osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Skema… klientelizëm dhe thyerje e Kodit Zgjedhor: Si kanë përfunduar paratë e tenderave dhe koncesioneve te partia e Metës në formë donacionesh?!

Skema… klientelizëm dhe thyerje e Kodit Zgjedhor: Si kanë përfunduar paratë e tenderave dhe koncesioneve te partia e Metës në formë donacionesh?!

Nga Adriatik Doci

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, përmes partisë së tyre LSI, sot me emër të ndryshuar në Partia e Lirisë, jo vetëm kanë shpenzuar rreth 1.2 milionë USD të padeklaruara për lobim në SHBA në vitet 2016-2017, por edhe kanë pranuar donacione të dyshimta dhe klienteliste.

Në vitin 2016, kompania e ndërtimit Xhast shpk, me pronar Agim Kraja, i ka dhuruar LSI-së 10 milionë lekë të vjetra. Kompania e Krajës, deri në vitin 2017, kur LSI-ja ishte pjesë e pushtetit, kishte fituar tendera publikë me vlerë qindra mijëra euro. Ndërkaq, nga viti 2015 deri më sot, kompania që ka financuar LSI-në, ka fituar tendera me vlerë mbi 7 milionë euro.

Nuk kemi të bëjmë thjeshtë me klientelizëm politik, por edhe me shkelje ligjore. Neni 89 i Kodit Zgjedhor kufizon partitë politike që të përfitojnë fonde nga kompani apo aksionerë kompanish, të cilët në dy vitet e fundit kanë fituar fonde publike, kontrata apo koncesione me vlerë mbi 10 milionë lekë. Xhast shpk që ka financuar LSI-në e Ilir Metës ka fituar tendera me vlerë miliona euro, para dhe pas financimit.

Financimi abuziv i partisë së Ilir Metës nga kompani që kanë marrë para publike nuk është një rast i izoluar. Vladimir Metani është daja i Ilir Metës. Metani është pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Desaret Company’, e cila gjatë periudhës 2015-2023, ka marrë mbi 20 milionë euro para publike me tendera. Në 22 qershor 2016, Bashkia e Skraparit, e kontrolluar deri në vitin 2019 nga Ilir Meta, ka shpallur fituese kompanitë Desaret Company dhe Alb Leaa International të tenderit me vlerë rreth 2 milionë euro, për rikualifikim të disa hapësirave në Skrapar.

Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar një raport financiar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2016. Bashkë me raportin edhe listën e donatorëve. Mes financuesve të LSI-së figuron edhe emri i Vladimir Metanit, dajës së Ilir Metës. Në vitin 2016, Metani ka kaluar në llogaritë e LSI-së 9.6 milionë lekë të vjetra. Pra nga njëra anë daja i Ilir Metës ka marrë para publike me kompaninë e tij ‘Desaret Company’, nga ana tjetër ka financuar LSI-në, partinë e nipit, në kundërshtim me ligjin.

Në listën e donatorëve të LSI, figuron edhe Drini Kryemadhi, vëllai i Monika Kryemadhit, kunati i Ilir Metës. Nga viti 2013 deri në vitin 2020, Drini Kryemadhi ka përfituar 350 mijë USD në formë pagash nga koncesionari i kolaudimit të mandarinave SGS. Drini Kryemadhi ka marrë një pagë disa herë më të lartë se sa inxhinierët e tjerë, madje në një periudhë kohe, më të lartë edhe se sa vetë CEO i SGS-së. Në shtator të vitit 2013, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të merrnin plotësisht nën kontroll Ministrinë e Transporteve dhe drejtorinë e targave dhe patentave, përmes dy të besuarve të tyre, Edmond Haxhinasto si ministër dhe Ylli Spahiu si drejtor. Ministria e Transporteve ishte përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të koncesionit të konsideruar si skandaloz.

Teksa vëllai i Monika Kryemadhit vijoi të merrte nga SGS një pagë më të lartë se sa kreu i shtetit shqiptar, kompania nuk u trazua nga ministria e kontrolluar nga Meta dhe Monika, edhe pse shkeli detyrimet që buronin nga kontrata, sidomos me investimet. Në vitet 2015 dhe 2016, Drini Kryemadhi ka kaluar rreth 13 mijë USD në llogaritë e LSI-së në formë donacionesh. Pra, nga njëra anë merrte para nga SGS-ja që favorizohej nga Meta, nga ana tjetër financonte partinë e drejtuar nga Meta.

Ndërkaq, SPAK ka regjistruar që në vitin 2022 dy procedime penale për çështjen e vëllait të Monika Kryemadhit si dhe për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Meta, Kryemadhi dhe Petrit Vasili, me para që nuk janë deklaruar në Shqipëri.