osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

SKANDALI/ Si e trajtuan mediat qëndrimin e një anëtari të asamblesë parlamentare, si qëndrim të KiE (për interes të Ilir Metës dhe opozitës)

SKANDALI/ Si e trajtuan mediat qëndrimin e një anëtari të asamblesë parlamentare, si qëndrim të KiE (për interes të Ilir Metës dhe opozitës)

Nga Flogert Muça – Lexo.al

Pas daljes së Ilir Metës sot në një konference për mediat, ku ka sulmuar kë i ka dalë përpara duke nisur me SHBA-BE, gazetarë, kundështarë e duke përfunduar me filantropistin Xhorxh Soros (sikur ky i fundit po bënte komplot ndaj demokracisë në Shqipëri) mediat pranë tij dhe PD-së, janë përpjekur të sajojnë një fake news (lajm të rremë) për të krijuar idenë se fjalimi i Metës sot, ka mbështetje nga KiE.

Këto media, kanë publikuar nje lajm (të cilin edhe mund ta kenë marrë gati nga paradhoma e Metës) ku pretendojnë se Zv.Presidenti i KiE Manuel Vescovi, ka shpërndare në Facebook deklaratën e Metës.

Po këto media, para 30 qershorit ja kanë shitur opinionit publik po të njëjtin person si zv.President i KiE.(shih fotot në fund)

Le t’i marrim me radhë mashtrimet dhe të sqarojmë faktet:

Së pari, Manuel Vescovi nuk është as Zv.president i KiE, as zv.kryetar i delegacionit Italian në KiE. Ai është thjeshtë një ndër 400 anëtarët e asamblesë parlamentare të KiE nga radhët e Lega Nord, partisë së esktremit të djathtë në Itali. (shiko këtu: http://www.assembly.coe.int/nw/xml/AssemblyList/MP-Alpha-EN.asp?initial=V&offset=15

Vescovi nuk është as zv.President i KiE, as i delegacionit Italian, sepse, delegacionet kanë vetëm kryetarë dhe anëtarë.

Për ta thënë me shkoqur, ai është një Petrit Vasil (edhe Vasili ka qenë anëtar asambleje aty kur ka qenë deputet i Kuvendit) dhe asgjë më shumë, në një sallë asambleje me 400 persona.

Per ta vërtetuar këtë mjafton të hyjmë në faqen zyrtare te KiE, ku emri i Manuel Vescovi nuk figuron asgjekundi si Zv.President, por thjeshtë si anëtar i asamblesë parlamentare të KiE. LINK: http://assembly.coe.int/në/Home-EN.asp

Pra, historia është shumë e thjeshtë. Mediat që ose kanë dashur t’i bëjnë një shërbim Metës, ose janë të paafta, kanë marrë një ndër qindra anëtarët e asamblesë parlamentare e KiE, i kanë vënë tituj si Zv.president apo nënkryetar delegacioni dhe e kanë hedhur në publik si mbështetje të KiE ndaj Ilir Metës, duke dizinformuar hapur publikun.

Shënim: Manuel Vescovi ka takuar Ilir Metën në 24 prill 2019, siç shihet edhe në faqen e presidencës.