osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Skandali me procesin e Birra Tirana: Gjyqtarja e Bregasit bëhet edhe prokurore kundra punëtorëve

Skandali me procesin e Birra Tirana: Gjyqtarja e Bregasit bëhet edhe prokurore kundra punëtorëve

Nëse ka një shembull të asaj që quhet “drejtësi e sëmurë” në Shqipëri, është gjyqi i punonjësve të “Birra Tirana”.

Prej dy vitesh ata kanë hedhur në gjyq kompaninë, pasi kjo e fundit nuk i ka paguar, i ka dëbuar, madje edhe denoncuar në prokurori për vjedhje. Punëtorët, që janë disa nga specialistët më të aftë të teknologjisë së përgatitjes së birrës, që janë edhe aksionerë që prej aktit të shitjes së kompanisë shtetërore, kërkojnë të shpallet shkelje e Kodit të Punës largimi i tyre nga puna prej Luan Bregasit.

Ndërkaq, Luan Bregasi, kreu i ‘Birra Tirana’, ka paditur punonjësit e tij në Prokurori për vjedhje materialesh, duke përdorur si argumente disa video të kompanisë së sigurisë.

Pas një shqyrtimi, prokuroria e mbylli çështjen duke mos gjetur asnjë element abuzimi. Ndërkaq, punëtorët vijuan proceset e veçanta për të drejtat e tyre prej më shumë se dy vitesh.

Njëri prej punëtorëve, një teknolog me eksperiencë të gjatë dhe aksioner që në themelim (natyrisht më shumë honorific), Fatmir Pema, ndërroi jetë një vit më parë nga një sëmundje e rëndë. Ai si i sëmurë terminal, jo vetëm nuk u trajtua si duhet, por u persekutua nga Bregasi dhe aksionerët e tjerë.

Megjithatë, skandali në të gjithë këtë odise është funksionimi i drejtësisë shqiptare. Thuajse të gjithë proceset që kanë hapur punëtorët, vijojnë prej dy vjetësh tërhiq e mos këput, njëherë shtyhen, një herë pezullohen dhe ende sot nuk është arritur në një vendim të thjeshtë: kanë të drejtë punëtorët apo Bregasi.

Kampione në këtë situatë skandali është gjyqtarja Arjana Caco Gunbardhi, që ende nuk e ka kaluar vettingun, e cila ka qenë gjatë gjithë kohës një avokate e Luan Bregasit më shumë sesa një zyrtare që do të jepte drejtësi.

Seanca e fundit gjyqësore ka qenë një portokalli në kuptimin e plotë të fjalës. Edhe pse prokuroria ka mbyllur çështjen e Bregasit ndaj punëtorëve, gjyqtarja ka lënë çekiçin e drejtësisë, dhe ka marrë pozat e prokurorës, duke akuzuar punëtorët. Ky episode i fundit është realisht zinxhiri i një tragjikomedie që ka më shumë se 2 vjet që zvarritet e zvarritet pa mbarim.

Mbahen mend debatet e saj me të ndjerin Fatmir Pema në seanca ku ndërsa teknologu i thoshte se punojnë me kimikate të rrezikshme dhe nuk janë paguar për punën e tyre, gjyqtarja e cila nuk e ka kaluar vettingun, ja kthente me arrogancë se “pse e pranove”.

Punonjësit janë ankuar edhe në Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, por punonjësit e këtij institucioni i thonë të njëjtën përgjigje: “po e shqyrtojmë” edhe pse ka kaluar mbi 1 vit e gjysmë.

E gjithë kjo luftë e Luan Bregasit që ka kapur gjyqtarët bëhet se punonjësit kanë zbuluar skandalin e kompanisë, shifrat e humbjes 570 milionë lekë të denoncuara te tatimet por që nuk rakordojnë me librat e prodhimit.

Të gjitha dokumentet punonjësit i kanë dërguar edhe në SPAK, tek ambasada amerikane por edhe në institucione të tjera, po sërish asgjë.
Nuk bëhet fjalë thjesht për një të drejtë sindikale, pasi situata në Birra Tirana ka tronditur të gjithë ambientin, bëhet fjalë për një grup punonjësish që kanë shumë vite që kanë eksperiencë dhe janë larguar kur nuk kanë qenë dakord me disa metoda që zbulonin një zinxhir abuzimi e korupsioni.

E këtu kemi të bëjmë me njerëz publikë siç janë aksionerët e këtij biznesi si Shefikat Ngjela e Luan Bregasi, ky i fundit edhe me post të lartë në bashkinë Tiranë.
Punonjësit u ankuan edhe tek kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj, duke i kërkuar që të ndikonte që Fatmir Pema të merrte rrogën që i takonte sa ishte gjallë. Por askush nuk i dha përgjigje, e atij ju dha rroga vetëm pasi vdiq.

E kështu tragjedish njerëzore të tmerrshme nuk ndodhin askund vetëm në Shqipëri ku jeta njerëzore nuk ka asnjë vlerë…/Pamfleti