osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Sot 698 raste të reja dhe 12 viktima nga COVID-19! Ndërron jetë mjeku dhe pedagogia e Fakultetit të Ekonomisë, infektohet Bashkim Fino

Sot 698 raste të reja dhe 12 viktima nga COVID-19! Ndërron jetë mjeku dhe pedagogia e Fakultetit të Ekonomisë, infektohet Bashkim Fino

Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 viktima dhe 698 raste të reja nga COVID-19. Ditën e sotme ndërroi jetë mjeku endokrinolog Geront Husi ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, në një spital në Turqi dhe pedagogia e Fakultetit të Ekonomisë, Vjollca Karapici.

Një javë më pare kishte ndërruar jetë po nga COVID edhe bashkëshorti i saj të Dr.Fatmir Karapicit. Vjollca Karapici ishte shtruar prej dy javësh në spitalin Infektiv, ndërkohë që nuk ka mundur që ta fitojë betejën me COVID.Gjithashtu është infektuar edhe deputeti socialist Bashkim Fino.

Nga 3463 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 698 qytetarë, Ku Tirana vijon të mbajë numrin më të lartë të të infektuarve me 195 raste aktive në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 195 raste në Tiranë, 54 raste në Shkodër, 45 raste në Fier, 34 raste në Mirditë, 30 raste në Lushnje, 28 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, Vlorë, Berat, 20 raste në Krujë, Kavajë, Peqin,18 raste në Gjirokastër, Pogradec, 15 raste në Durrës, 16 raste në Kukës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Kamëz, Kuçovë, 6 raste në Devoll, Sarandë, 5 raste në Mallakastër, Tepelene, Ura Vajgurore, Dibër, 4 raste në Përmet, Malësi e Madhe, Memaliaj, Kolonjë, 3 raste në Delvinë, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, Shijak, Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja,1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 53-79 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 492 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1018 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 24,653 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79,821 që nga fillimi i epidemisë.