osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Spanja dhe Turqia mbështesin plotësisht integrimin e Shqipërisë

Spanja dhe Turqia mbështesin plotësisht integrimin e Shqipërisë

Spanja mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kërkon që Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të 22 qershorit të marrë vendimin të hapë negociatat dhe të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Marcos Alonso Alonso u shpreh për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se, “Spanja mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Së dyti, theksoi ambasadori spanjoll për ATSH-në, “Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të 22 qershorit merr vendimin të hapë negociatat dhe të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Ky është qëndrimi i Spanjës”.

Ambasadori i Spanjës u shpreh për ATSH se, mbështetja për Shqipërinë nga ana e Spanjës u konfirmua në takimin që kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në BE, Zef Mazi zhvilloi me Sekretarin spanjoll të Shtetit për Çështjet Europiane, Juan González-Barba.

“Kur kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në BE, Zef Mazi vizitoi Spanjën në fillim të qershorit, ai takoi disa zyrtarë dhe mes tyre edhe Sekretarin spanjoll të Shtetit për Çështjet Europiane. Pas takimit Sekretari ynë për Çështjet Europiane dha një deklaratë publike përmes Twitterit, ku tha se Spanja e mbështet plotësisht rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe shpreson dhe uron që në qershor të merret vendimi në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme që të mbahet Konferenca e Parë ndërqeveritare me Shqipërinë”, theksoi për ATSH-në, Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Marcos Alonso Alonso.

Nga ana tjetër Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu kanë adresuar disa kërkesa ndaj Brukselit në samitin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që po mbahet në Antalia. Çavusoglu tha se Turqia në çdo rast të mundshëm do të këmbëngulë në rëndësinë që i ka integrimi i rajonit në institucionet euroatlantike.

“Forcimi i perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian të shteteve anëtare të Europës Juglindore është objektivi ynë i përbashkët. BE-ja mund të bëhet një aktor global vetëm kur të anëtarësohen të gjitha vendet e Europës Juglindore. Ndaj unë bej thirrje që të mos ketë mëdyshje kur bëhet fjalë për hapjen e negociatave në Tiranën e Shkupin, në mënyrë që të mos përsëritet e njëjta situatë që vijon me vonesat që i janë shkaktuar vendit tonë në rrugën e integrimit në BE.

Presidenti Erdogan tha se nuk është e mundur për Bashkim Evropian që të ekzistojë si një qendër graviteti dhe fuqie pa Turqinë si një anëtare me të drejta të plota.

“Përkundër të gjitha padrejtësive me të cilat jemi përballur, ne duam që tani të finalizohet përpjekja jonë për anëtarësim të plotë, të cilën ne e kemi vazhduar me këmbëngulje dhe me durim për gjysmë shekulli. Shpresojmë që Bashkimi Europian të çlirohet nga verbërimi i tij strategjik sa më shpejt të jetë e mundur dhe të çojë përpara procesin e pranimit brenda kornizës së një axhende pozitive”.

Kreu i shtetit turk tha se vendet e Evropës Juglindore, nuk e kanë luksin qe të bëjmë sehir nga tribuna për atë se ç’ndodh me dyndjet e parregullta emigratore. Sipas Erdogan, racizmi, islamofobia dhe ndjenjat anti-emigrante, fenomene në rritje në shkallë globale, janë duke u bërë gjithnjë e më shumë një problem i sigurisë kombëtare.