osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

SPAK hetim për nxjerrje sekreti?! A është prokuroiri Braho kunati i trafikantit të burgosur në Itali spiuni i arrestimit të Dakos? Lidhja me Xhafajn dhe Armand Lilon e kullës pa leje në mes të Tiranës

SPAK hetim për nxjerrje sekreti?! A është prokuroiri Braho kunati i trafikantit të burgosur në Itali spiuni i arrestimit të Dakos? Lidhja me Xhafajn dhe Armand Lilon e kullës pa leje në mes të Tiranës

SPAK ka nisur hetimet kryesisht për dekonspirimin e arrestimit të Vangjush Dakos si dhe për nxjerrjen e të dhënave sekrete nga dosja.

“Objekt i hetimeve do të jenë veprimet e të gjithë personave të përfshirë në kryerjen e veprimeve procedurale për caktimin e masave të sigurimit për procedimin penal nr.197 viti 2020, duke përfshirë funksionarët e drejtësisë, personelin administrativ të organeve procedurale, si dhe çdo person tjetër që ka marrë dijeni për veprimet procedurale për shkak të funksionit të tij, të cilët mundet të kenë zbuluar të dhënat sekrete ndaj personave të tretë“, thuhet në njoftim.

Po kush e ka spiunuar arrestimin e Vangjush Dakos dhe kush i ka shpërndarë aktet sekrete?

Nuk është sekret që një nga kundërshtarët më të përbetuar të Vangjush Dakos dhe që ka akses të madh në drejtësi, është Fatmir Xhafaj, i njohur ndryshe edhe si ‘ujku i bardhë’, subjekt i ligjit anti-mafia, për shak të aktivitetit të të vëllait në trafikun e drogës.

Fatmir Xhafaj është edhe mburoja e kunatit të tij trafikant, Armand Lilo, i cili ka ndërtuar me para të pista edhe pallatin ‘gango’, në qendër të Tiranës, me 7 kate pa leje.

Lilo ia bleu kullën në ndërtim Tan Dulakut, ndërsa ende sot nuk ka një hetim se ku i mori mbi 50 milionë euro për blerjen, pasi ka si mburojë kunatin Xhafaj.

Po çfarë lidhje ka dyshja Xhafaj-Lilo me dekonspirimin e arrestimit të Dakos dhe zbulimin e akteve sekrete?

Prokurori i SPAK-ut, Klodian Braho, ka lidhje të forta me Fafmir Xhafajn, përmes trafikantit Armand Lilo, mbi të cilin nuk vepron kurrë ligji penal.

Madje, Xhafaj perceptohet si një mentor i Klodian Brahos.

Kujtojmë që kur ishte ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tentoi arrestimin e Vangjush Dakos dhe të njy grupi funksioanarësh, bashkë me Damian Gjiknurin, Ardian Çelën etj.

Xhafaj tentoi të arrestonte Dakon më anë të Klodian Brahos, në atë kohë prokuror i Krimeve të Rënda.

Synoheshin disa arrestime VIP dhe rrëzimi i qeverisë, ku në lojë ishin edhe Ilir Meta dhe Arben Ahmetaj. Më vonë, Meta do të ‘kapte’ Klodian Brahon për të shpëtuar Ahmetajn. Braho fshehu provat e korrupsionit të Arben Ahmetajt nga dosja e inceneratorëve.

Skenari i Xhafaj për të arrestuar Dakon përmes Klod Brahos, përfundoi me shkarkimin e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm.

Këtë herë Xhafaj duket se ka xhetur Sotir Kllapin për të arrestuar Dakon për shpërdorim detyre, vepër e cila nuk e justifikon në asnjë rrethanë masën ekstreme të sigurisë ‘arrest me burg’.

Themi se e ‘ka gjetur’ Sotir Kllapin, pasi ky i fundit mban prej një viti në tavolinë dosjen e Ilir Metës për pastirm parash dhe korrupsion.

Në vend që të kërkonte arrestimin e Ilir Metës me provat që kanë ardhur nga SHBA, Kllapi kërkoi arrestimin e Dakos për shpërdorim detyre para 12 vitesh.

Çuditrisht Klodian Braho ka kaluar vetingun duke qenë kunati i një personi të dënuar për trafik droge në Itali, E.V

Sipas parashikimit të pikës 15, të nenit 3, të ligjit nr. 84/2016, shtetasi E.V., konsiderohet person i përfshirë në krimin e organizuar dhe subjekti kishte për pasojë detyrimin ta deklaronte këtë fakt në deklaratën për kontrollin e figurës në pjesën 5 të saj, te rubrika e të dhënave për sigurinë”, argumenton Pine.

Sipas komisioneres, subjekti i rivlerësimit, z. Klodian Braho, përpara se të plotësonte deklaratën për kontrollin e figurës duhet të bënte të gjitha verifikimet e nevojshme me qëllim plotësimin me vërtetësi dhe saktësi sipas detyrimit kushtetues, të deklaratës për kontrollin e figurës, ndër të tjera edhe pjesës 5, të saj.

Pasi u pyet nga Komisioni në rezultate hetimi, subjekti i rivlerësimit, z. Klodian Braho, pranoi faktin se z. E.V., është proceduar penalisht në shtetin italian, dhe deklaroi se nuk ishte në dijeni të dënimit që vëllai i bashkëshortes së tij kishte në shtetin italian.

Aplikimi i parashikimeve të germës “b”, të pikës 5, të nenit 38, të ligjit nr. 84/2016, për rrethana lehtësuese do të ishte i mundur vetëm nëse:

1. shkalla e ndikimit apo afërsia e subjektit me kontaktin do të ishte e largët;
2. do të kishte deklarime të vërteta dhe të plota, në lidhje me këtë kontakt.

Asnjë nga këto rrethana nuk ekziston!