osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Sot ditë e rëndësishme! Jo vetëm Shqipëria U-17 që është afër grupeve të Europianit, Apolonia U-19 kërkon të gjejë Juventusin dhe Interin

Sot ditë e rëndësishme! Jo vetëm Shqipëria U-17 që është afër grupeve të Europianit, Apolonia U-19 kërkon të gjejë Juventusin dhe Interin

Apolonia U-19 ka bërë një arritje të madhe për futbollin shqiptar duke kaluar një tur në Europë, megjithëse shihej si ekipi i dobët në letër me Astanën. Djelmoshat shqiptar barazuan 1-1 në transfertë, ndërsa fituan me shifrat 3-1 në Shqipëri, duke kaluar në raundin tjetër.

Në ditën e nesërme do të zhvillohet edhe faza e fundit, takimi i parë. Apolonia do të përballet kundër Hajdukut të Splitit në orën 14:00, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Kroaci në datën 2 nëntor.

Nëse Apolonia do të kalonte edhe Hajdukun e Splitit, do të hynte në ndeshjet e prestigjit. Tashmë është e ditur se grupet e Uefa Youth League janë të formuara në të njëjtën mënyrë ashtu si edhe grupet e Champions League, me të njëjtat ekipe që përkojnë me të mëdhatë dhe grup moshat.

Sa i përket ekipeve të tjera që shpallen kampione në vendet e tyre dhe nuk e kanë skuadrën e madhe në grupet e Champions League, është menduar një rrugë tjetër kalimi. Për këtë arsye, nëse Apolonia mund edhe Hajdukun e Splitit, atëherë do të bashkohet në fazën e 1/16 me kundërshtarë të kalibrit Ajax, Juventus, Inter dhe Porto, nisur nga renditja aktuale e këtyre ekipeve. Gjithashtu vlen të theksohet se në ditën e sotme, në orën 13:00, Shqipëria U-17 kërkon të shkojë në fazën elitare të Europianit pasi do të ketë ndeshjen e fundit me Uellsin.