osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“S’marrë vesh fare nga kjo punë!” Gazetari godet ashpër “çakejt” e lekëve të RTSH-së: Sot duhet të ishit bashkë me Thoma Gëllçin në qeli

“S’marrë vesh fare nga kjo punë!” Gazetari godet ashpër “çakejt” e lekëve të RTSH-së: Sot duhet të ishit bashkë me Thoma Gëllçin në qeli

Kryetari i komanduar i RTSH, Martin Leka dhe kreu i Këshillit Drejtues, Leka Bungo, kanë marrë pjësë këtë të shtunë në Komisionin e Medias, për të kërkuar rritje pagash dhe 470 milionë lekë shtesë për projekte dhe studio, në Radio Televizionin Shqiptar.

Megjithëse audienca e RTSH është më pak se 3 %, ndërsa stafi nga 900 veta është fryrë në 1300 punonjës, dyshja e RTSH shprehen pakënaqësi me 6 milion USD buxhet vjetor të RTSH për 2022-shin; madje-madje, si kapadai kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Leka Bungo, nuk ka denjuar fare ta vërë trurin në punë, duke iu përgjigjur kërkesës së komisionit për “një konsideratë të përgjithshme nga ana juaj lidhur me buxhetin”, se nuk merr vesh fare nga ajo punë.

“E para e punës, unë nuk marrë vesh fare nga kjo punë. E dyta, nëse do të flas do të bëhem qesharak. E treta, nëse doni mendimin tim për çështje të tjera, po.”- ka thënë Leka Bungo.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari Adriatik Doçi e ka konsideruar përgjigjen e Bungos si mungesë të theksuar respekti për Kuvendin, RTSH-në dhe taksapaguesit, duke shtuar se më shumë sesa drejtues, kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH është përgjigjur “sikur ka shkuar për të luajtur domino tek lagja me shokët pensionistë”.

Me tone të ashpra, Doçi shkruan se: “Kjo dyshe duhet të ishte sot në vend ose bashkë me Thoma Gëllçin në qeli, por ja që shfaqen duke kërkuar buxhet shtesë për të financuar aferat korruptive në horizont dhe paguar 1300 punonjës, 90 % të cilëve janë parazitë, madje nuk e dinë as se për çfarë pune paguhen me taksat tona.”

Postimi i plotë i Adriatik Doçit:

Mungesë e theksuar respekti për Kuvendin, organin publik që drejton dhe taksapaguesit. Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Leka Bungo, paraqitet në një seancë të posaçme për buxhetin dhe jep një përgjigje sikur ka shkuar për të luajtur domino tek lagja me shokët pensionistë.

Në krah ka Martin Lekën, drejtorin e komanduar të RTSH, një pseudogazetar mediokër, më i rëndomti në Shqipëri, pa asnjë artikull në jetën e tij, i cili e ka kthyer RTSH në dyqan familjar. Kjo dyshe duhet të ishte sot në vend ose bashkë me Thoma Gëllçin në qeli, por ja që shfaqen duke kërkuar buxhet shtesë për të financuar aferat korruptive në horizont dhe paguar 1300 punonjës, 90 % të cilëve janë patazitë, madje nuk e dinë as se për çfarë pune paguhen me taksat tona.