elektronike.

– MEDICAL RECYCLING/ Trajtimi, riciklim e përpunim mbetjesh spitalore.

– BLUE SEA MARICULTURE/ Rritje peshku në vaska, rezervuare dhe peshkim në laguna e det.

– Con Energy Albania/ Punime dheu, sistemime, tarracime terrenesh, ndërtime Civile, industriale, turistike deri në 9 kate e ndërtim rrugësh.

– FUTURE CEMENT/ Prodhim e shfrytëzim materiale ndertimi si çimento, inerte lumi, gurore.

– WESTERN BALKANS UNIVERSITY/ Hapje Institucione të Arsimit të Lartë e kërkimi shkencor, si dhe hapje kurse parauniversitare, kurse gjuhe, shkolla profesionale.

Me humbje e nxorri dhe “Equos Resort” me pishina, restorant, hotel, suita druri, salla konferencash e hipizëm në Petrelë, për ta shitur më pas. Me të njëjtën skemë po aplikon dhe për Spitalin Hygeia të cilin nga humbjet po e nxjerr në shitje.

Sipas informacionit, vetëm nga mashtrimi me bilancet false, Klodian Allajbeu i ka grabitur shtetit mbi 6 milionë euro në vit. Në investigimin e radhës do të publikojmë mjekët referues të Klodian Allajbeut që paguhen nën dorë me përqindje për çdo pacient që sjellin në qendrat e tij spitalore./VIJON