osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Spahiu dhe Kara: Fatos Nano i vuri fre babëzisë së Metës dhe i dha shuplakë të merituar Berishës

Spahiu dhe Kara: Fatos Nano i vuri fre babëzisë së Metës dhe i dha shuplakë të merituar Berishës

Dalja e Fatos Nanos në media pas disa vitesh mungesë dhe deklaratat e lëshuara prej tij në adresë të presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, vijojnë të shkaktojnë debat e madje të komentohen nga të gjithë. Një reagimit të fortë për këtë interviste ditën e djeshme ka bërë edhe ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Spahiu theksoi se edhe sikur gjithë të zezat t’i kishte Nano, në raport me Berishën e lartëson dorëheqja e tij. Në këtë kontekst, juristi Spahiu shtoi se ish-kryeministri Nano pas humbjes iku përgjithmonë dhe nuk qëndroi duke gjetur një dordolec si “Luli” në PS, që ta komandonte në hije nga Gjiri i Lalzit.

“Për ta mbyllur javën me një konkluzion politik: Edhe sikur gjithë të zezat ti kishte Nano, në raport me Berishën e lartëson dorëheqja e tij. Pas humbjes iku përgjithmonë dhe nuk qëndroi duke gjetur një dordolec si “Luli” në PS, që ta komandonte në hije nga Gjiri i Lalzit. Dorëheqja si institucion e bën diferencën mes një qytetari që ka profesion politikën dhe një provinciali që e ka biznes familjar. Ai iku 15 vjet më parë, tjetri zvarritet ende”, shkruan ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu.

Nga ana tjetër edhe juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë pas zhurmës mediatike që krijoi intervista e ish-kryeministrit Fatos Nano dhe deklaratat që ai bëri publike pas shkëputjes së tij të gjatë nga politika. Përmes një statusi në rrjetet sociale, juristi Kara teksa zbardh prapaskenat e forta politike dhe darkat e tyre të “mëkatit”, theksoi se Fatos Nano i vuri fre babëzisë së Metës.

“Nano i atribuon me të drejtë Metës shtatë mëkatet e mëdhaja dhe pothuaj të pafalshme, por nuk besoj se Meta u bë një mëkatar i tillë pas vitit 2010, kur ai u zhdëp duke pirë raki dhe ngrënë mish derri, nga darka në mëngjes me Nanon tek lokali Chagall ndodhur atëherë në rrugën Kont Urani, që i përkiste mikut të tyre të përbashkët Kastriot Ismaili.

Ky takim i madh “historik” midis dy armiqve të përjetshëm u dha edhe nga media e kohës dhe komentet ishin që dy kundërshtarët i bashkoi qenia e Ramës në krye të PS dhe pengimi i tij për të ardhur në pushtet. Ishte pikërisht Meta që shkaktoi humbjen e PS me 2005 dhe largimin e përhershëm të Nanos nga politika. Megjithatë Nano ka meritë se i vuri fre babëzisë së tij dhe nuk e pranoi ofertën e Hamza Merxhanit për privatizimin e divizionit të shpërndarjes së KESH-it nga CEZ-i. Këtë nder ai ia la Berishës”, shkruan juristi Romeo Kara.